"Spiegel": Çfarë loje po luan Vuçiçi?

9 Mars 2022, 09:16Rajoni TEMA

Aleksandar Vuçiç ekuilibron me mjeshtëri mes të fuqishmëve në Bruksel, Kremlin dhe Pekin dhe nuk i jep përgjigje pyetjes, se në cilën prej këtyre botëve ai dhe populli serb ndjehen në shtëpi, shkruan “Spiegel”.

Revista gjermane SPIEGEL në tekstin me titull “Miqtë evropianë të Kremlinit” në edicionin e saj online, trajton demonstratat në Beograd në mbështetje të politikës së presidentit rus Vladimir Putin dhe kërkon një përgjigje për pyetjen: “Cilat janë arsyet për këtë?” Dhe çfarë loje luan këtu presidenti serb Aleksandar Vuçiç?

Në fillim të tekstit autori Walter Mayr shkruan: “Sikur të kishte një çmim për një qytet në Evropë, që mund të ofrojë këto ditë spektaklin publik më bizarr, Beogradi do të ishte me siguri në krye të listës. Së bashku me flamujt rusë, portretet e Putinit dhe kryqe druri, mijëra vetë marshuan të premten (4 mars) nëpër kryeqytetin serb për të shprehur solidaritetin me krerët e Kremlinit dhe mbështetjen për luftën e tyre agresive kundër Ukrainës.”

Kukullar i talentuar, që tërheq fijet nga prapaskena”

Duke u përpjekur për të shpjeguar këtë fenomen autori kujton lidhjet tradicionalisht të afërta të Serbisë me “Nënën Rusi” dhe me popullin vëllazëror ortodoks në Lindje, por përmend gjithashtu se e gjithë kjo tani po vihet në provë. Kjo flet, thuhet më tej në artikull, për “bishtnimin e presidentit Aleksandar Vuçiç”.Nga njëra anë ai është për integritetin territorial të Ukrainës, por në të njëjtën kohë nuk dëshiron t’u bashkohet sanksioneve të BE kundër Rusisë. Ai nuk e kritikon qartë luftën e dukshme agresive, duke iu referuar “marrëdhënieve të posaçme të vendit të tij me Rusinë”.

Autori e quan Vuçiçin “kukullar të talentuar, që i lëviz telat nga lart” dhe kujton se në fillimet e karrierës së tij politike ai ishte nxënës i kriminelëve të luftës si Radovan Karaxhiç, Vojisllav Sheshelj dhe Sllobodan Millosheviç.

Për vite me rradhë ai u mbështet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe deri sot ai prezantohet me sukses si një ndërmjetës mes botëve, si politikan që ekuilibron me mjeshtëri mes të fuqishmëve në Bruksel, Kremlin dhe Pekin. Por në të njëjtën kohë ai nuk i përgjigjet pyetjes, se në cilën nga këto botë ai dhe populli serb ndihen si në shtëpinë e vet”, thuhet në tekst.

Kjo me siguri ka të bëjë me zgjedhjet presidenciale të 3 prillit, ku kundërshtar serioz është ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Zdravko Ponosh. Prandaj Vuçiçi duhet t’i shpjegojë tani elektoratit të tij, pse aleati i tij i vjetër Vladimir Putin shtetin fqinj paqësor Ukrainën po e përmbyt tani me bomba dhe granata, shkruan autori.

Shumë të irrituar në Bruksel

Deri tani janë përdorur kryesisht argumente nga e kaluara e afërt. Rusia në vitin 1999 protestoi kundër bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë. Por nga këndvështrimi serb ka edhe arsye shumë pragmatike për të mbështetur politikën e Putinit, shton Mayr: “Gjatë takimit të nëntorit në brigjet e Detit të Zi, Putin i premtoi Vuçiçit furnizim të shtuar me gaz me çmim të favorshëm”. Pas takimit presidenti i Serbisë pranoi, se i “ka kërkuar” Putinit “trajtim më të mirë”.

Opinioni publik, me mbështetjen e madhe mediatike të gazetave bulevardale besnike të Vuçiqit, është në krah të presidentit. Sondazhet tregojnë se dy të tretat e qytetarëve serbë kanë një qëndrim pozitiv ndaj Putinit. Në disa gazeta madje u shfaqën tituj të tillë si “Ukraina pushtoi Rusinë”, kujton autori.

