Zyrtari i Këshillit të Evropës përgënjeshtron "krahun e djathtë" të Albin Kurtit: S'e ka përshkruar saktë qëndrimin tim për aplikimin e mundshëm në KE

10 Mars 2022, 17:15Rajoni TEMA

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, ka përgenjështruar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi duke thënë se s’ka interpretuar korrekt qëndrimin e tij rreth aplikimit të mundshëm në KE.

Berge ka replikuar në shkrimin e Bislimit, duke thënë se është përshkrim i gabuar.

“Me keqardhje, ky s’ka qenë përshkrimi korrekt i asaj që kam deklaruar në takim sa i përket aplikimit të mundshëm në Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge Twitter.

Bislimi kishte shkruar se Berge ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për aplikim për pranim në Këshill të Evropës.

“I kënaqur që takova Bjorn Bergen gjatë qëndrimit në Strasbourg, që mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për pranim në Këshill të Evropës. Diskutimi jonë u fokusua edhe në vënien në pah të progresit të Kosovës, reformat dhe harmonizimi me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, ka thënë Bislimi në Twitter.

3 komente në “Zyrtari i Këshillit të Evropës përgënjeshtron “krahun e djathtë” të Albin Kurtit: S’e ka përshkruar saktë qëndrimin tim për aplikimin e mundshëm në KE”

  1. Korabi says:

    Me këso rrena mashtrime Kurti dhe Osmani dhe me dhunë ndaj institucioneve të vendit nga trushpërlarët erdhën pushtet e tash po na e marrin edhe fytyrën para bote, me rrena hajni dhe mashtrime dhe po del duqi i flliqesirën nga koka. Analfabet, në të gjitha segmentet e jetës dhe me mashtrime gënjeshtra që po na sjellin këto fundrinjemi ardh në skajin e humnerës. Më keqja tash se po mendojnë se me ato rrena do ta mashtrojnë edhe botën. Korija është e burrave të por dëmi që bëjnë ata është i të gjithëve. Kjo VV është kthyer siç u thoshte Z. H. THAÇI “vetëfundosje” por fatkeqësisht jo vetë partia tyre por edhe Kosova me politikat ekonomike, socale dhe ato ndërkombëatre po vetëfundosemi.

  2. Kurt Rrumpalla says:

    Si gjithmone Kurti dhe falangat e tij nuk rrine pa u “gricur” me Evropen dhe Ameriken. Nen parrullat e “te derjtes” se Kosoves ata i sherbejne Serbise dhe Rusise ne stratagjemat e tyre te percarjes dhe prishjes se unitetit. Kurti, Osmani por edhe keta zyrtare te tjere servila te Kurtit me apo pa qellim demtojne Kosoven, sepse e paraqisin ate si shtet te papjekur dhe ekstremist, qe nuk i kordinon veprimet dhe llafet me Evropen. Valle tani e gjeten keta derdimene kohen te flasin per “te drejtat” e Kosoves????Ne gjuhen popullore kjo do te thote se Evropes i dighet shtepia, Kurti thote dal te ndeze cigaren….

  3. Tomorr Alizoti says:

    Populli jon ,asht Analfabet ,Albini na ka Mashtru tanve, do jane kthy nKamikac ,
    Edhe Mutin me ju Ba Albini, kan me thane asht Çokollate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje