“A je në tokë të bukës?", Ramush Haradinaj-Kurtit: Kush po ta saboton shtetin, çmimet po rriten brenda natës?

10 Mars 2022, 13:29Rajoni TEMA

“A je në tokë të bukës o Albin Kurti”, ka shkruar ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, një shkrim në llogarinë  e tij në Facebook, si reagim ndaj rritjes enorme të çmimeve të konsumit në tregun e Kosovës.

“Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin”, ka vazhduar Haradinaj duke kërkuar llogari nga institucionet e vendit për gjendjen aktuale.

“Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish!”, ka specifikuar ai.

“A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në “komisar për moral”!”

“Zgjohu o Kryeministër e kryje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi!”, ka shkruar udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i cili i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës të veproj ose të lëshoj rrugë.

Çmimi i vajit po vazhdon të rritet në mënyrë enorme, e krejt kjo për vetëm dy tre ditë.

Prej 1.50 çmimi më i ulët sa ishte në fillim, vaji dje arriti në çmimin 2,49 euro, kurse sot sipas raportimeve nga qytetarët çmimi ka arritur në 3 euro e 49 cent për një litër.

Madje dyqanet tashmë nuk po e shesin atë me shumicë, qysh nga dje kur qytetarët nga paniku për rritjen e çmimit filluan të blinin vaj dhe të boshatisnin raftet në markete, për të pasur rezerva më vonë.

Tash në dyqane po lejohet vetëm blerja e tre litrave, pra tre copë apo tre produkte të vajit.

Deri në 3 euro mund të shkojë edhe një litër naftë, kanë paralajmëruar naftëtarët.

Një ditë më parë çmimi i naftës në Kosovë arriti shifrat rekorde 1.82 euro për një litër.

5 komente në ““A je në tokë të bukës?”, Ramush Haradinaj-Kurtit: Kush po ta saboton shtetin, çmimet po rriten brenda natës?”

  1. Shqiptari nga Kosova says:

    Siç po shihet Albini ka vetem llafe. Para se te vinte ne pushtet ,fliste bukur duke joshur njerezit dhe ja arriti qellimit. Kur erdh ne pushtet nderroj lekure. Praktika po tregon qe ai o vertet eshte i paafte o ka ardh me mision. Shpresoj te jete e para se po qe e dyta vaj halli!

  2. Peshkaguri says:

    Bravo Hajredin Pasha keshtu behet politika! Ku te çon mushka or mik,i vetmi vend ne evrope qe po qahen per ngritjen e çmimit te naftes eshte Shqiperia dhe Kosova,pyetje,perse ka nafte shqiperia dhe kosova te kundershtoj tregun e jashtem.Perpara kater ditesh ne itali te mbushja serbatorin e mjetit te punes mjaftonin 100 euro kurse sote ne mengjes 124 euro.Te gjith po thone u ngriten çmimet por nuk mvaret nga ne evropianet por eshte rritja e çmimit te gazit,energjis dhe naftes dhe nuk eshte faji i nje shteti si kosova por situata aktuale eshte kjo ,per te shtrenguar rripin.Shteti me sa ka mundesi duhet te ndihmoj por faktikisht jemi ne situat lufte .

  3. Jan says:

    Hashimi i ka fajet hahahhaah kta te VETFUNDOSJES edhe naj dit zoti di qka kan me shpik , nuk jan te dit femrat e kosoves me shfrytzu VETFUNDOSJEN KUR PO MBESIN SHTATZAN NEPER HOTELAT E FUSHKOSOVES ME JA LAN FAJIN HASHIMIT VEQ LET TE BAHEN ME MISTER BININ EDHE PA PROBLEM MUJN ME THAN HASHIMI I KA FAJET QE JAM MET SHTATZAN HAHAHHAHAB RRNOFT MISTER BINI

  4. idriz gashi says:

    ja pra kiush ishte ne kosove ne qeverisje 20 vite Ramushi dhe te tjeret te gjithe vetem me shkollim te mesemE tani me qeverise duhet te kemi inteligjence e jo gjysmak Pra qeveria e re Me Albinin eshte qeveri e shpreses dhe fitores sepse jane atdheta,dhe e dojn shteti e ruajn popullin dhe nuk e vjedhin shtepin e vet,Kesi politikajsh i vyen kombit e poæpullit

  5. Roboti says:

    Kur flasim për çmime duhet me llogarit standardin e qytetarëve. Në Itali si një vend me një mestar Evropianë t ë ardhurat mesatare mujore janë në 1750 Euro kurse në Shqipëri dhe Kosovë 330 Eu. që do të thotë se shqiptari mund të blej 194 l. naftë apo benzinë kurse me pagë mesatare në Itali blen 880 litra. Prandaj mendojeni pakë sa herë më shtrenjtë e paguajmë ne naftën dhe benzinën në raport me vendet tjera të Evropës. A. Kulti fare nuk është në tokë dhe as që po ia ndien për qytetarë sa që bënë hangarë se vaji nuk qenka 3.5 Euro por 3. 49. Turpi iu qoftë nëse nuk ke mundësi ta ndihmosh mos u tallni me njerëzit që po vuajnë varfërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje