Fatos Lubonja: Çfarë i nxori shqiptarët në rrugë, të vetmit në Europë që protestojnë

11 Mars 2022, 09:20Politika TEMA

Fatos Lubonja thotë se shpërthimi i protestave erdhi si pasojë e akumulimit të zemëratës qytetare. Sipas Lubonjës në asnjë vend të Europës nuk ka ende protesta për rritjen e çmimeve sepse atje ka një lloj solidarizimi të qytetarëve ndërsa këtu shqiptarët e shohin veten të vjedhur nga qeveria dhe oligarkia.

“Modeli i krijuar këtu është një model që kemi kaq kohë që flasim se si një pakicë nuk e ka problem rritjen, por është një pakicë ama. Shumica janë me rroga minimale që unë nuk e di se si jetojnë.

Karburanti, celulari, energjia elektrike, nuk dihet se si jetojnë njerëzit. Ka 30 vite kjo gjendje. Ky është sistemi oligarkik, shto edhe pastrimin e parave të pista. Shteti është i këtyre, jo i atyre të tjerëve.

Këtu për fat të keq, është filozofia që kush merr shtetin e shef si mënyrë për t’u pasuruar. Kështu ka funksionuar edhe komunizmi. Isha para ca kohësh te “5 maji”, sepse më ftuan. Aty ka investuar ai qytetari gjithë jetën, kanë bërë vila, banojnë, nuk kanë nevojë për strehim, është investim jete.

Tani çfarë ndodh. Shteti u vë ruspat. Edhe nga pikëpamja ekonomike, pse e shkatërron një shtëpi, pse? Po sepse kanë para këta trafikantët e drogës, ndërtojnë kulla. Të tjerët dalin në rrugë, sepse këta duan ato kullat atje.

Çfarë shteti është ky, një shtet që në moment krize, njerëzit ndjekin luftën, ndërsa ne protestat. Askush në Evropë nuk proteston për karburantin akoma. Ka një lloj besimi te shteti.

Këtu ka një akumulim. Shko merr njerëzit te Astiri, e prish shtëpiat. Tani prish këndej, andej. Trajto njerëzit si miza për projekte absurde për një Shqipëri. Me çfarë logjike ekonomike drejtohen këtu? Nëpër shkolla ndërtohen kulla akoma. Ky është një fragment. Një moment krize shpërthejnë njerëzit, ngaqë është mbushur kupa.

Ju thatë investime strategjike? Po kush janë këto? Ato turistiket e ndryshme atje quhen investim strategjik? Jo ato janë investim luksi oligarkiko-pastrim parash.

Pse nuk funksionon shteti? E thjeshtë, e ka kapur oligarkia. Kullat te “5 maji” qenka investim strategjik. Nëse do mendimin tim se e kam ngritur tërë kohën. Gabimi më i madh i klasës politike, është grumbullimi i shqiptarëve në Tiranë-Durrës.

Kush është industria që keni ju këtu? Është vetëm ajo e pastrimit të parave të pista. E masni se sa shqiptarë po ikin? Pse ikin ato?

Unë sot erdha nga Italia dhe atje nuk kishte protesta. I pari njeri që takova më tha që “nga këtu të ikësh natën e jo më ditën” – e mbylli Lubonja në një intervistë në studion e News 24.

12 komente në “Fatos Lubonja: Çfarë i nxori shqiptarët në rrugë, të vetmit në Europë që protestojnë”

  1. Realiteti says:

    A jeton me situatën o kerme.a shef cop bebet me çmimet ne europe.dhqiptaret dalin rrugeve se manipulohen nga vemje si kategoria jote.vertet se perballojnndot por ja plasi dhe ne Ballkan cdo bejme.do dalin ne protest .kjo eshte kalimtare deri sa te normalizohet situata se esht bllokuar tregtia me jep te jap.

  2. Dani says:

    Gabimi me i madh eshte grumbullimi i Shqiptarve ne Tirane e Dr. Personalisht jam 100 % dakort me Z. Lubonja, perqendrimi i Shqiptareve ne kete kamp qe po ngrihet ne tirane duhet pare si problem jo me si interes i ndertuesve, nuk kemi asnje lloj aktiviteti si shtet pervec ndertimit dhe bujqesise, nese e leshojme dhe bujqesine mori fund c do gje ne rrethe dhe perqendrimi ne kete kamp si tirana dhe durresi do te jeti i perkohshem per kedo, si nje katapulte per ne europe apo gjetke, e mira eshte te reflektojne e ndertuesit qe te vene shtetin ne levizje, te perfundoje dhe te hape rruge qe lidhin kryeqytetin me Qarqet e vendit pasi kjo eshte vertet per shqiptaret dicka e bere per ta.

  3. Matrapiku says:

    Ç’fare koke e madhe, lum ne, popull,i qe e kemi
    Hyzhym perpara o kamikazerit e Sali Berishes, qe i humbte emri brez mbas brezi, se ai me maloket e tij e solli kete gjendje ne Shqiperi, ku kullosin bagetia e ruajtur nga qente kamikaze si puna e ketij ish i burgosuri politik.

  4. K says:

    Ka edhe shqiptare injorante kontrapedale si puna jote.

  5. Gerdeci says:

    Shteti “nuk funksionon” per shkak te pisave si ti, e bashke me taboret e tu!

    1. Bureto says:

      Fatos, si gjithmone ngelesh nje urrejtes i lig. Po te pyes: Ti qe u qan hallin fukarenjeve (keta nuk kane makina, pra nuk blejne as nafte), a vazhdon akoma te paguhesh me 6000 dollare ne muaj nga mafiozi F. Becket, i cili para disa diteve u denua, se bashku me nenen, nga gjykatat shqiptare si mafioz, me vendim te formes se prere dhe konfiskim te pasurise, duke u shpallur njeherazi ne kerkim nderkombetar? Na fol edhe per keto, jo per ndonje hall te madh tonnin ,por per transparence me publikun, ti qe pergjerohesh edhe per kete.. Ti nuk e kupton qe nje arsye se pse elektorti shqiptar voton Ramen eshte se ai nje vote kunder e jep edhe per urrejtjen qe ka per ca irracionale dhe kritizere te semure ne boten mediatike dhe jo vetem si puna jote. Te ktitikosh eshte kollaj, por na thuaj zotrote çfare propozon qe te ndryshoje situata? Aaa e dime, e dime REVOLUCIONIN, se ti ngaq e e ke ne gen ate, aty te ka mbetur mendja. Te ndezin turmat. Mefistofel shqiptar.

  6. Tuku says:

    Mire thote Merua, dhe ti nje hiene krizash je, se andej nga vjen kjo krize paguhesh ti.

  7. Salih says:

    Thuaj pastaj qè Enveri nuk beri mire qè j’ua shkerdheu gjithe pragun fytyrave si ky dhe taku ngjales….

  8. illyrian says:

    Fatos eshte nje fjale qe kombet e zhvilluara e quajne ndergjegje kombetare te cilen ne nuk di ne e kemi pasur ndonjehere por tani nuk e kemi duke filluar nga ty si analist e gjithe ata qe kane mundesi ta aplikojne ate per te miren e te gjitheve sic jane politikanet… duhet te kemi nje qellim te perbashket te gjithe shqiptaret per te jetuar mire dhe me dinjitet ne token tone, po te fillojme te mendojme kete dhe te jemi te sinqerte me veten tone atehere ndoshta ka shprese qe ti mbijetojme zhdukjes si komb …

  9. o sa mire me qene shqiptar...o e, o e says:

    as e lexova fare artikullin, thjesht e morra vesh ku do te dali ky plak i marre fund!
    dikur ishte i sakte, po tani ka pjerdh nga “lart”, i shfry testata!!
    shqiptaret….kush i shtyu te dalin ne protest???!?!!!
    i shtyu: parazitizmi, i shtyu agjentura e PD, i shtyu injoranca, i shtyu karakteri i tyre rremujaxhi, dhe ne fund fare i shtyu pak ana ekonomike, pasi shqiptari kerkon uljen e çmimeve VETEM qe te vij verdall si popull parazit, dembel, injorant e rremujaxhi!

  10. Naqe says:

    Ne nje kohe kur gjithe bota perjeton ngritjen e cmimit te naftes, ca miza ngrihen dhe kerkojne uljen.

  11. Tosi says:

    Nuk ka dale populli fukara,kane dale militantet qe duan rremuje e perfitime….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje