Nga Ben Andoni
Përgjatë 24-orëve kryeministri Rama ka mundur të artikulojë qartë qëndrimin e tij ndaj protestave të fundit. Deklarata e tij ishte e ftohtë: Nuk do ketë heqje të taksës së naftës ndërsa ai, përmes mekanizmave të qeverisë, ka përgatitur një paketë ndihëse për të lehtësuar në një plan afat shkurtër dhe të mesëm pasojat e luftës. Nëse lufta do jetë afatgjatë atëherë askush nuk di se çfarë do bëhet, tha pak a shumë kryeministri në fjalën e tij që mori aq shumë kohë. Në fakt, atë që ai di shumë më mirë se publiku është ajo që po ndodh me negociatat e Luftës dhe mundësitë e mbylljes së saj; nëse mund të thuhet se ka apo jo një përafrim, kjo qoftë dhe nga niveli i takimeve mes palëve rusë dhe ukrainase; por edhe predispozitën, që një qytetar i zakonshëm e nuhat thjesht nga burimet e shumta e jo pak konfuze mediatike.
Në mjedisin tonë politik-social, ka një gjë e cila të bën përshtypje në këtë gjendje por edhe në shpjegimet e gjata të kryeministrit, ku mohohet dhe shpërfillet forca e protestës: Njerëzit që dalin në protestë janë të indinjuar jo vetëm për pasojat nga rritja e çmimeve por edhe nga një gjuhë cinike që përdoret ndaj tyre. Dhe, kjo jo thjesht nga pasojat e tanishme, por nga një gjuhë cinike që zgjat prej kohësh. Mjafton për këtë që kryeministri Rama të thotë se: nuk i bën përshtypje jo vetëm kjo turmë por edhe një tjetër shumë më e madhe se kaq, ruan brenda arrogancën, distancën e gjykimit dhe mbi të gjitha shenjat autokratike të Ramës. Për fat të keq, ministrat dhe këshilltarët që e rrethojnë nuk munden ta këshillojnë të ulë këtë ton, por më tej akoma përdorin të njëjtën gjë ndaj protestuesve, por edhe në jetën e zakonshme po ashtu. A ka elementë të politikës së opozitës në protestë? A ka përpjekje për ta instrumentalizuar? Absolutisht po. Media ka paraqitur shumë prova, por fati i madh është se militantët e opozitës, me pak përjashtime të atyre që janë protagonistë në këto raste, nuk po munden të afrohen si ëndërrojnë te foltoret. Tek e fundit neveria ndaj tyre tashmë nuk mund të fshihet. Përfaqësues të brezave të ndryshëm po tregojnë se megjithë etiketimet e ndryshme, që u vishen apo masa e politikës që nuk i lë rehat me ndërkalljet, po mundohet t’u rrijë larg. Jo se opozita do të rrijë larg, por se janë të stigmatizuar para publikut të gjerë. Përplasjet Basha-Berisha po kalojnë në neveri. Ndaj disa syresh futen nëpër cepa dhe mes turmës e bëjnë thjesht selfie.
Shqetësimi më i madh është se realiteti ynë politik po bëhet bashkëkohës negativisht me atë realitet që është ngado në vendet e Evropës Lindore dhe ku emrat e Orbanit, Vuçiç, Gjukanoviçit, vëllait të mbetur Kazinski në Poloni nuk janë aq fenomene por një dukuri se ku po shkon demokracia e disa vendeve pas viteve ’90. Shpërfillet Evropa, po përdoret arroganca dhe mbi të gjitha demokracia tashmë po kthehet normalist në një autokraci. Opozitat po flenë dhe janë strukur. Evropa rri e vështron sepse nuk mund të bëj dot më asgjë. Me duart e lidhura në Ukrainë apo në konflikte të tjera, ku mes tyre shquan Kosova dhe sidomos Bosnja, Brukseli tashmë po xhiron në vend dhe po korr ato që ka mbjellë me burokracitë e frikshme. Nuk diti të parashikojë agresionin dhe tendencat e Putinit, ashtu si aspak të këtyre personazheve të sipërpërmendur që e përdhosin moralin e Brukselit, madje edhe që e ofendojnë në ligjëratë të drejtë kurdo që u jepet mundësia. Ironia është se: A nuk ishim vallë ne Lindorët që luteshim të na merrnin në konsideratë pas rënies së Murit të Berlinit?! Tani duam të bëjmë ligjin. Tani duam të dëgjohemi. Por që të dëgjohesh duhet të dëgjosh edhe zërin e vendit tënd. Ky i fundit ka kohë që e ka fashitur nervin e protestës, kurse kudo në Lindje protagonistët dihen. Në Shqipëri gjithçka e ka marrë përplasja e çmendur Basha-Berisha, që po e bjerr përditë një nga asetet tona kombëtare të kohës së demokracisë, siç etiketohej dikur PD-ja.
Sido që të jetë protesta, parrullat e çuditshme apo sloganet patetike, shtuar me reagimin ndaj paketës së masave të shpallur nga Rama, ky i fundit duhet ta konsiderojë. Populli në rrugë nuk është Partia Socialiste që tashmë nuk ka asnjë zë alternativ apo kritik, populli në rrugë ka të akumuluar përballjen por edhe atë që nuk thuhet me gojë: cinizmin e zyrtarëve të kamur të qeverisë. Ndaj dhe shpjegimet me detaje të Ramës nuk zenë vend. Tek e fundit do t’i zbatojnë sërish ata që në çdo moment e përqeshin turmën duke i përballur kamjen e shfrenuar, rehatin dhe mbi të gjitha sfilitjen që i japin në të përditshme njerëzve. Bashkimi Evropian dhe ambasadat duket se jo vetëm nuk e kuptojnë këtë realitet por më shumë se kaq janë kthyer në struktura që qesëndisin dhe konfuzojnë, pikë së pari superiorët e tyre. E gjithë Evropa e Lindjes dhe Ballkani po e ndjen këtë, por tashmë ka ardhur dhe radha e Shqipërisë. Me shumë gjasa protestat do të mbyllen shpejt sepse mungon fryma për ta mbajtur, por Rama dhe qeveria e mekur shqiptare duhet t’i ruhet revoltës për të cilën ka karburant me masë. Jo asaj që shpesh e kanalizon shëmtuar politika që nuk afron alternative, por skamja dhe mungesa e shpresës. Atëherë do jetë vonë, qoftë edhe sikur Rama të dalë vetë ballë protestës…por tashmë kundër askujt. (Javanews)
Dakord me shkrimin, arroganca ne te komunikuar e pushtetareve me habit perher. Nuk kan nje kulture te drejtuarit me qytetaret. Shprehen sikur qytetaret jane budallenj, do i tregojne dhe si te hane buken. Nuk e krahasoj dot me asnje prej vendeve perendimore.
Ne Shqiperi ka shume qe i thone vetes gazetare por gazetare nuk jane i tille eshte edhe ky zoteria B.Anboni.
Zoteri injorant ne demokraci eshte shumica qe vendose ju do te thoni po e dime nese ju e dini respekto vullnetin e shumices votimet shpeshe jane 55/45 52/48 dhe per te destabilizur vendin eshte e lehte nese nuk kuptone nocionon demokraci rrespekt te mendimit te shumoced
Ajo qe duhet te beni ju gazetare me shkrimet tuaja qe fatekeqesishte shpeshe here shkrimet tuaja jane te paguara per te dezinformuar eshte qe tu shpjegohet popullit injorante cfare eshte shteti dhe roli tije cfare eshte demokracia dhe si funkionon cfare eshte kapitalizmi dhe tregu i lire pasi degjoje ne intervista fermere qe thone nuk po shese dot mollet,domatet , sharqirin ,ullinte eshte faji i shtetit kur degjone te tille thua valle ku jetojne keta ufo ne cilin planet c’lidhje ka shteti me domaten e fermerit rrezik do dali dikush dhe do thoje nuk po kaloje ne érection eshte faji shtetit.
Proteste e felliqte antishqiptare dhe antieuropiene antidémocratie njerez analfabete qe akuzojne te zgjedhurin per hajdut vjedhes na ke vjedhur shko i nderusr shpifes i foltores ne prokurori dhe denanco nese ke fakte je i lire .
Shqiptare injorante dil e protesto per vrasjen e Arben Brocit kontabanda e naftes thyerje embargo nafte milloshit , Firmat piramidale Vjedhje zgjedhjeve 96 , Prage lufte civile 1997 3000 te vrare demi ekonomok imazhi keq , vrasja Remzi Hoxhes, Grushte shteti 2000, Gerdeci , Kater te vrare para kryeministrise, afera korruosione te familjes kriminale Berrisha dil protesto per drejtesine e kapur.
Popull injorant te vetmit ne bote europe qe proteston per Berrishen non grata dhe Meten kunder europes ,Nato , Amériques.
Turpe turpe per ju
I ke rene pikes. Keta palo analista i hedhin me teper benzine zjarrit duke mashtruar popullin. Qe eshte krize kjo dihet, sepse po ndodh ne te gjithe boten, por te vazhdosh te perserisesh te njejten retorike si Saliu/Meta eshte te destablizosh vendin ne kete kohe kaq shume delikate per rajonin. Atij tjetrit i ra goja duke shpjeguar cfare ka ndodhur dhe sesi do te perballohet, keta vazhdojne i bien legenit.
ti je me keq se babale. shihet qe nuk jeton ketu. interpreton disa ngjarje sikur je i pire dhe te duket vetja llafollog.
gjasme klasifikon shtresat e popullsise dhe ben leksione se ceshte demokracia. ik er pirdhu lafarak
Ra poshte dhe teoria e revolucionit Nikollabythqirolehesjan, Nafijedybekobaxhelljan, Lefterohunderromaliqjan qe u shpalos vjet nga Nafije dybeku i leshitlikes . Tani pordhestat e nxitura nga foltorja e vucidolit dhe Nafije fallxhorja e leshitlikes do shuhen cdo dite e me teper derisa malokeria e shpellareve me ne fund te lodhet.
Rama eshte burre shteti, ka aftesi te padiskutueshme komunikimi, sidomos me grate. E mban fjalen e dhene dhe di te zgjedhe njerezit e duhur per pushtet psh martirin e Rilindjes qe hyri pak ne Burg. Rama ka mbeshtetjen e 750000 autoktoneve te majte qe Enveri i ngopi me buke e do vazhdoje ta kete derisa femijet e tyre t’u tregojne se ekziston dhe nje mundesi e trete vec te pazevendesueshmit Rama e Sali kriminelit. Te djathte shqiptare keni 30 vite kohe per t’u organizuar, deri atehere vec mund t i bini murit me koke. Te muri keni 750000 koka qe adhurojne Ramen, qe votojne Ramen, qe e votojne ne cdo koment, sepse askush nuk mund ta kritikoje idhullin e tyre. Pas 30 vitesh te shohim. Deri atehere Sala nuk do jete me qe te perdoret si Gogol nga ATA qe gogolet i Kane ne shpirt. Ah meqe ra fjala ky shkrim i ketij me pelqeu.
Turmat jane pisanjose por edhe te rrezikshme! Sipas Historise kane bere krime te perbindeshme! Se jane te papergjegjshme! A nuk ishin turmat para ca viteve qe demtuan [email protected] e Luvrit!?? Turma thuhet kryqezoi J.Krishtin! Dhe liroi kriminelin Barnaba! E pate sot nje hajvanre auto shqiptare ” me “Gjak te paster” shqiptar qe hingellinte me as burri si idiote! Po nje gomar tjeter qe kendonte shemtuar Hymnin dhe mbyll fjalimin me fjalen Kujdes Spiunet! Ekspert mesa duket per spiunet! Se duhet te jete spiun per vehte! Ai vute re te gjithe Belula! Asnjere nje fjale serioze! Protesta sot ishte nje turp! Shqiperia eshte Nato! Eshte anetare i KS. Sot treguan se jane turm dhe turperuan Shqiperine. Kesaj turme i duhet ndaluar te kerndojne Hymnin shqiptar. Vecanerisht vargun ” kush eshte burre nuk frigohet”!
Ky si shume te tjere eshte nje keysh SERB ,I ka mbet ora te Yugoslavia e vjeter dhe Serbia e SOTME,vetem shikoni pak modelin etij te flokeve
Nji opozite e vertete do te ishte favor per Ramen dhe gjithe shqiptaret! Ishallah vjen sa me shpejt!