Çmimi i luftës së Putinit në Ukrainë

14 Mars 2022, 11:00Politika TEMA
Çmimi i luftës së Putinit në Ukrainë

The New York Times

Ndërsa pushtimi i pamëshirshëm vazhdon, Vladimir Putin po përpiqet të marrë në kontroll Ukrainën duke shkatërruar qytetet e saj. Çdo ditë, njerëzit zgjohen me frikë dhe sulme të shumta. Një familje u vra teksa po kalonte një urë për ti shpëtuar agresionit rus. Të afërm po ndahen nga njeri-tjetri, me dhimbje dhe lot. Një maternitet u sulmua në Mariupol.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe vende të tjera, përfshirë Australinë dhe Zvicrën, kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë. Të premten, Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të bashkohen me Bashkimin Europian dhe aleatët e tjerë për të pezulluar marrëdhëniet tregtare me Rusinë, gjë që do ta vendoste atë në të njejtën pozitë me Kubën dhe Korenë e Veriut. Edhe bizneset po pezullojnë aktivitetet e tyre, raporton abcnews.al

Restoranti i parë i McDonald’s në Moskë, i hapur në vitin 1990, ishte një simbol i fuqishëm i “orientimit” të Rusisë ndaj Perëndimit. Të martën, McDonald’s mbylli përkohësisht të gjitha  850 restorantet e saj në vend.

Sanksionet po rrisin çmimin e lufës të Rusisë dhe mund të degradojnë kapacitetin e saj për të ndjekur këtë fushatë terrori, ose të ndërpresin aksesin në lëndët e para dhe furnizimet. Kombet perëndimore duhet të jenë të kujdesshme të mos ndëshkojnë individë që nuk kanë lidhje me luftën e Putin.

Rusia  po përballet me një krizë shkatërruese ekonomike nga sanksionet e vendosura deri më tani.

Politikëbërësit po “luftojnë” me dy pikëpyetje që nuk kanë domosdoshmërisht të njëjtën përgjigje: Çfarë mund të bëhet për të ndihmuar Ukrainën? Dhe çfarë lloj marrëdhëniesh duhet të mbajnë kombet perëndimore me një Rusi gjithnjë e më luftarake?

Për të ndihmuar Ukrainën, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar armë dhe ndihmë ekonomike dhe Kongresi miratoi të enjten 13.6 miliardë dollarë ndihmë shtesë. Pavarësisht shënjestrimit të  tmerrshëm të civilëve nga Rusia, administrata e  Biden ka theksuar nevojën për kufizim ushtarak, duke hedhur poshtë thirrjet për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

Një politikë e tillë do të ishte e barabartë me shpalljen e  luftës kundër një fuqie tjetër bërthamore, sepse mund të kërkonte që Shtetet e Bashkuara të rrëzonin avionët rusë mbi Ukrainë.

Amerika mund të shmangë më së miri përkeqësimin e këtij konflikti duke e bërë të qartë se do të respektojë angazhimet ndaj aleatëve të saj të NATO-s, por do të përmbahet nga angazhimi i drejtpërdrejtë ushtarak në Ukrainë.

Një kujdes i ngjashëm nevojitet edhe në fushën e politikës ekonomike. Putin i ka portretizuar sanksionet perëndimore si një lëvizje të paprovokuar për të shkatërruar ekonominë ruse. Qëllimet e qarta mund të ndihmojnë gjithashtu qeveritë perëndimore të kenë mbështetjen publike për politikat që ka të ngjarë të dëmtojnë të gjitha shtresat.

Përtej imperativit për t’iu përgjigjur agresionit të Putin, ky konflikt ka treguar gjithashtu nevojën që Amerika dhe Europa të mos jenë kaq të varuara nga Rusia  të ndërtuara me kaq kujdes gjatë tre dekadave të fundit, raporton abcnews.al

Marrëdhëniet ekonomike duhet të jenë në përputhje me prioritetet e tjera kombëtare.

Europa po përballet me realitetin e zymtë se varësia e saj nga gazi rus do të thotë se po financon luftën e Putin.

Hapat e menjëhershëm për të reduktuar varësinë nga Rusia ka të ngjarë të mbështeten  në burime të tjera të karburantit me bazë karboni. Washington Post raporton se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po shqyrtojnë një plan për të prodhuar pompa me efikasitet energjetik për familjet europiane, të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e përdorimit të gazit natyror rus në Europë me rreth 2 miliardë metra kub gjatë vitit të ardhshëm.

Edhe nëse ndikimi është relativisht i vogël, rreth 4 për qind e një objektivi të vendosur nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, kjo ide ia vlen të miratohet si një kontribut për sigurinë e kombeve europiane dhe të Shteteve të Bashkuara, raporton abcnews.al

Në të njëjtën kohë, vendet perëndimore duhet të marrin në konsideratë vlerën e politikave që kufizojnë aksesin e qytetarëve. Pushtimi i Putin në Ukrainë ka shkatërruar projektin e pas Luftës së Ftohtë për bashkëpunimin e Rusisë me kombet demokratike të Europës.