Në të njëjtën kohë ai tërheq vëmendjen se në Bruksel janë shumë të irrituar me sjelljet e tilla serbe, dhe se shprehin “keqardhjen” që Serbia nuk iu bashkua sanksioneve, gjë e cila redukton ndjeshëm shanset për anëtarësimin e shpejtë të Serbisë në BE.

Por kjo është situata, në të cilën e ka çuar vetë veten Bashkimi Evropian, mendon Walter Mayr: “Që prej shpalljes së shpejtë të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Serbia ka një rol kyç në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme paqësore për Ballkanin Perëndimor. Vuçiç e di këtë dhe e përdor me shumë sukses. Ai forcon gjithnjë e më shumë sundimin e tij autoritar në Serbi, ndërsa në të njëjtën kohë në skenën ndërkombëtare paraqitet si ndërmjetës i ndershëm në lidhje me Kosovën”.

Një kërcënim serioz për sigurinë

Sipas mendimit të autorit, kjo “ecje diplomatike mbi vezë” përbën gjithnjë e më shumë një kërcënim serioz për sigurinë në kontinent gjë që shihet edhe në Bosnje- Hercegovinë. Me mbështetjen ruse dhe serbe loja gjithnjë e më serioze me zjarrin e Milorad Dodikut po kërcënon të shndërrohet në një zjarr të vërtetë. Vazhdimisht përmendet mundësia e shkëputjes së Republikës Srpska nga Bosnjë-Hercegovina, gjë që do të rrezikonte “të gjithë rendin postjugosllav të pasluftës, të vendosur me mundim”, mendon Mayr.

Dhe fakti “që Vuçiçi, presidenti i një vendi që është kandidat për anëtarësim në BE, deri sot nuk ka marrë kritika serioze nga Komisioni Evropian, nga kreu i shtetit serb mund të kuptohet si shpërblim për politikën e tij cinike”, përfundon gazetari. i revistës gjermane Spiegel, Walter Mayr.

11 komente në ““Spiegel”: Çfarë loje po luan Vuçiçi?”

  1. Shqiptari says:

    Rolin qe ka lozur gjithe kohen.Rolin e asaj qe shkon ne shtrat me te gjthe. Nxitoni per ta futur ne BE se do nderoni veten.

  2. Bubuzhel Berati says:

    Mbas prishjes me (shokun )Stalin (shoku) Tito u hape me te gjitha vendet duke mbajtur nje qendrim neutrale bile croissance économique u rite kaq shume sa vendet e Occident filluan ta shikonin jugosllavine si nje vende shembull dhe sot ne Serbi vazhdohet akoma me nje linje e tille ajo e neutralitetit .

  3. rexha 10 says:

    Paka a shume lojen Europes ,dhe vendeve te tjera .PO QE SE NUKE E KENI KUPTUAR ,LOJEN E SEKRETARIT TE SHUSHELIT ,NUKE KENI PER TA KUPTUAR KURRE ,DHE GJERAT DO TE PERKEQESOHEN AKOMA DHE ME SHUME . KESAJE I THONE HAJDUTI RRINE GJITHE KOHES DUKE VJEDHUR ,DHE ROJA RRINE GJITHE KOHES DUKE E PARE ,PORE QE TE DYVE U INTERESONE ,SEPSE HAJDUTI I JEPE DICKA ROJES QE NUKE FLETE ,DHE ROJA MBANE FAMILJEN ME BUKE ,DHE PERSE TE FLASI . PO TE DALI NJE DREJTUSE KOPETENTE ,DHE TI TREGOI ARAT SE KU I KA ,ATEHERE DO MERNI VESHE LOJEN E VUCICIT . OSE PYSENI ME MIRE PRESIDENTIN E FRANCES MAKRONIN ,SE C’FARE POLITIKE PO LUAN EUROPAME BALLKANIN .

  4. Mundësia që Vuçiç të luaj në dy karta mendoj që është si rrjedhoj e dobësisë së faktorit shqiptarë dhe turbulenca e qëllimeve politike të shtetit Kroat rreth Bosnjës.Sikur Kosova dhe Shqipëria të armatosnin ushtrit e tyre deri në nivelin që të e bënin ushtarakisht të pajustifikueshëm motivin për ripushtim të Kosovës dhe në anën tjetër sikur politika Kroate të ishte e prerë dhe e qartë rreth unitetit të Bosnjës dhe integritetit territorial të sajë, atëherë Beogradi dhe politika serbe nuk do të ushqente shpresa dhe nuk do të projektonte plane për copëtimin e Bosnjës dhe bashkimin e pjesës serbe me Serbinë sepse nëse kroatët dhe boshnjakët do të ishin për ruajtjen e Bosnjës, serbët nuk besoj që do të i hynin aventurave të luftës pêr coptim.Serbia duke lëvizur mes dy ulëseve luan lojën e shantazhit ndaj perëndimit për destabilizim të Bosnjës dhe Kosovës,ajo kështu Fuqizimi ushtarak i Kosovës dhe Shqipërisë dhe qartësimi i politikës kroate ndaj Bosnjës do të ia bënte Serbisë të pavlerë këto ndërthurrje politike ngase Serbia nuk është në gjendje të e kêrcënoj asnje shtet tjetër për rreth me goditje ushtarake,me shtetin Kroat as që i shkon mendja edhe politikanit më çekuilibruar serbë të ketë fêrkime luftarake sepse e dijnë Koroacia ka ndërtuar ushtri që nuk i lë të shohin ëndërra pushtimesh e lojëra të shantazhit.

    1. Goni says:

      Po ku ka Kroacia ushtri o tru peshk!
      15.000 mij ushtare qe presim te dalin ne pencjon , ka Kroacia.
      Serbet po te kishin rrugen te hapur deri ne Sarand i kishe per 2 dite.
      Dhe Kroacin e merrnin perpara.
      Ca flet, po ne lufte me Kroacin Serbia ishte e vetme pa ndihme . Jek e jek Serbis si del perpara as Kroacia dhe as bashk me Kosoven.
      Po flasim hapur Serbia eshte forc regjionale.
      Nuk e shikon se Kosovaret po tuten po i shkojn shtate, duan ne Nato!?

  5. fukaraji20 says:

    Serbia po bene lojen e saj te paster pro Rusise jo si loja hipokrite e Gjermanise qe ne fakt eshte pro ruse dhe tregohet si aleate e perendimit dhe armet qe dergoji ne Ukraine ishin skrap nuk punonin, a ka me turp per Ta..???!!!
    Gjermania me sh po tregon qe eshte shembulli me i shemtuar e kohes moderne ne Europe…..

  6. Jeta says:

    Ndoshta BE e kupton por si mundet Edi rama që nuk e kupton vllaun e tij vuqiçin, në njërërn anë don treg te hapur me nismën e tij open ballkan e në anën tjetër në kosovë sidomos në veri shkakton tensione, mbi 1600 të pagjetur shqiptar janë të zhdukur në vendin e tij, e edi rama i mbyllë sytë para kësaj serbie që në trurin e mykyr të tyre kanë shfarosjen e Shqiptarëve.

  7. uskania says:

    Cdo gje varet nga Rusia.Dobesimi i saj ul edhe humorin e Beogradit.

  8. Serbia gjithë e ka luajtur ketë rrol me Francën dhe Rusinë si me grupet ekstremiste në Evropë dhe Kinën komuniste që urrejnë myslimanët dhe ledhatojnë ortodokës. Por Vuçiq si edhe Tito e Milosheviqi do të varën për këmbë seps një ditë çdo gje del në shesh dhe përfundojnë në fer.

  9. Visi says:

    Në këtë lojë Vuçiçin e ka ndihmuar edhe avkati i tij Edi Rama duke e paraqitur Vuçiçin si njeri të paqes.

  10. Franci says:

    Kete artikull gazetari gjerman Walter Mayr perpara se te botoje ne on line Spigel , tja japi ta lexoje nje here Macroni , Macron pederasti qe te nxjere mesime dhe mos te nxitohet me serbet , po pederastit jepi fakte sa te duash , bythqir mbetet , nuk ka hallin e zbulimeve , roleve te dyfisht te serbeve , traktatet e tyre te fshehta me Mosken , pederasti ka hallin te vrima e bythes se tij ….mjere Europa se nga kush udhehiqet ……
    Ky zoteria gazetar , mos te sekelldiset dhe te botoje botimin e tij si te sukseshem , dihen serbet kush jane , dihen dhe ruset lidhjet e tyre shekullore …..bile dihen boterisht dhe haptazi …..me thoni se ne cqytet ose kryqytet te Eu ose ne mbare Boten , mbahen fjalime ose organizohen demostrata pro Putin ……gjeni 1 qytet ……..vetem ne Beograd……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje