Ish-deputeti i PD: Bordi kombëtar i karburanteve i paligjshëm, rritjes së çmimeve duhet t’i përgjigjemi me paketë ekonomike

10 Mars 2022, 21:40Politika TEMA

Ish-deputeti demokrat Sherefedin Shehu e cilësoi të paligjshëm ngritjen e bordit kombëtar për karburantet të cilën e paralajmëroi kryeministri Edi Rama në një komunikim LIVE me qytetarët,mbrëmjen e së enjtes, ku pjesë e tij sipas numrit një të qeverisë do9 të jenë dhe furnitorët kryesorë të naftës në vend.

Shehu tha se ka ikur koha kur ekonomia ishte e centralizuar, prandaj Rama nuk mund të diktojë çmime.

I ftuar në “Log.” në Abc me gazetarin Endri Xhafo, Shehu tha se Rama duhet t’i kundërpërgjigjur rritjes së çmimeve, me anë të paketave ekonomike që do u vinin në ndihmë qytetare.

Shehu: Unë këtë nuk e di. Ne nuk komandojmë çmimet sepse kemi lënë njëherë e mirë mbrapa ekonominë e centralizuar, Kryeministrit nuk duhet të thotë se nuk kam çfarë u bëj çmimeve, por çfarë do bëjë për qytetarët, ne jemi vendi më i keq sa i përket mbështetjes së shqiptarëve. FN tha në raportin e saj se Shqipëria ofroi 1.2 përqind të PBB gjatë pandemisë.

Shqiptarët kanë më shumë nevojë për mbështetje nga qeveria. Bordi i njoftuar ng akryeinistri i paligjshëm, qeveri8a duhet të kundërpërgjigjej. Mbështetje direkte të qytetarëve, siç është ulja e taksave. Taksat ju merren bizneseve dhe ju ofrohen qytetarëve. Rritja e çmimit të energjisë në Shqipëri nuk ka pse ndodh, nëse ndodh kjo vjen për shkak të keqqeverisjes.

FMN tha se Shqipëria është e fundit sa i përket konvergjencës e BE. Ne duam të hyjmë në BE por se dimë se ne duhet të kemi të ardhurat sa gjysma e BE. FMN thotë se Shqipëria ka niveli të ulët të mbrojtjes sociale në Ballkan. Sipas FMN niveli i varfërisë në Shqipëri në 2021 ishte 31%.

2 komente në “Ish-deputeti i PD: Bordi kombëtar i karburanteve i paligjshëm, rritjes së çmimeve duhet t’i përgjigjemi me paketë ekonomike”

  1. Buxhetori says:

    Ja dhe ky qe e shkriu ekonomine kur ishte zv minister. Z. Sherefedin, ne jemi ne ekonomi tregu vertet dhe qeveria duhet te merret me ndihmen ndaj qytetareve por edhe me tregetaret e nafte qe abuzojne, dhe tju presi lloj at te gjitheve atyre qe fusin duart dhe marrin llokmat nga rritja e cmimit te naftes, e cila rritet ne proporcion te drejte me rritje e pjesa qe shkon ne hyn ne xhepat e atyre qe jane mesuar te marrin.
    Popull dilni protestoni per hallet tuaja jo te Saliut, Lulit, Ilirit… apo Sherefedinit.
    Eshte e drejta jone te protestojme per hallet qe na vijne nga Qeveria dhe jo nga LUFTA. Luften nuk e solli Qeveria.

  2. Soreto says:

    Sa i ngjan ahokut Cita nga Mozambiku ky ish loqja i kooperatives se Bulqizes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje