Nga Andi Bushati
Agresioni rus mbi Ukrainën e ka bërë idenë e Ballkanit të hapur të ngjajë me një foshnje që ka lindur e vdekur.
Më kot kryeministri shqiptar Edi Rama u mundua ta etiketojë votën serbe në OKB, kundër luftës së nisur nga Putini, si një shenjë të unifikimit të kësaj pjese të gadishullit tonë me perëndimin.
Ky interpretim i sforcuar dhe abuziv ishte vetëm në përpjekje për të mbrojtur me aq mjete sa kishte në duar, projektin e tij të përbashkët me Vuçiçin.
Në fakt, konflikti i hapur në territorin e dikurshëm të BRSS, ne në Ballkan, po na rikujton një gjë: atë se një pjesë dërrmuese e Serbisë dhe mbi të gjitha elita politike në pushtet, përngjan shumë pak me kartolinën që do të na shesë kryeministri ynë.
Protestat masive të së premtes në mbrëmje në Beograd, kur shkelej me këmbë flamuri i BE-së dhe ngrihej lart ai i Rusisë, nuk ishin thjeshtë nisma të grupimeve të vogla prosllave.
Ky afishim në krah të Kremlinit ka gjetur prej nëntë ditësh një tokë pjellore në të gjitha mediat e kontrolluara nga Vuçiçi.
Televizionet dhe gazetat serbe, në të cilat regjimi i atyshëm ka një kontroll edhe më të madh sesa ai i Tiranës mbi mediat tona, kanë bërë sistematikisht fajtor perëndimin dhe nacionalistët ukrainas për shpërthimin e luftës.
“Në Beograd një pjesë e madhe e mediave janë reshtuar me Moskën dhe servirin propagandën e Kremlinit” theksonte dy ditë më parë Radio France International.
Ndërsa një faqe e specializuar “Le courrier des Balkans”, për të demostruar përkatësinë e sebëve kundrejt “vëllait të madh rus”, jepte një sërë titujsh të tabloidëve të këtij vendi ku shkëlqente ai i “Objektiv”: “Ariu i zemëruar u zgjua”.
Pra duhet kuptuar kjo atmosferë e përgjithshme, për të dekriptuar më mirë edhe deklaratat dhe vendimet e politikanëve. Ajo shpjegon se përse, ndonëse nbn presionin e fortë të Brukselit, Aleksandar Vuçiçi refuzoi të renditej përkrah botës perendimore duke mos pranuar të vëndosë sanksioni mbi regjimin e Putinit.
Ajo na zbërthen gjithashtu se përse një aleat i pandashëm i autokratit serb në ushtrimin e gjatë të pushtetit, kryetari i parlamentit, Ivica Daçiç do e arsyetonte shpërthimin e konfliktit në Ukrainë me afrimin e NATO-së në kufijtë rusë. Ajo na zbardh edhe pse një ekstremist tjetër, ministri i brëndëshëm i Vuçiçit, Aleksandar Vulin, ka kërcënuar me luftë nëse Kosova afrohet me Aleancën Atlantike.
Në të gjitha qarqet e pushtetit në Beograd nuk mungojnë paralelizmat mes sulmit që Nato bëri në 1999 në Kosovë kundër regjimit të Millosheviçit me atë të Kremlinit sot, madje ato shkojnë edhe më larg duke aluduar, sipas modelit të Vulin, se precedentët e rajoneve rusofone të Donjeckut dhe Luganskut mund të shërbejnë si percedent që serbët të kërkojnë veriun e Kosovës.
Natyrisht në kohë lufte ka shumë më pak vend për moral, sesa për interesa. Serbia pa dyshim që ka zgjedhur të sajat. Si një shtet i pavarur ajo është në të drejtën e vet që të mbrojë aleancat që i duken të arsyeshme.
Ajo mund ta quajë me vend të mos vendosë sanksione ndaj Moskës, duke i kthyer të njëjtin borxh që i ka që prej kohës së Millosheviçit.
Ajo mund të mos dojë ta prishë aleancën me Kremlinin, të cilin e ka mbrojtësin kryesor në Këshillin e Sigurimit kundër pavarësisë së Kosovës.
Ajo është në të drejtën e saj të mbrojë teorinë e një NATO-je agresive, që nuk e ka reshtur provokimet ndaj Rusisë prej tre dekadash.
Por ama, ti shesësh të gjitha këto si shenja të afilimit të saj me perëndimi, ashtu sikurse u rek të bënte Edi Rama, ky është thjeshtë një naivitet qesharak që nuk e kapërdin askush.
Sa do që ai mund të interpretohet si një përpjekje e dëshpëruar në mbrojte të projektit të përbashkët Rama-Vuçiç për Ballkanin e hapur, me luftën në Ukrainë, ky i fundit ka marë një goditje fatale. Dhe kjo për dy arsye kryesore.
E para konkrete dhe praktike. Në një kohë që Serbi mund të qarkullojnë lirshëm mallrat dhe kapitalet ruse dhe Shqipëria ka vënë sanksione ndaj tyre, një treg i përbashkët për depërtimin pa kufij të tyre bëhet automatikisht i pamundur.
Së dyti për arsye ideore dhe politike. Sa herë që Edi Rama ka dashur ti dalë në mbrojtje atij që fillimisht u emërtua si mini-Shengen, kryeministri ynë e ka paraqitur atë si një kopjim të vlerave mbi të cilat u themelua bashkimi europian. Ai ka përmendur shpesh shembullin e Gjermanisë dhe Francës që sapo patën dalë nga një konflikt vëllavrasës.
Por me qëndrimin që Beogradi po mban ndaj luftës së re, kjo fabul ka rënë. Pak rëndësi ka se kush mbron të duhurat apo të gabuarat, por Shqipëria dhe Serbia janë reshtuar në koncepte të ndryshme vlerash.
Atëherë Parisi dhe Boni vendosën të flasin më shumë për çelikun dhe qymyrin sesa për Alzasën dhe Lorenën. