Eduard Prodani, kryetari i shoqatës rajonale të futbollit Tiranë, tashmë i njohur edhe nga federata, ka organizuar të mërkurën një asamble të jashtëzakonshme, duke zgjedhur 6 delegatë me të drejtë vote për zgjedhjet e FSHF-së më 15 mars. Nga 41 anëtarë që ka gjithsej shoqata, në asamble ishin 21, duke plotësuar kourimin e nevojshëm.
“Me ndërhyrjen e organeve të drejtësisë dhe të gjitha çështjete e tjera që u ngritën në procesin zgjedhor të federatës rezultoi se shoqata e futbollit Tiranë mbeti e papërfaqësuar.
Kjo është e papranueshme sepse shoqata e Tiranës përfaqëson futbollin e bazës në Shqipëri dhe do ishte vërtet fatkeqësi nëse Tirana nuk do kishte zërin e saj,”-u shpreh Eduard Prodani, kryetar i shoqatës së futbollit Tiranë.
Pasi gjykata u shpreh për kryetarin e shoqatës së Tiranës, duke cilësuar si të manipuluar asamblene e 24 janarit të organizuar nga FSHF dhe duke legjitimuar atë të thirrur nga Erion Veliaj, nuk ishte e qartë se kush do ishin delegatët.
Për këtë pritet të ketë një përplasje, pasi në asamblenë e 2 marsit FSHF pranoi delegatët e 24 janarit ku Alimehmeti u zgjodh kryetar dhe gjykata i shpalli të manipuluara.
“Natyrisht këto prorpozime do ia përcjellim menjëherë federatës shqiptare të futbollit dhe shpresojmë shumë që ata të vendosin me pjekuri dhe me një këndvështrim për interesin e përgjithshëm të futbollit dhe jo interesat e ngushta zgjedhore,”-deklaroi Eduard Prodani, kryetar i shoqatës së futbollit Tiranë.
6 delegatët e zgjedhur në asambenë e jashtëzakonshme të shoqatës së Tiranës janë Ergys Kadiu, Adi Balla, Adriatik Delimurati, Xhek Alushi, Alban Miftari dhe Endrit Agushi.
Kemi mare vesh se lali Eri eshte ndezur keq keto dite ne luften ndaj FSHF se ka mare vesh qe nje nga ata te federates paska lidhje me Ajolen dhe ajo e paska bere te arte nga parate e shumta qe mer lali nga lejet e ndertimit dhe Ajola po ja Ben rush e kumbullla.