Rusia do ta humbas luftën, por edhe peshën gjeopolitike

8 Mars 2022, 16:34Blog TEMA
Rusia do ta humbas luftën, por edhe peshën gjeopolitike

Nga Piro Ahmetaj

Kam ndjekur me vëmendje, përgjegjësi dhe përkushtim shtesë dinamikën e luftës në Ukrainë: “Disa dhjetra konferenca të Atlantic Council, institucione dhe personalitete elitare të sigurisë në Washington DC, Bruksel, Munich Security Conference, Qendrën Marshall, Gjermani, Londër, Kolegjin e NATO-s, Romë, etj”!

Kam refuzuar me vetëdije të bëhem pjesë e “tallavasë mediatike”, pasi, përtej modestisë së tepëruar, nuk kam patur kohë të shpërdoroj me shterpësinë e mendimit të “kuvendarëve të emëruar”; dalldisjet e analistëve të gjithëditur, apo rambo-sekserëve të vetë(de)graduar Gjeneral, që shkumosen (Po/Jo) dhe shkundin shkopin e strategut mbi harta me skenarë, avion, tanke, “bunkerë atomik dhe rezerva strategjike për ditët e qametit”,  duke e shpjeguar kështu, luftën për Ukrainën, nga studio “milionerësh trudhjamosur me konceptet e Luftës së Dytë Botërore, në mos, atyre më herët!

Në disa opinione, e kam theksuar, por e përsëris edhe më qartë peshimin/vlerësimin tim strategjik: “Rusia, sigurisht ka aftësi ushtarake për të fituar, ndoshta edhe disa beteja (objektiva rajonale), por në planin afatgjatë do ta humbas LUFTËN për pushtimin e tërësisë territoriale të një kombi martirësh, Ukrainës.

Po ashtu, e sigurt që edhe do të gjynjëzohet në përballjen me fuqinë e zgjerimit të demokracisë, kredibilitetin dhe interesat e AleancësTransatlantike (USA & NATO & BE).

Mbi këtë llogjik, sjell në vëmendje se, me një shpejtësi si asnjëherë më parë, ShBA, UK dhe vendet e BE-së e rrethuan Rusinë me embargo ekonomike dhe masa shtrënguese diplomatike”, ndërsa vijojnë të “mbështjellin Ukrainën” me mbështetje të gjithanshme, përfshi dhe asistencë ushtarake nga SHBA, UK, Poloni, vendet e tjera të NATOs, përfshi Republikën e Shqipërisë, Suedinë, etj.

Thënë këto, jam i bindur se, bashkë me humbjen e Luftës për pushtimin e tërësisë territoriale të një vendi sovran, Rusia po diskreditohettashmë në sytë e botës së qytetëruar. Prandaj, bashkë me LUFTËNdo të humbas edhe rolin dhe peshën gjeopolitike në Botë, përfshi Ballkanin perëndimor, Mesdhe, etj.

Kështu, sjell në kujtesëkërkesën e fortë të Kryeministrit të UK:“Përjashtimin e Rusisë nga 5-shja vendimmarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB”;Më tej, 141 vota PRO rezolutës dhe 37 kombe që po ashtu votuan për ta paditur Rusinë e Putinit për krime kundër njerëzimit në Gjykatën Ndërkombëtare.

Edhe në planin ushtarak, Presidenti, Ai edhe Komandanti i Përgjithshëm i FAU, si dhe elita e Gjeneralëve të Ukrainës po aplikojnë një “strategji të mënçur dhe të suksesshme” në përdorimin e përshkallëzuar të fuqisë operacionale, si dhe duke e futur kështu makinerinë luftarake të Rusinë në “kurthin e një lufte të gjatë”,të papërballueshme, rraskapitëse dhe humbëse për Rusinë.

Po ashtu, NATO po demostron solidaritet, kohezion, mbështetje, si dhe një nivel të lartë përgjegjshmërie mes 30 vendeve. NdërsaSHBA dhe NATO popërshkallëzojnë planet e gadishmërisë së lartë dhe masat edeterrancës dukedemostruar fuqinë ushtarake të pakonkurueshme, jo vetëm në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës, por para së gjithash, garantimin e tërësisë teritoriale të 30 vendeve anëtare të NATO-s (Artikulli 5)!

Ka një “mankth” të ricikluar nga mëndjet e ndryshkurapër të panikosur njerëzimin:  “Nëse Putini do shtypë, apo jo butonin e kuq të armëve bërthamore, për t’i bërë gjëmën e madhe njerëzimit”. Përgjigja  relaksuese edhe për “Putinistët e thekur dhekokat e nxehta” mbetet një JO e fortë. Kjo pasi gjithësesi besoj që elitat mëndjehapura dhe gjenerata e re e Rusisë nuk do të lejojnë që historia e kombit tëtyre të damkoset përjetësisht si një shtet terrorist.