Ndërsa Perëndimi edhe një herë e gjen veten përballë Rusisë, ia vlen të kujtojmë se Lufta e Ftohtë fitohet nga ata që kujdesën më mirë për njerëzit e tyre./ Përktheu: abcnews.al

2 komente në “Çmimi i luftës së Putinit në Ukrainë”

  1. Baba Qeramudini says:

    Per te gjithe ata qe hedhin balte mbi protestuesit si egoiste qe nuk duan te sakrifikojne per liri, agjente serbe, ruse a ku e di une. Kuptoni qe eshte nje shumice a margjinalizuar dhe e perbuzur qe that majft eshte mjaft. Pa kuptuar rrjedhen e ngjarjeve te kaluara nuk mund te analizojme ngjarjet e sotme.
    Ju mund të keni vënë re se rrjedha e lajmeve përtej luftës së nxehtë në Ukrainë është kryesisht e fokusuar në kapitalin: kapitali financiar (tregjet, likuiditeti, normat e interesit, mallrat, shtrëngimi i bankës qendrore, etj.) dhe kapitali politik (manovra gjeopolitike, sanksione, rishikimi i politikave të energjisë dhe mbrojtjes, etj.) Vini re se kush është lënë jashtë, pa u vënë re dhe i padukshëm? Klasa punetore, njerezit qe logarithm si do paguajne faturat e muajit dhe nuk bejne thirrje per sakrifica duke bere “sakrificen” personale duke ngrene biftekun 1500 euro nga lokali i Nusretit apo nga vila ne Surrel. Eshte pjesa e poshtme 90% që janë dekapitalizuar në botën e zhvilluar dhe të shfrytëzuar në botën në zhvillim për 45 vitet e fundit. Me kapitalizmin global, shumica dërrmuese e fitimeve financiare dhe politike vërshuan në nivelin më të lartë të kapitalit spekulativ (bankat dhe miliarderët) ndërsa fuqia blerëse e punës (pra pagat) ka qenë në renie ne nje periudhe 45-vjeçare. E pra kjo renie e ngadalte nuk eshte ndiere deri sivjet. Por kur cmimet nisen te rriten nga dita ne dite apo me mire nga ora ne ore atehere perdja e mashtrimit nuk mund te mbahej me. Masa kuptoi qe ky sistem dhe kaste vampiresh nuk ka me kuptim te mbahej nga djersa dhe gjaku i tyre ne kembe. Futni nje bretkose ne nje ene me uje. Nxehni ujin gradualisht nje ene dhe bretkosa nuk do levize derisa te ngordhe e zier. Nxeheni menjehere dhe bretkosa do kerceje jashte enes. Nxehja graduale nga bankieret (2% inflacion vjetor) doli jashte kontrolli. Inflacioni qe perkthehet ne rritje cmimesh eshte rritur midis 50-80% ne pak muaj. Flaka nuk kontrollohet me. Uji po nxehet shume. Bretkosa kuptoi qe po e pervelojne. Rrezoi kapakun dhe doli ne sheshe!

  2. Asd says:

    Problemi i varferise qendron. Por me protesta nuk zgjidh dot asgje. Politikanet tane vjedhin, por edhe sikur mos vidhnin nuk do te ndryshonte panorama e pergjithshme, sepse do te vidhnin te tjere ca me poshte. Shqiperia eshte e varfer sepse 1- nuk ka veprimtari prodhuese 2- nuk ka punonjes dhe teknike te kualifikuar 3- eshte e prapambetur ne fushat shkencore dhe teknologjike. 4 – bilanci i eksporteve eshte shume i ulet 5 – shfrytezon keq pasurite kombetare. 6 – ka keqtratuar pronen publike dhe private duke e privatizuar tek njerezit e gabuar apo legalizuar atje ku eshte vjedhur. Ka edhe ceshtje te tjera organizative por nuk po shkoj me larg. Asnje nga keto 6 ceshtje, nuk zgjidhet as me protesta as nuk e zgjidhin dot politikanet e sotem. Ne Shqiperi njerezit sajohen ekonomikisht ne baze te disa faktoreve dytesore qe nuk kane te bejne me fluksin e parave qe “krijohen nga puna” , por nga oportunitete rastesore dhe aftesite e mbijeteses se nje pale qe ia del me mire se pala tjeter. Pra me te “shkathtet” gjejne nje pune ose ne shtet ose ne privat per te jetuar. Bretkosat e tjera, si te rrijne ne shishe, si te dalin jane destinuar te vuajne. Por nuk do te ngordhin sepse u eshte “garantuar” mbijetesa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje