Faik Konica, një ndër shqiptarët më brilantë të Rilindjes Kombëtare

15 Mars 2022, 12:07Blog TEMA

Nga Auron Tare

Sot më 15 të Marsit të 1875 lindi në Konicë të vilajetit të Janinës një nga shqiptarët më brilantë të rilindjes kombëtare, Faik Beu. Pinjoll i fundit i Oxhakut të Konicës, studio në një sërë shkollash perëndimore ku më e rëndesishmja për formimin e tij ishte shkolla e priftërinjve jezuite në Shkodër si dhe Instituti Freng në Gallatasaraj të Stambollit.  Udhëtar i përjetshem, aristorat i rafinuar, englez më shumë se inglezerit, freng më shumë se frengjerit,  kritik  dhe eseist brilant  jetoi në disa kryeqytetet europiane  ku jetën ja dedikoi  Shqiperisë edhe pse shkruante për një komb që më se shumti nuk lexonte. Mbrojtesi më i madh i Kulturës shqiptare në Europë  por edhe kritikuesi më i ashpër i saj brenda vendit Faik Beu kudo që shkoi shkelqeu nga kultura dhe eksentricizmi i tij. Mjeshtër  i shqipes, zbulues i flamurit të Arberit, mbajtës i qiririt të ndezur të shkrimit shqip, kalorës  i pavaresisë, Kombi i shqipëtarëve rrallë mund të nxjerrë figura të tilla që ndricojnë dhe cudisin njëkohësisht bashkë kohësit e tyre.  Në Kryeqytetin e Amerikës së largët  shpesh i merzitur nga padija gjeografike e amerikanëve bridhte bulevardit të Ëashingtonit i veshur me rroba kombëtare shqiptare për të tërhequr vëmendjen e publikut për këtë vend dhe komb të harruar. Dashuria e tij e madhe për identitetin kulturor shqipëtar e bënte atë një kritik therës të  pasanikëve dhe injorantëve të rinj  që mbushën shtetin e brishtë  të cilët nuk e kuptuan kurrë shpirtin e aristokracisë shqiptare që Faik Beu e përfaqësoi aq denjësisht. Shkrimet e tija therëse lexohen me endje sot sikur ti ketë shkruar enkas për injorancën shqiptare post komuniste. “Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë zënë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mend mirë këtë që po ju thom: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa ishim”.

Gjithë jetën Luftoi për një Shqipëri  më të mirë,  vdiq i vetmuar në një dhomë hoteli me faturat ende të pa paguara pasi nuk kishte më asnje mjet jetese.

Disa vite të shkuara shkova në Konicë për të parë shtëpinë e tij. E rrënuar sigurisht por cuditërisht grekërit të cilët Faik Beu i kishte kritikuar gjithë jetën për zullumet kundër shqiptarëve nuk ja kishin prishur shtëpinë Beut të letrave të shqiptarëve. Nuk ja kishin marrë qoshet e mureve të gdhendura  aq bukur.  Nuk ja kishin shkulur portën madhështore dhe t’ja shisnin, as bacene nuk ja kishte marrë ndonjë i fortë nga Konica. Cudi e madhe grekët e kishin respektuar shenjtërinë e shtepisë së Beut të Konicës. Të kishte qenë kësaj ane të kufirit shtëpia e Faik Beut me siguri nuk do ti kishte mbetur asnjë gjurmë se do ja kishin vjedhur gurët e shtepisë ata qe Faiku ju këndoi dhe i mbrojti gjithë jetën e tij.

Grekërit që ne i shajmë gjithë kohën ne fakt me mencuri kane mundur te restaurojne cdo gjurmë të tyre apo që pretendojnë se është e tyrja ne Shqiperi. Shteti i shqiptarëve nuk i doli dot për zot jo shenjave të rëndesishme kombëtare sic është shtëpia e Faik Beut në Konicë përshembull por as ato qe ka ketej kufirit të tij. Sa bukur do ishte sikur ne shqiptarët e kësaj epoke të mundemi si të barabartë me grekerit  të tregojmë fisnikerinë dhe të mundemi të restaurojmë shenjat tona të rëndesishme të kulturës sonë, përpara se ti humbim ato përfundimisht dhe pas një shekulli të jenë tretur si shumeë e shumë figura që sot nuk ju dihet as varri.  Eh  sa ender e bukur por sic do thoshte Faik Beu kur mërzitej me Shqiperinë e tij dhe Peshkop Noli Bostonit e kritikonte se nuk kishte shkruar prej kohës për mëmëdhenë  “Hiresi, ja i shkrova une po kush do ti lexojë?”

 

6 komente në “Faik Konica, një ndër shqiptarët më brilantë të Rilindjes Kombëtare”

  1. Buda says:

    Nuk e kuptoj se cfare profesioni ka ky Auron Tare qe fut hundet ne fushen shkencore te Historise se Shqiperise?!

    1. aleks says:

      aleks buda

      me sa di une eshte kryetar i keshillit shkencor ne Unesco

    2. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

      Duke pare fotot vertetohet se flitet per nje turk safi…… kshq vari kkkkkkk.

  2. Kinezi xhuxh says:

    Shqiptart s dun t gjallt e jo t vdekmit qe i kan fut shtat pash nen dhe e s pjerdh kush per ata atje ..

  3. Baliu says:

    Noli dhe Konica jan misherimi me i mire i pororsise se Vaso Shkodranit: Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit eshte Shqiptaria. Perveq shkrimeve therrese te Konices, fjalori i pasur shqip ne shkrimet e tije eshte pasuri e madhe qe duhet te perdoret sot, kur po futen ne perdorim pa kontrolle e pa nevoje shum fjale te huaja.

  4. Pokeristi says:

    Te lumte z.Tare!
    .Zgjohuni shqipetare nga gjumi
    Zgjohuni.Asnjëherë s’êshtë vonë.Të njohim perfaqësuesit dinjitozë,atëdhetarë dhe të ditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje