Në vitin 2007, Banka e Shqipërisë nderoi figurën e Mbretit Gent, i cili është mbreti i fundit i Ilirisë dhe sovran i fisit të Ardianëve me kryeqendër Shkodrën, duke e vendosur për herë të parë portretin e tij në kartëmonedhën e 2 mijë lekëshit.
Vendim, i cili u konsiderua i drejtë, sepse përveç rëndësisë historike që mbart figura e tij, ai ishte dhe reformator në fushën e prerjeve monetare, kryesisht të monedhave prej argjendi.
Por, këtu lind dhe kontradikta: viti i fundit si Mbreti i Ilirisë, në 2 mijë lekëshin e emetuar në vitin 2007 është 167 p.e.s, kurse në 2 mijë lekëshin e emetuar në vitin 2022, viti i fundit i Mbretit Gent në pushtet është 168 p.e.s.
Interesimit të redaksisë së Albanian Post, Banka Shqiptare iu përgjigj me anë të një email-i, duke sqaruar gjithë situatën e krijuar.
“Nga emetimi i parë i 2 mijë lekëshit, në vitin 2007 periudha e mbretërimit të Mbretit Gent ka qenë një çështje e diskutueshme”, sqaron Banka e Shqipërisë.
“Vendosja e kësaj periudhe në kartëmonedhën e prerjes 2000 lekë ka hapur debate në median e shkruar dhe atë on line nga historianë dhe studiues të veçantë”, ravijëzon Banka.
Megjithatë, nëse shfletojmë librin e Historisë së klasës 11, të përpiluar nga autorët Menduh Derguti, Ledia Dushku, Ferit Duka dhe Sonila Boçi, shkruhet se “Mbreti Gent në vitin 168 p.e.s kërkoi armëpushim, ndërsa një vit më pas, 167 p.e.s, u mor rob nga romakët dhe u dërgua në Italinë e sotme”.
Bazuar në këtë libër të Historisë, fundi i mbretit Gent, si mbret i Ilirisë është viti 167 p.e.s, ashtu siç shkruhet në prerjen e 2 mijë lekëshit të emetuar në vitin 2007.
Duke marrë shkas nga debatet e kaluara, Banka Shqiptare, shkruan në email, për emetimin e 2 mijë lekëshit në vitin 2022, kërkoi nga Institucionet akademike opinionin për periudhën e saktë të mbretërimit të Mbretit Gent.
“Në përgjigje të kërkesës sonë, Akademia e Studimeve Albanologjike na informon zyrtarisht se periudha e mbretërimit të Mbretit Gent është periudha 181-168 p. e. s, periudhë e cila është vendosur në prerjen 2000 lekë të Serisë se Re të kartëmonedhave”.
Të paktën, institucionet përgjegjëse e dhanë një përgjigje. Çka duhet vlerësuar, pasi figurat e larta kombëtare duhen studiuar, vlerësuar dhe respektuar, në mënyrë që trashëgimia e tyre të mos i dorëzohet kohës.
Tek prerja e re, kane korrigjuar gabim e vjeter me nje gabim te ri. Tek prerja e vjeter, teatri i butrintit ishte emertuar ne menyre te gabuar si amfiteater, ndersa tek prerja e re e kane lene teatrin pa emer fare.
E pritshme kjo nga BSh, e cila shpeshhere ne media eshte denoncuar si vendstrehimi i kalamajve injorant te politikaneve.
Arb, fiks fare.
Respekte.
Ke të drrejtë Arb po ça me bo. Shqipnia ësht drrejt zhdukjes me kto idiotë që ka në krye. Vetëm me pa kush punon në BSH ene do kuptojm nivelin maksimal të korrupsionit dhe të punësimit me mik. Kto mir që skan venos nai ftyrë pushtuesi në kartmonedha se ça nuk pret prej trradhtarve
Me mire nuk mund te pershkruhet Arb!
Jemi popull i cuditshem ne shqipot. Per cdo gje do e gjejme nje klecke. Jo Hoxhe Ali, po Ali Hoxhe.
E rendesishme eshte qe figura e mbretit te fundit ilir eshte perjetesuar ne nje monedhe te vendit tone. Sa i perket datave historike te periudhes se antikitetit, ato jane gjithmone te peraferta.
Ti qenke kokra e injorantit ose punon aty.
Ropt-kokrra injorantit je ti dhe ca te tjere ketu qe kerkojne qiqra ne hell.
Shko e lexo me mire ndonje liber historie qe te krijosh njohuri te mjaftueshme per te bere komente dinjitoze.
O milet mos u kapni pas qimes, kur pylli i mashtrimit eshte perpara syve.
E gjithe historia Shqiptare eshte nje mashtrim, pa cka qe te gjitha faktet jane perpara syve.
.
Monedha e pare e ketij vendi (Shqipo, Arb, Ilir …) ishte DHRAHMIA (mund ta shikoni ne Muzeun Kombetar, ne sektorin e Lashtesis), sistemi i par monetar jo vetem i vendot tone por qe shtrihej (sipas zbulimeve Arkeologjike) per shekuj me radhe qe nga thellesia e Azis dhe deri ne Gjibraltar.
.
Cdo komb kishte prerjet me figurat e veta kombetare por me te gjitha “mbishkrimet” dhe Logon “Dhrahmi” ne Greqisht.
.
Emri i pare i mbretit te ketyre trojeve eshte gjetur i shkruar ne Greqisht, me shkrimin “Bασηλέυς Γενθιανός” , (Γενθιανός = Gen-tian), u emertua nga Latinet Gentian 100 vjet pas epokes se tija.
.
Ky mbishkrim gjendet ne nje pllak te madhe guri ne muzeun e Apollonis ne koridorin jashte, ne katin e pare (jo përdhe) dhe ne shume pllaka guri dhe amfora te tjera.
.
Me keto te verteta qe fshehin dhe nuk i publikojn, mungojn nga librat shkollor, e kane katandisur kete vend qe … “te flasesh per te VERTETA eshte Rezik Kombetar”.
.
Fjala e vjeter dhe me e mencur qe mbizotron ne te gjitha institucionet ne Greqi eshte …. “Gjithcka e vertet eshte Kombetare dhe Patriotike”, eshte koha qe kjo thenie te gjej aplikim dhe ne Elitat Shqiptare.
Shko mor kar. Historia e shqiptareve eshte vertetuar me miljona here. Do beje mire qe te gjeje ndonje prove per lidhjet e neo-grekeve me greket e mocem, pasi te gjitha provat qe ekzistojne ne bote tregojne te kunderten e asaj qe pretendoni.
Prova me bindese, 1 Ethni Hellas, 1 Alfabet, 1 gjuhe Helenike, 1 Kultur Helene + e pasuruar per 2 mij vjet me Krishterizin, te njejtat toponime, te njejtat emra banoresh, te njejtit Heronj, filozof ..
.
Leonidha, Miltiadhi, Themistokli, Akileas, Periklis, Aleksandhros, Pirros (Πυρρος = i flakti), Odhiseas, …
Archimidhi, Aristoteli, Euklidis, Isokrati, Pitagora, Hipokrati …
.
Lexonio o Zudhjat e njerezimit, o Majmunat shpellar te Kaukazit, lexoni ne internet “betimi i Hipokratit” (babai i mjekesis 780 bc).
Ate betim qe lexojn te gjithe studentet e mjekesis perpara se te diplomohen, ne te gjith Boten.
.
Lexojeni ne internet i njejti Alfabet, gjuhe, sindaks, mund te lexohet nga cdokush qe di pak Greqisht.
.
Lexoni o majmuna ne internet “monedhat Ilire” ose “Ilyrian coin” …. vetem Greqisht, por vetem Greqisht.
.
Krahasoni periudhen Helinistike te Ilirys (me sistem monetar, amfiteatre, kanalizime, skulptura amforea, cisterna (κύστη Gr), Agores, Gymnasitia, olympiada …)
Krahasojeni me periuden Ottomane (Jenicer, Xhami, hamame, hareme, …)
Ore trap, askush nuk e ka mohuar historine e grekeve te lashte, por ajo qe ne te gjithe kontestojme, eshte se cfare keni juve neo-greket e sotem te perbashket me historine e grekeve te lashte?
Dokumentet arkivore te shume vendeve, dhe ne vecanti te Turqise dhe Greqise tregojne se shumica e neo-grekeve te sotem jane te ardhur nga Azia si pjese e marrveshjes midis Greqise dhe Turqise per shkembimin e popullsise menjehere mbas perfundimit te Lufterave Ballkanike. Pjesa tjeter jane shqiptare, vllehe, sllave e turq.
Ti akuzon shqiptaret si kaukaziane, nderokohe qe po ne baze te dokumenteve arkivore, keta shqiptare jane emigrante ne Kaukaz te ikur prej represionit osman.
E keqja juaj eshte se u besoni me shume fjaleve te priftit te fshatit dhe propogandes neo-greke qe mbeshtetet ne lloqe, ndersa ne i mbeshtesim theniet tona ne dokumentet, qofte edhe ato te Greqise.
Ca karragjoz njeri ti re burr te quash Odissene Piron , Sokratin etj greke esht vertet injorance . Si i ditur qe je me thuaj ne eliadhen e Homerrit esht shkruar ndryshe per kta emra hahaha sot Oddiseja esht figura me e madhe greke po ne te gjith e dim si esht shkruar historia per ta ose si jan ata sot neper muzet e botes me plis/ qeleshe neper koke , futu ne google bej search dhe eduko veten . Tani kur flet ti per gjuhen helene qe ka reth 2000 vjet qe esht zhdukur ( sa per dijeni gjuha Shqipe vazhdon te lulezoj dhe kjo te tregon ty cfar ka qen shumice popullsis ne ato troje ) apo flet ti per fen greke qe e keni peshqesh nga rrusi !!! Me thauj nje shtet me fene orthodokse qe nuk esht formuar nga rusia ma gjej nje o i mencur . Un te thash me lart je thjesht nje alabak dhe ti e di mire kte .
Babuc-Jo vetem kaq sa ke thene, por eshte vertetuar me dokumente se gjuha shqipe, eshte vazhdim i gjuhes ilirishte. Kete e vertetoi i pari, albanologu i shquar kroat, Milan Shuflaj dhe per kete aresye ai u vra nga shteti serb.
Mjafton te shikosh fjale te etruskeve (ilire te emigruar ne Toskanen e sotme ne Itali) ne muret e rrenojave te tyre dhe menjehere do shikosh se shume prej atyre fjaleve, ne i perdorim edhe ne shqipen e sotme.
Problemi qendron ne faktin se shteti neo-grek ka bere nje propogande shume te madhe ne 50 vitet e mbylljes komuniste te Shqiperise, duke i mbushur mendjen botes per historine e Greqise se lashte, kur pjese me e madhe e kesaj historie eshte histori e ilireve. Me e madhja genjeshter qe ka zene vend kudo ne bote eshte “Lufta e Trojes”. Kur edhe ne vete poemen e Iliades apo Odiseut, ku mbeshtetet neo-greqizmi per te deklaruar historine e kesaj lufte si greke, nuk permenden greket, por akejte. Sipas tyre, akejte ishin greke? Nga ana tjeter, po ne vete iliaden, del e qarte genjeshtra e neo-grekeve te sotem, pasi aty thuhet se si nje fis i vogel i grekeve ju bashkua akejve ne luften kunder trojaneve. Perse u dashka qe te thuhet se greket ju bashkuan “akejve” (grekeve-nese vertet akejte do ishin greke). A ka kuptim qe te thuhet se shqptaret ju bashkuan shqiptareve, greket ju bashkuan grekeve apo serbet ju bashkuan serbeve? I vetmi spjegim i ketij pasazhi te poemes eshte per te treguar se si nje grup etnik (greket) ju bashkuan nje grupi tjeter etnik (akejve), qe si perfundim tregon se akejte nuk ishin greke. Se nga e kane nxjerre kete perfundim “dijetaret” e historise greke, ate e dine vec ata. Fakt eshte se llogjika e thjeshte eshte kunder perfundimeve te tyre absurde.
Nje fakt tjeter i pamohueshem eshte vete emri i gjirit te Dardaneleve, ku ndodhen edhe rrenojat e Trojes se vjeter.
Te tera keto territore kane qene nen zoterimin dhe kontrollin e Dardaneve, fisit te madh ilir, qe fillonte ne veri te Kosoves se sotme, e deri ne jug te Shkupit te sotem, nga i cili e ka marre edhe emrin gjiri i Dardaneleve. Kjo tregon se Trojanet kane qene Dardane dhe lufta e Trojes nuk eshte bere aspak per breket e Helenes, por pasi Troja, per vete pozicionin strategjik qe ka patur per te kontrolluar rruget e lindjes, ka qene nje molle sherri midis fiseve ilire per te kontrolluar ate qytet. Sa per dijeni, erezat (spicy) kane ardhur historikisht dhe vazhdojne te vijne nga lindja dhe anijet e transportit, qe kane qene teper te vogla ne antikitet lundronin gjithmone prane brigjeve, qe e bente kalimin e tyre prane Trojes te domosdoshem.
Bravo vezhgues .
Propaganda greke fillon shum me heret se me mbydhjen nga komunizmi ne fakt komunizmi ose ( enver hoxha ) ka nje kondribut te jashtzakonshem sa i perket kultures shqiptare .psh , e keqa me e madhe qe ju erdhi shqiptarve mbas asaj te pushtimit otoman ishte pikerisht me formimin e shtetit te ri grek , perendimi u bashkuan bashk per interesat e tyre dhe copetuan Epirin qe ishte 100% shqiptar . Pastaj traktati i londres dhe i parisit ju dha te drejt atyre te benin genocide ndaj shqiptarve ( ne te ashtu quajturen toke greke ) dhe si per pasoj moren Janinen e zonat e Prevezes e me radhe !! por e keqa me e madhe ndodhi edhe kur se si shteti i ri grek e shteti i ri turk vendosen ti shkembenin njerzit ne epir sikur te ishin baktij dhe ti me thauj mua ishte kjo levizje zotsi e politikes greke e atehereshme apo ishte pun e mbaruar e perendimit me shtetin e ri turk !! Kalojm prap tek enver hoxha ( e perseris pervec ndertimit te historis se shqiperis ai smeriton as nje merit tjeter por ai u tregua shum i zgjaur kur e pa qe kultura shum e pasur epiriote i kaloj greqis dhe ai me shpejtesi rindertoj historin ilire ku sot ne pergjithsi si qender i perket shqiperis , mund ta kishin dhe kroato- bosnians , maqedonasit- mali zi e kshtu . Ai ndertoj gjuhen shqipe duke u perqendruar tek djalekti shqiperis mesme si nje far bashkimi e te tjera e te tjera . Politika greke bente propagand sepse edinin qe ballkanasit ishin ne gjum te thedh nuk e kishin iden se kush ishin dhe mbi te gjitha ju u shtruan mendimit se ne jemi race turke apo greke a sllave dhe skemi lidhje me iliret . Sot shqiptaret jan me te zgjuar me te ditur dhe greku duke e par kte gje qe skan cfar ti bejn historis sepse po dalin fakte te reja dit per dit se kush jan shqiptaret TANI greket po luajn veglen e bashkimit duke na quajtur njehere vllezer njehere fqinje e njhere i njeti popull . Per mendimin tim ishte formimi greqis ai fundosi shqiperin dhe shqiptaret njhere e pergjithmon . Me nje shqiperi me 3 miljon ata e din qe sa do te ecim perpara esht shum e let per te na cuar perseri ne fis . 30 vjet demokraci shqiptaret nuk din as gje per vendin e tyre kurse ne 45 vjet komunizem shqiperia ishte me e ditur me e pasur dhe me e mbrojtur ne reth me kulturen e historin , pyetja esht cfar ndoshi me mbrapa pse nuk u pasua ajo dije e te vazhdonte dhe sot por jo politikanet modern demokrat e kishin mendjen te zaptonin e zhvisnin me perpara se te vazhdonin per me lart si nje vend europian dhe pyetja esht a e lan kta shqiperin rrugve per interesa personale e tradhtare apo thjesht nga padituria !!!!??? Vezhgues fati ska qen as njhere me shqiptaret dhe po tu shkosh gjerave thedhe do e kuptosh qe asgje nuk ndodh rastesisht !! Ballkani esht riformuar ne te till menyre qe vetem paqa ska per te paqesuar kurr , esht thjesht taktik ?
Ku i gjen tere keto gomarlleqe qe shkruan a derezi?
Me sa duket gomarlleku eshte semundje kombetare e neo-grekeve, te etur per te gjetuur neej identitet qe dihet se ka zero lidhje me helenet e lashte, por qe dihet se ka lidhje me Azine nga kane ardhur si hordhi e piset pushtuese.
* Per Matrapikun qe perbuz historine Shqiptare na flet per dhramin dhe greqishten e greket QE KAN NDRYSHUAR GJUHEN 3 HERE NE 75 vjet !!! Tani qe te merem me te shpieguar ty historin apo ndryshimet e atyre koherave i bie qe te zgjatem ketu dhe me nje tip dallaveraxhi propagandist karagjoz dhe per me shum hileqar duke bere budallane per te shtuar vemendjen e komentuesve ktu kjo duket qart !!!!! Bej nje pyetje vetes se si ato shkronja gjasme greke jan gjetur ose me sakt supozojm se jan gjetur vetem ne jug te Shqiperis e jo nje shenj e vetme qoft ne Shqiperin e mesme ne veri apo qoft edhe Dardani ….!!!! Ahh po te kalojm ne Maqedoni na dalin prap shkronja greke si per cudi !! Ik gris by. then . Ose shpjegohu me fakte heren tjeter jo esht gjetur nje ktu kshtu apo atje esht shkruar ashtu !! Ti mund te besh propagand duke shtremberuar fakte konkrete por jo kshtu si plaka ne k.ar .
Gent ( latinisht) eshte derguar si rob ne Spoleto, kurse varri ose mauzelumi ndodhet në Gubbio afer amfiteatrit antik. Pyesni pak kocaqen Mos perandoria romake ishte themeluar dhe prone shqiptare ?
Haha bravo , un ne fakt mendoj se perandoria romake u formua nga Shqiptare duke u bazuar nga shenjat , arti , dhe fjalet e vendeve te dikurshem ! Me perandorin romake fillon historia fallco apo e modifikuar e botes dhe ajo zgjati per 1000 vjet . Nuk ishte rastesi qe vetem Shqiptaret Bizantin i permbysen ata !!!
Fjalet e shumta fukarallek. Shikoni inflacionin dhe zhvleresimin e lekut se keto te tjerat jane per njerezit e ngeshem.
Meqe ra fjala tek kartemonedhat, si shpjegohet qe nuk ka asnje femer mbi kartmonedhat shqiptare?
Gjermani i fundit… ?28 apo 29…? Kur do te behemi vend serioz?