Tirana e pandalshme drejt titullit. Partizani eviton humbjen me 9- lojtarë

12 Mars 2022, 18:54Sport TEMA

Tirana ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit kampion. Bardheblutë kanë mundur 2-1 Vllazninë, në Shkodër, duke rritur më tej diferencën me ndjekësit.

Edhe pse ndeshja nuk nisi mirë për ekipin e drejtuar nga Orges Shehi, reagimi i kryeqytetasve bëri që në fund të merrnin 3 pikët e radhës.

Aralica kaloi në avantazh vendasit që në minutën e 7, ndërkohë që Latifi humbi një 11-metërsh në pjesën e parë, në fundin e së cilës, Ismajlgeci barazoi shifrat.

Në pjesën e dytë, Hoti realizoi përmbysjen për bardheblutë, pas një aksioni të ndërtuar bukur nga Seferi dhe Xhixha.

Me këtë rezultat, Tirana vijon kryesimin bindshëm me 56 pikë pas 25 javësh, e ndjekur nga Laçi me 11 pikë më pak, por edhe me një ndeshje më pak. Ndërkohë, Vllaznia renditet në vendin e katërt, me 39 pikë.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Partizani me 9 lojtarë barazoi 2-2 ndaj Egnatias.

Golat per Partizanin u shenuan qe te dy nga Stenio Zhunior, ndersa per Egnatian shenoi Shyti dhe Shtubina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje