Agron Gjekmarkaj: Berisha s’ka fituar, është humbës ndaj duhet të largohet!

10 Mars 2022, 17:24Politika TEMA

Nga Agron Gjekmarkaj

Sot PD gjindet ende në agoni të plotë ! Lulzim Basha është nën një presion të gjithëanshem. Moda kerkon që ai të fajesohet për çdo gjë, të anatemohet, të shahet, të fyhet por ky është jakobinizem ! Natyrisht humbjet, lodhin, humbjet frustojnë, humbjet prodhojnë urrejtje.

Por jemi njerez dhe duhet të mbetemi të tillë, jemi qënie humane e nuk duhet të behemi bisha! PD po paguan para historisë faturen e saj 30 vjeçare! Ajo ka prekur fundin. Sigurisht Lulzim Basha ka pergjeqesi të medha, ne të tjeret pas tij po aq.

Une e ndjeva atë pergjeqësi dhe u largova. Basha është sulmuar në besueshmeri në menyrë asgjesuese, gati të pakthim. Basha nuk ka ditur të sulmojë e as të mbrohet. Bashes i janë ngritur kurthe dhe ai ka rënë në to.

Politika qënka me kurthe po të ferkojnë duart s’ta qan kush hallin. Basha ka zgjedhur gjuhen dhe qendrimet e gabuara per të komunikuar me demokratet dhe shoqerinë! Basha nuk është djalli dhe ne engjejt. Basha nuk është humbesi i vetem. Por meqenese ai është lideri ai duhet të marre pergjeqesi dhe të prese nyjen gordiane !

Ai duhet të dorhiqet pa kthim dhe të marrë empatinë e opinionit publik dhe të demokratve. Sali Berisha pas 30 vitesh që ka dominuar PD dhe skenen publike thotë kam fituar! Asgjë ska fituar. Një mjerim i madh rezultati i tij dhe i yni bashkë !

Sali Berisha duhet të tregojë se PD nuk e sheh si pronë pershtypje kjo e krijuar në 30 vjet! Duhet tu tregojë demokratve që nuk e do atë per femijet e tij dhe tarafin nga pas po per Shqiperinë dhe demokratet.

Ai duhet të premtoje terheqjen nga aventura që premton ! Një burrë në moshë të thyer e cili e ka konsumuar historinë e tij me një “non gratta” nga aleati kryesor i kombit shqiptar SHBA nuk mund të jetë e ardhmja e PD dhe as e vendit. Nëse do të kenaqe krenarine e tij mazokiste mund të thuhet që pjeserisht e ka realizuar atë. PD duhet të bashkohet.

Një komision nga dy anet duhet të ndertojë një platforme bashkimi e rithemelimi të vertete e jo pupulist stadiumesh. Ky komision mund të behet drejtimi i perkohshem i PD per ta çuar atë drejt gares ! Gara e vertete e nxjerr liderin dhe e bashkon partinë! Personalisht çdo vendim që marr se bej per ti hyrë në qejf njeriu apo për të merzitur njeri e bej per vete dhe njerzit aq sa janë që mund te perfaqesoj.

Aty që na thonë “ejani po edhe po nuk erdhet bejme edhe pa ju” ju them qe detyrimin e kam vetem per demokratet kudo që ndodhen e në veçanti per qytetaret e qarkut Lezhes që më kanë votuar.

Nuk do me shihni kurrë duke i lepirë kepucet njeriu! Nuk do me shihni duke u zvarritur apo duke u servilosur ! Nuk do më shihni duke i bërë m… marshallah. Per mua politika vlen per aq ditë sa perfaqesoj diçka! Ajo e humbet kuptimin kur kjo lidhje bie. PD sot ka nevojë per arsye, për humanizem , ide dhe vendime të veshtira por të fisme! Kjo pritet nga Basha dhe Berisha.

15 komente në “Agron Gjekmarkaj: Berisha s’ka fituar, është humbës ndaj duhet të largohet!”

  1. Demokrat i vertet says:

    Saliu eshte kali trojes per te shkateruar cdo qelize ne ka mbetur te se djathtes ne menyre sistematike per njerez qe dijne te lexojne politiken e kuptojne shume mire se kush eshte celesi magjik i te mbajturit te pushtetit apo sundimit te politikes nga ana Saliut.
    Saliu ka operuar me metodat apo ne ate fushe qe i la trashegimi Ramiz Alia me sekretet e pushtetit se si te dominonte skenen politike edhe duke njohur mentalitetin shqiptar qe me thene te drejten le shume per te deshiruar edhe kjo eshte fatkeqesi sepse ne nuk kemi patur njerez te medhenj lidera qe te ngrejne kete popull pertej veseve qe kemi si shoqeri te krijuara apo ne gjeneze nuk di tathem por kemi patur edhe drejtuar nga njerez si Saliu qe kane shfrytezuar veset e ketij populli te varfer edhe me prbleme sociale kete ka bere Saliu edhe kjo eshte fatkeqesi por edhe paturpesi nga Saliu i cili eshte mjeshter i manipulimit apo genjeshtar patologjik.
    Njere te dobet ka kudo ne shqiperi te cilet mund ti frosh edhe perdoresh per qellime pushteti te njejten gje beri edhe Enver Hoxha edhe ja ku jemi sot te fundit ne Europe por edhe me 1000 probleme nje popull i vogel me nje pozicion gjeografik qe na e ka falur zoti largohen shqiptarert neper bote sepse nuk perballojne dot jetesen qe e ka mbytur korupsioni i vazhdushem shteteror.

    1. Skypion says:

      Eshte qesharake tek degjon Bashistet tek kritikojne Bashen. Po bejne nje paraqitje sa te mjere aq edhe qesharake.
      Pas turperimit qe u bene demokratet me 6 mars, te mundohen te japin alternativa madje, te kene paturpesine qe te shkojne gjer aty, sa te vene edhe kushte!
      Ore zoterinj, ju jeni aq apolitike, aq aguridhe ne politike, aq koketrashe politike, sa nuk mund te kuptoni mesazhin qe ua dhane votuesit e PD-se me 6 mars. Mesazhi i qarte ishte : duke ndjekur kete rruge pa rruge ku keni hyre te gjithe me vetedijen e plote, qe kur Basha perjashtoi Berishen me 9 shtator, juve jeni te braktisur nga elektorati demokrat; te gjithe ju, me Bashen ne krye, jeni shpallur NONGRATA nga demokratet. Nuk mund te vini kushte, sepse nuk jeni ne pozite ta beni nje gje te tille. Nese doni bashkohuni me grupin e Sali Berishes, nese s’doni atehere beni c’te doni, madje mund t’i bashkoheni edhe grupit te Taulant Balles, dhe kjo nuk i prish pune demokrateve dhe as opozites. I vetmi dem, mund te jete bashkimi i votes me socialsitet per ligjet qe atyre u interesojne, por kjo nuk ka vlere sepse ju i keni bashkuar tashme ne disa raste, ku ai me i turpshmi dhe me i pafalshmi per demokratet ishte vota per vetingun.
      Keshtu, fjalimet e shpelara, me stilema te dalaboje nga “Hosteni” i kohes se diktatures dhe me batuta toskerishte qe ne shkrimet e mirditorit Gjekmarkajt stonojne aq shume dhe duken aq qesharake sa fustanella mbi tirqit e nje malesori, jane krejt te pavlera. I vetmi perfitim qe mund te kete zoteria prej tyre , eshte “jehona” ne mediat e socialisteve.
      Agron, as ti dhe askush tjeter ne grupin e “kimikeve” te 8 janarit, nuk mund te vini kushte, per asgje. Nese doni, bashkojuni zemergjeresise se doktorit, ne mos, beni cte doni, se nuk i plas kujt se c’mund te beni.

    2. vlonjati says:

      Ti Demokrati i vertete fole shume dhe deri diku mire, Thua qe popullin tone e ka çuar deri ne kete pike korrupsioni i vazhdueshem shteteror por ama nuk permend asnje emer tjeter perveç Berishes. Ti ose je Ramist ose frikacak qe s’ta mban te flasesh kunder drejtuesve te tjere te majte sepse pushtetin ne Shqiper e ka dominuar e majta.

  2. Tit Vasili says:

    Ky është një rrote Ka…it komplet , hëngri mute 45 vjet ne çdo studio televizive dhe përfundoi si një Mut i lagur

    1. Tit Vasili says:

      me falni 5 vite jo 45

  3. Një qytetar says:

    Fitoi Berisha kundër Bashës? Po në garën e sajuar më 6 Mars në bashkëpunim me Ilir Metën, Berisha thirri për ndihmë çdo parti që ka shpikur gjatë 30 vjetëve, atëhere si mund të thuash se fitoi? Fitoi me miell hua. Gjithë mbeturinat politike të Metës, Mediut, Idrizit, Dukës, Shehut, Starovës, e një dreq e merr vesh sa parti ka shpikur Berisha kur ja ka dashur puna, u bënë bashkë në Shtëpinë e teta Lilit. Atëhere si fitoi ky? Çfarë llogarie është kjo? Ti krijon koalicion me dreqin dhe të birin vetëm se të duhet të legjitimosh dëshirën e përjetshme për sundim në PD? Thyej zverkun mor qënie e neveritshme, lëre PD të marrë frymë lirisht. Basha do të bënte gabim skandaloz po të jepte dorëheqje. Kurrë të mos largohet pa u qëruar më parë haleja nga PD. Kërkojnë interesaxhinjtë e fëlliqur të largohet Basha, kur nuk thonë gjysëm fjale për këtë hajdut dhe minutes të demokracisë. Dhe për t’a mbyllur, si është e mundur që duan përsëri në krye këtë humbës kronik, që vetëm me marifete dhe poshtërsi ka arritur majat e pushtetit, kur në këto zgjedhje kurth përsëri humbi në mënyrën më të turpshme në raport me socialistët? Pastaj, tek e fundit, ky doli fitues mbi Bashën duke u bërë bashkë me një taborrë ndyrësirash politike vetëm në 6 bashki, nga e di ky se mund të jetë fitues në gjithë Shqipërinë me 60 bashki? Qërohu zgjebe, se ke 30 vjet që na zure frymën. Kujtuam dhe shpresuam se do t’na në driçonte edhe ne dielli i lirisë, por na u poftise ti hale!