Për më tepër,besoj fortë se Ukraina do jetë edhe “fillimi i fundit për Putinin e marrosur nga ambiciet Staliniste”, i cili erdhi në pushtet nga KGB (një makineri edhe më kriminale se SS-Nazistë), dhe po e përmbyll karrierën politike me gjakun eqytetarëvetë Ukrainës dhe Rusisë, çka do ta  damkos atë përjetësisht në sytë e  botës së qytetëruar.

Në shtesë,pasojat e luftës gjakatare “përpushtimin e Ukrainës”, i gjej si një mësim i madh për institucionet Globale të Sigurisë (SHBA, OKB, NATO, BE, etj), për “t’i shkundur ato nga heshtja me kosto të lartë”, si dhe për të parandaluar hapjen e vatrave të tjera të luftës barbare.

E siell në kontekstin epëpjekjeve për stabilitetin afatgjatë të rajonit të Ballkanit perëndimor,shpresoj shumë që kjo luftëdo të shërbejë si një këmbanë e fortë arsyesh racionaleedhe për 4 vendet (Greqia, Rumania, Spanja & Sllovakia) për ta njohur paraprakishtsidhe hapur rrugën e procesit zyrtar të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në NATO.

Po ashtu, sjell me mirënjohje në vëmëndje “thirrjen shpresëdhënëse” të Kongresmenit të SHBA, Ritchie Torres, drejtuar Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken, citoj: ”deri sa Rusia vazhdon të sillet si aktor iracional dhe Serbia po fuqizon edhe më tej marrëdhëniet me Rusinë,është e rëndësishme të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën tëanëtarësohet në NATO”.

Thënë sa më sipër, do i këshilloja faktorët shtetërore dhe aktorët e përgjegjshëm politiktë Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, që:“humbja efuqisë së Rusisë, rrjedhimisht edhe tëpeshëssë Serbisë në rajon, është një rrethanë e fortë gjeopolitikenë përqasjen e 2 shteteve të pavarura një komb i vetëm”, si dhe për tëintegruar masat shtetërore në dobi të njohjes nga 4 vendet e sipërpërmendura, dhe jo vetëm, për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhepër mbrojtjendhe zhvillimin e interesave mbarëKombëtare në rajon, mesdhe, etj!

Së fundmi, pa asnjë paragjykim politik dhe përtej luftës turpëruese për vulën dhebravat, në këtë përballje me të keqen, Republika e Shqipërisë ka bërë gjënë e duhur, pasi e ka dënuar me forcë luftën barbare në Ukrainë, është rreshtuar me solidaritet dhe kohezion të pakushtëzuarnë krah të vlerave të qytetërimit Euroatlantik, (ShBA, NATO-s & BE), po kontribuon nëtavolinat e vendimmarrjeve të mëdha dhe me kapacitete modeste në mbështetjetë sovranitetit të Ukrainës, për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës në NATO, si dhe mbrojtjen e stabilitetit, vlerave demokratike dhe interesave gjeopolitike në Ballkan dhe më gjerë”.

Zoti e bekoftë paqen, demokracinë, si dhe partneritetin strategjik tëRepoublikës së Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleancën Transatlantike (NATO)!

 

 

11 komente në “Rusia do ta humbas luftën, por edhe peshën gjeopolitike”

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Nuk mjaftonin karlliqet e te tredhurit (atheos) Ngjela por te can [email protected] edhe ki tourkotsam i piset…… allah uakbar.

  2. Alex says:

    Po ja sa te shtypet butoni e te vini ne pith the kurves me gjithe opinionet tuaj se e bete boten lemsh kurva America,

  3. Rezi says:

    Ku e ka analizen ushtarake ky tipi “modest”. Na tha 0 te reja nga fronti i luftes dhe plot gjepura prej analisti.

  4. Guardium says:

    Piro kujdes se po pirdhesh. Edhe njehere, qe te erdhi radha te flisje si ishushtarak, si ushtarak nga pikpamja strategjikedhe taktike, fole si analistet e paguar ne analizen e radhes. Ti je i sigurte se Rusia do ta humbe luften?
    https://youtu.be/vY5pMXGorBM. Shikoje dhe degjoje kete. Eshte nje kolegu jot amerikan qe deklarohet. Nqs Rusia eshte e dobet, athere pse nuk futet ne lufte NATO dhe USA? Keshtu lufta do mbaroj me shpejt apo jo? Ti strateg i ke ndjekur luftimet? Ato qe ka bere dhe po ben ushtria ruse deri tash eshte per manuale ushtarake, per tu studjuar. Dhe nuk bombardon ne tapet, por ne menyre kirurgjikale apo jo? Se po te bombardonte ne tapet si amerikanet ne Raqa, athere lufta do kish mbaruar apo jo? Ka shume gjera te tjera, qe nje njeri si ty si kupton dhe me vjen keq per cilesine tende krejt te dobet dhe injorante dhe ne profesionin tend.

    1. Hodo Zalli says:

      GUARDIUM
      Amerika e ka me javash, javash. Vlen ajo e popullit – Sa të qajë nana ime, le të qajë e ytja!
      Kështu që nëna e amerikanit nuk është duke qarë për castin.
      Sa për kirurgjinë ruse – trajto dy (3) fakte dobësie teknike-ushtarake.
      1) Një shpirtkatran që , do mjaft vite më parë, detyroi të shkrihen gradualisht 85 shpirtëra rusë brenda nëndetëses, për një marri tipike ruse – dekonspirimi – zbulimi i sekretit teknik të nëndetëses “me teknologji më të sofistikuar të kohës”!!! Ashtu përhapej miti teknik rus ahere e sot e kësaj dite.
      Rusët nuk kishin paraparë “dicka të thjeshtë” – ndërhyrjen eksperte për shpëtimin e ekuipazhit në raste defektesh emergjente.
      Norvegjia 4 -milionëshe kishte teknologji (ka edhe sot, natyrisht edhe më të avancuar) për ndërhyrje të kësaj natyre. Ofronte ndihmë, por “sedra” ruse dhe idiotizmi i mbulimit të sekretit teknik , pati për pasojë vdekjen e tmerrshme të ekuipazhit, ulërimat e nënave të viktimave në bregdet dhe ZBULIMIN e SEKRETIT pasi që ndërhynë teknikët norvegjezë dhe anglezë për të nxjerrë trupat e pajetë.
      2) Karvani 60 km !…një vetëvrasje diletante strategjike – katastrofë potenciale e paimagjimueshme!!! Ka disa absurde dhe asnjë logjikë ushtarake – pos demonstrimit të mendje (madhësisë) dhe tmerrit psikik.
      3) Rusia do sigurojë ndihmën e FORCAVE SIRIANE për luftë brenda AMBIENTEVE QYTET I!!!
      Qart.

  5. Hodo Zalli says:

    ZOTI PIRRO!
    Të thuash se Serbia aktuale ndikon në kohezionin e Evropës,
    ndërkohë që ajo serbi masash të tërbuara nga deliri nacionalshovenizmi rusoserbë, motori i gjithë fobive ruse nda civilizimit, motori i rolit të PROKURORIT të botës, jo që eshtë një eufemizëm i pa vend, por manifeston atë latencën politike të Ramës.
    Në këto caste kam shumë për të thënë, që nuk thuhet haptas në opinionet mbarëshqiptare.
    Cfarë të mire kemi, pos të keqes, që akoma ruajmë të papërflakur formalisht një OPENGË BAKLLANG të DUARTROKITUR nga MIZANTROPI dhe albanofobi Ptin.
    Të fala!

  6. Hammerhaituri says:

    Ate qe kupton nje analist i thjesht i shpetoka gjeneralve rus! Ata nuk e dine vete qe nuk e mbajn dot nje shtet kaq te madh? E dine shum mire! Kievi dhe Harkivi jane saper te rritur cmimin e tratatives.
    Mbas luftes, ku nuk nderhyn NATO,ata do legalizojne ato territore qe kane tashme qe prej 8 vitesh dhe askujt nuk do ti bjere ne mend ti dal kundra, pervec se me ca sanksione.

  7. Pollogu says:

    GJITHË ai territor do infrastrukturë. Vendet anësore të pushtuara nga rusët, janë as mesjetë dhe as industrializëm – një mjerim mjerimi.

  8. Futja kot mos del plot says:

    Rusia nuk do e sulmoje ukrainen, tha nje ish ishtarak dite me pare. Ajo e sulmoi. Ky lloshi ben ekspertin kur nuk ka mare pjese ne asnje lufte.

  9. Béni says:

    Rusia ka ne bankat e saja mbi 600. miliàrd dollar,euro jen, ka naftën e gazin pa hesap, nuk ka asnji rubël borxh ( kur të tana vendet e kurvës evropi Jane të mbytun në borxhe) Njerëzit me arsye ti peshojnë shifrat ,ateherë shihet kush rrezikon….gjermani tha se na kena municion për nji javë..Enver Hoxha kishte buke e municion për 30 vjet.

  10. Erdogan 2 says:

    Piro Ahmetaj… vdesin turkoshaket skipetare te vene emra orthodox qe te duken te civilizuar dhe europian, pavaresisht se m’ xhami bythen perpjete 5x/dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje