Rrëmbehet një tjetër kryebashkiak në Ukrainë

13 Mars 2022, 10:12Bota TEMA

Kryetari i bashkisë së Dniprorudne, Yevhen Maveev, është rrëmbyer nga rusët në Ukrainë.

Këtë e ka bërë të ditur në faqen e tij në Facebook kreu i administratës shtetërore rajonale të Zaporizhia, Oleksandr Starukh.

Dniprorudne ndodhet në Ukrainën jugore, rreth pesëdhjetë kilometra në veri të Melitopolit, qyteti në Detin Azov, kryetari i bashkisë së të cilit u rrëmbye (dhe u torturua, sipas Presidentit Zelensky) nga rusët dy ditë më parë.

 

1 komente në “Rrëmbehet një tjetër kryebashkiak në Ukrainë”

  1. anti25642654censurë says:

    në bashkinë e mbetur pa kryetar,atë që rrëmbyen,kanë vendosur një grua!e cila po bashkpunon me pushtuesin!dyshimi është se bashkpunon nga frika,por çfardo qoftë arsyeja,nuk ndikoi tek presidenti ukrainas! zelenski tha se kolaboracionistët do të paguajnë për veprimet e tyre!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje