SHIFRAT: Diferenca e frikshme, Berisha gëzohet se mundi Bashën, por Ramën se mundin dot as nëse bëhen të gjithë bashkë

10 Mars 2022, 11:31Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar zyrtarisht numrin e votave që morën forcat politike në garën elektorale të 6 Marsit, në gjatë bashkitë e vendit.

Nga rezultati i zgjedhjeve Partia Socialiste fitoi 5 bashki, Vorën, Lushnjën, Durrësin, Rrogozhinën dhe Dibrën, ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë fitoi bashkinë e Shkodrës, kurse Partia Demokratike nuk arriti të marrë drejtimin e asnjërës prej bashkive.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste mori 106, 703 vota në 6 bashkitë e vendit.

Ndërkohë që koalicioni “Shtëpia e Lirisë” mori në 6 Mars, 60 223  vota.

Ndërkohë që Partia Demokratike në këto zgjedhje arriti të marrë në total vetëm 22 662 vota.

Në zgjedhje mori pjesë dhe partia Lëvizja e Re, e cila fitoi në total vetëm 99 vota.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në gjithë vendin kanë rezultuar 4855 vota të pavlefshme.

Shifrat tregojnë se edhe nëse bëhen bashkë të gjithë opozitarët, prapa janë shumë larg Partisë Socialiste.

Kjo e fundit ka marrë gati 25 mijë vota më shumë se Berisha, Basha, LSI e gjithë partitë e tjera opozitare.

Ndaj, mirë është që mos të gëzohen shumë këta të “Shtëpisë së Lirisë”, se diferenca me Ramën është e frikshme.

1 komente në “SHIFRAT: Diferenca e frikshme, Berisha gëzohet se mundi Bashën, por Ramën se mundin dot as nëse bëhen të gjithë bashkë”

  1. Mali says:

    Nuk eshte gjykim realist. Shtepia e Lirise (Sh L) mori 60223 vota por jo se i ka marre Sali berisha. te pakten gjysma e tyre jane te LSI, PR dhe aleateve te tjere! Ne zgjedhjet vendore 2015 LSI ka patur: Ne Vore 3833 vota, ne Shkoder 11790 vota, ne Durres 23442 vota, ne Diber 2879 vota, ne Lushnje 9336 vota dhe ne rrogozhine 2745 vota; pra ka qene subjekt politik shume prezent. P republik ne vendoret e vitit 2015 ka marre ne Durres 4115 vota, ne Shkoder 2273 vota, ne Lushnje 2520 vota, ne Diber 1082 vota, ne Vore 1602 vota dhe ne Rrogozhine 518 vota! Sa do qe te jene rrrduhur LSI dhe PR mbas vitit 2015 ato perseri kane kontribuar jo pak ne rezultatin e SH L ne keto 6 bashki edhe per zgjedhet e 6 marsit 2022. Nese korrektojme koeficientet per pjesmarrje me te vogel te votuesve dhe per tkurrje te LSI dhe PR ne keto vite prape mund te themi se kane ruajtur nje prezence dy here me te vogel qe do te thote se jane afersisht mbi 32000 mije vota E pra Saliut i mbeten rreth 30000 vota kundrejt 22660 te PD!.. Mos flisni pa bere analizen statistikore. Shkodra ishte rezultat edhe i Voltanes qe kishte profilin evet si opozitare. Mali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje