Nga Eduard Zaloshnja
Pavarsisht nga nuancat lokale të secilës nga gjashtë bashkitë e 6 marsit, votimi i së djelës na dha mundësinë të bëjmë një lexim të parcelizimit aktual të sinorit opozitar elektoral. Një lexim që vlen si për politikanët kryesorë të opozitës, ashtu edhe për përkrahësit e tyre.
Duke analizuar rezultatet e 25 prillit të vjetshëm dhe ato të 6 marsit në territorin e gjashtë bashkive së bashku, rezulton se për çdo 10 votues të vjetshëm të subjekteve opozitare (PD-AN, LSI, etj. etj.), 4 nuk votuan fare të djelën, 4 votuan për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, dhe 2 votuan për kandidatët e PD-së zyrtare. Por edhe sikur të gjithë votuesit e vjetshëm opozitarë (të PD-AN, të LSI, etj. etj.) të kishin dalë të votonin për një listë unike opozitare kandidatësh (e jo për dy lista në konkurrencë me njëra-tjetrën), kandidatët unikë të opozitës do ta kishin shumë të vështirë të fitonin përballë kandidtaëve të majtë në 5 bashkitë e fituara nga mazhoranca.
Pas një viti do të zhvillohen zgjedhjet e rregullta në të gjitha bashkitë e vendit. Dhe në qoftë se sinori opozitar do të jetë përsëri i parcelizuar, gjasat janë që mazhoranca të fitojë përsëri shumicën dërrmuese të bashkive (përveç ndonjë bastioni historik si Shkodra, Tropoja, Kukësi, apo ndonjë tjetër).
Sesi mund të arrihet një bashkim gjithëpërfshirës i opozitës deri në pranverën e ardhshme, është detyrë e politikanëve opozitarë për ta eksploruar. Parcelizimi u garanton vetëm disfatë…
“SINORI Opozitar”
Perse meroheni kot futjani ne Greqisht, kur dihet qe te gjithë shqipot kuptojn Greqisht.
.
Keshtu bej une dhe shumë te tjer ne Durres qe punoj, gysmat janë Malok dhe ne Shqip nuk kuptohemi, keshtu qe ja fusim Greqisht.
Edhe une ja futa sat’eme dhe ajo me kuptoi fare mire …
Pse nuk i ndan dhe i sqaron mire gjerat ky Zaloshnja :
Ne 10 ish-votues te opozites, ne keto zgjedhje te pjeseshme, ata u ndane si me poshte :
4 nuk votuan
2 te Foltores
2 te LSI-se
2 te PD-se