  4. Mal Cori says:

    Berisha pa votat e LSI, nuk kishte mujt me e fitu Shkodrën…

    1. Prec Doda says:

      Ashtu mendoj edhe une.
      LSI ka mbeshtetje ne Shkoder dhe lezhe.

  5. The truth says:

    Ky fituesi. U be me partine e Bashes egzaktesisht si ata qe aderonin ne PPSH kur e hapi dyert se kishte marre te tatepjten. Analist i madh ky, jep edhe porosi si te rregullohet PD. Edhe kalamajte e dinin ku do te perfundonte Basha, ky mendjeshumti mendonte ndryshe.
    E akuzojne kot se i sherbente Bashes, ne fakt i ka sherbyer dhe i sherben vetem Rames. Oh, do na mbushin mendjen perbetimet e tij se flet me mendjen e tij. Ky ska mendje fare. Pyesni ata qe e kane njofur dhe e njofin nga afer kete te pabese cdo t ju thone. Me mire te zeri lija se te kesh te besh me kete.

  6. Pilo Lala says:

    Per hir te vertetes, kete rradhe ka te drejte.
    Berisha dhe Basha duhet te largohen pa kthim.
    Bashen duhet ta detyrojne Kryesia e PD te jap dorheqjen , pa te drejte rikandidimi.
    Ndersa Berishen vetem SPAK e ndal nga aventurat
    Dosja e fushes aviacionit jane te mjaftueshme te fusin ne burg gjysmen e familjes Berisha, dhe dosja e Gerdecit, te fusi ne burg gjysmen tjeter.

  7. Dajti says:

    Kur lexova tre paragrafet e fundit mu kujtua nje shprehje:” Doni me per Belulin “??

  8. Ari says:

    Qendro Basha, mos u terhiq, te gjithe e kuptojme qe keto zgjedhje te sajuara ishin nje kurth i Likes e Sales per te eleminu PD e vertete dhe me te zhduk ty nga skena politike. Eleminimi Sales dhe pas tij i Likes eshte sherbimi me i mire qe po i ben Shqiperise e democracies.
    Ari

  9. Balo says:

    O Skypion !
    Nëse elektorati i djathtë është ende me Sali Berishën,atëhere jetë e mot do na drejtojë Rama!
    Basha një fraksion i mjerë i Berishës nuk ishte zgjidhja ,por ai ishte një mjet për të bërë largimin e Berishës,duke e ditur se do t’i ktheheshin kundra të gjithë ,miq dhe armiq…
    Problemi që ngre Gjekmarkaj është tjetër:
    Të ikin të dy, po pastaj!?
    Rrugaçët,spiunët,servilët,kontrabandistët,përdhunuesit,grabitësit e tokave,bagëtitë që ka sjellë në PD Berisha,ku do shkojnë!??
    Duhet një tjetër si Berisha që të mobilizojë elektoratin e djathtë????
    Që të votojë për ata më sipër????
    Ka vdekur opozitarizmi në Shqipëri,për sa kohë ekziston PD…sepse mua më mbetet të zgjedh jo mes Qeverisë të korruptuar dhe Opozitës shpresësjellse….jo!
    Unë duhet të zgjedh mes rrugaçit socialist dhe rrugaçit demokrat!!!
    Kaq e thjeshtë është puna,prandaj nuk shkon njeri në votime…e kupton!?
    Loja me parti opozitare,rripa transmisioni të Partisë që krijoi Ramiz Alia dikur, ka marrë fund!

  10. Ibrahim Permeti says:

    Like floririn e bene president, LSi u tret si krypa ne uje. Sal komunisti u dorzu tek Like floriri per te shkatru jo vetmem beniamin e tij por tash dhe pronen etij PD.Populli theret, bertet, uluret, mbetet viktime!!!. Djajte bejne sikur luftojne por ne fakt ferkojne duart, se kane 30 vjet qe ja kane hedhur. Deri kur?

  11. Denis says:

    ne zgjedhjet e 6 marsit fitoi vetem ai qe e meriton ,Edi Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje