Zelensky: Rusët s’mund të na pushtojnë, janë të paaftë

13 Mars 2022, 09:19Bota TEMA

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një reagimi në orët e para të mëngjesit të sotëm u shpreh se rusët nuk mund ta pushtojnë Ukrainën, pasi ata nuk kanë një shpirt të tillë, pavarësisht mjeteve ushtarake.

Sipas Zelenskyt, kudo që Rusia ka shkuar për të pushtuar një tokë të huaj, i ka bërë ëndrrat të pamundura, pasi sipas tij, modeli rus është dhuna dhe terrori.

“Pushtuesit rusë nuk mund të na pushtojnë. Ata nuk kanë një forcë të tillë. Ata nuk kanë një shpirt të tillë. Ata mbahen vetëm pas dhunës. Vetëm nga terrori. Vetëm në armë, të cilat i kanë të shumta. Por pushtuesit nuk kanë asnjë bazë për jetë normale.

Që njerëzit të ndjehen të lumtur dhe të ëndërrojnë. Ata janë të paaftë për ta bërë jetën normale! Kudo që Rusia ka shkuar në një tokë të huaj, ëndrrat bëhen të pamundura”, u shpreh Zelensky.

 

2 komente në “Zelensky: Rusët s’mund të na pushtojnë, janë të paaftë”

  1. Turi says:

    Ruset dhe ukrainasit deri dje kane qene vellezer. Te dy palet i kane duart e lyera me gjak. Te dy palet kane qene pjese e ushtrise se kuqe Sovjetike. Ketu besoj besoj se ky ka fol si çifut dhe jo si ukrainas.

  2. Km says:

    Mos fol per paaftesine e ruseve,fol per aftesine tende intelektuale per te mbyllur kete lufte qe e ndezet kot,per faj te te dy paleve.Politika nuk eshte skene e teatri komik.Problemet duhet te ishim zgjidhue qe kur u ndate,Jo sot me lufte ,me sakrifica jetesore,me tentative dhe kerkesen per te futur dhe te tjeter ne lufte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje