Paralajmërimi i Ramës: Nafta, nafta, por kriza e energjisë është më e rëndë. Ja masat tona

11 Mars 2022, 09:50Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën për mediat të thirrur për rritjen e çmimeve se këto janë pasojat e paralajmëruara të luftës.

Rama u shpreh se nuk duhet të shikohet kjo pamje vetëm duke u fokusuar te çmimi i naftës, duke pranuar se në Shqipëri, në këtë çmim ka taksa që vendet e tjera nuk i kanë. Por sipas tij këto vende të tjera nuk e kanë zero taksën për biznesin e vogël.

“Disa muaj më parë u shfaqën simptomat e parë të krizës energjetike. Ata që janë më të zëshëm protestojnë për naftën por më e rënda është kriza e energjisë e cila po konsiderohet si pandemia e re.

Unë do ta përsëris pa fund këtë gjë sepse kjo qeveri e ka deklaruar që në krye të herës se jemi përballë një krize. Tani jemi ne zemrën e krizës dhe ne do u vëmë mburojë konsumatorit familjar dhe bizneseve të vogla.

Faktikisht sot nëse çmimi i energjisë do të jetë ky që është sot ku jemi të detyruar të importojnë do na duhen 640 mln dollar ekstra deri në fund të vitit për të mbrojtur familjarët dhe bizneset e vogla.

Këtë po bën kjo qeveri dhe është për të qeshur dhe të qarë kur kjo merret si e mirëqenë. Unë e tregoj çmimin energjisë sepse nëse do bënim atë që po bëjmë vendet e tjera duke e rritur koston do preknim pjesën vulnerabël të shoqërisë që nuk ka vetura.

Do preknim me pensionistët, fermerët, motorin e vetëpunësimeve dhe punësimit të biznesit të vogël. Nëse çmimi i energjisë do kthehet aty ku ishte para luftës na duhen 295 mln ekstra. I them këto për të bërë të qartë se nuk shikohet kjo pamje vetëm duke u fokusuar te taksat e naftës.

Ne kemi te struktura e çmimit të naftës një tarifë që të tjerë nuk e kanë. Por ata nuk e kanë taksën zero për biznesin e vogël”, deklaroi Rama.

Paralajmërimi i Ramës për karburantet

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar furnizuesit e naftës që do të humbasin pikën e karburantit, nëse vendosin çmime që nuk janë miratuar nga bordi i administrimit që pritet të ngrejë qeveria.

Në një takim me furnizuesit e naftës, kreu i qeverisë bëri të ditur se bordi i administrimit do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë, Ministrja e Financave, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Drejtori i Doganave, Drejtori i Tatimeve dhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës.

Ata, thotë Rama, do të zhvillojnë takim me 5 përfaqësues nga furnizuesit e naftës për të përcaktuar çmimet.

“Duhet të jeni të vetëdijshëm që i përkisni asaj pjese të shoqërisë që duhet të bëjë sakrificë. Duhet të ndihmoni veten me kujtimin e asaj që ishit, përpara se ishit ata të mëparshmit. Kemi detyrimin të mbajmë barrën më të madhe. Kjo është një luftë, nuk është me bomba mbi kokat tona, nuk na detyron me dhunë të ndahemi nga familjet tona, nuk na shkatërron shtëpitë tona, por ka ardhur lufta këtu me faturën përkatëse. Dhe ju do mbani pjesën tuaj, se nuk mund të ndodhë se ju të fitoni më shumë se sa duhet.

Në këto kushte ne do të kalojmë brenda 24 sorësh një akt normativ me fuqinë e ligjit, dhe qeveria do hyjë në administrimin e furnizimit bashkë me ju përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant. Çdo ditë ju dhe qeveria, ministrja e Financave, e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtori i Doganave dhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës do jenë në tryezë me 5 përfaqësues nga ju. Nuk do ketë një tabelë në pikat e karburantit ku do shfaqet një çmim që nuk është miratuar nga bordi. Kush do ta bëjë këtë, do të humbasë pikën e karburantit. Shumë thjeshtë” – tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ata që kanë më shumë mundësi, do të mbajnë barrë më të madhe në fluksin e rritjes së çmimeve.

“Të tjerët nuk i kanë më të ulëta taksat për pagat se sa ne. Të tjerët nuk i kanë kontributet shoqërore dhe shëndetësore më të ulëtat në rajon. Që do të thotë, të tjerët kanë të ardhura nga ngarkesa fiskale më e madhe mbi individin dhe biznesin e vogël.

Të tjerët nuk paguajnë 45 mln dollarë në vit, në raport me buxhetin tonë, për të kompensuar faturën e energjisë të familjeve në nevojë e pensionistëve të vetmuar. Çmimet janë më të larta sot. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të jenë të vetëdijshëm, këtu si në të gjithë fillin e arsyetimit tonë, kush ka më shumë mundësi, do mbajë më shumë barrë. Kush ka një veturë, do të mbajë më shumë barrë se sa ai që nuk ka.

Paga 300 mijë lekë në Shqipëri është minimalja, jo mesatarja. Ata që dalin me X5 në rrugë, nuk e kanë rrogën 300 mijë lekë. Ata po do e mbajnë barrën më të lartë. Kemi vendosur që fermerëve tu japim naftë pa taksa. Të ardhurat plus të rritjes së çmimit do t;’i kthejnmë përsëri. Do i kthejmë tek ata që janë në nevojë, tek fermerët dhe ata që përdorin transportin publik. Nuk mund t’u themi që jemi të gjithë njësoj, kur nuk jemi të gjiothë njësoj. Planin e masave siç e kemi thënë kur dolëm me ministren para disa ditësh, do e kemi deri në fund të javës. Përpara të hënës do e bëjmë publike. Sot këtu jemi për të vendosur se çfarë do bëjmë me naftën” – tha Rama.

4 komente në “Paralajmërimi i Ramës: Nafta, nafta, por kriza e energjisë është më e rëndë. Ja masat tona”

  1. Ministria e KomshiKulturës says:

    Ky klysh komunistesh, kurva e re socialiste vazhdon genjen dhe mashtron. Ja arriti qellimit. E beri cmimin sa I donte bytha atyre qe I japin leket e fushatave. E coi 300L/ litri tani ” e ul” ne 250 dhe delet ngazellojne, se kuptojne ” fare” qe cmimin e “uli” karministri narcist. Pra na e hodhi per zotin bythqimi I Netes. Tani gezohemi se eshte 250 se mund te kish qene 500. Ky meriton te varet nga testikujt dhe te sperkatet me acid .. qenie e peshtire qe ska lidhje me humanet.

    1. durrsak 24 karat says:

      O Ministria e KomshiKulturës, o klysh B/Q i Sal kriminelit, komunistit ma te flliqem te te gjithe botes!

  2. zhaku i pamposhtur says:

    O Rama o njeri I ndyre.mendoja se fatos nano me sali berishen ishin njerezit me te keqinj te ketij kombi por edi rama ia ka kaluar qe te dyve eshte kryeministri me I felliqur qe kemi pasur ndonjehere..I ka lene shqiptarey komplet ne meshire te fatit..ky person perben rrezik te larte kombetar dhe duhet shporrur nje ore e me pare

  3. Artan says:

    Ky popull nuk do logjike dhe as idealizem, do vetem te mbushi barkun, por jo nga uria, por per ta fryre qe te duket i rendesishem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje