Masat për rritjen e çmimeve, Rama: Do ngrijmë marzhin e fitimit, kufizojmë furnizuesit e karburanteve

11 Mars 2022, 09:45Politika TEMA

Një Akt-Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit për përballimin e krizës energjitike dhe rritjen e çmimeve të naftës apo produkteve të tjera, do të përcaktojë që nesër kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me furnizuesit e naftës, ndërsa ka shtuar se akti normativ do të jetë në fuqi për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës.

Sipas Ramës, situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit, prandaj ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje