Escobar: Mali i Zi mbetet shënjestër tërheqëse për Putinin

14 Mars 2022, 11:03Rajoni TEMA

Mali i Zi mbetet objektiv tërheqës për Moskën, dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara (ShBA) dhe partnerët euroatlantikë duhet të shtojnë përpjekjet kolektive për të kundërshtuar veprimet armiqësore të presidentit rus Vladimir Putin, tha i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai tha për gazetën malazeze “Vijesti” se e njëjta ideologji e gabuar po e shtynte Kremlinin të ngadalësonte dhe të parandalonte integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Escobar u bëri thirrje të gjithëve në Ballkanin Perëndimor që ta mbajnë Putinin përgjegjës për vendimin e tij për të krijuar vuajtje çnjerëzore për popullin e Ukrainës.

“Ndërsa e gjithë kjo katastrofë humanitare shpaloset, ju duhet të pyesni veten për çfarë është gati Putini diku tjetër, përfshirë Ballkanin Perëndimor”, tha Escobar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje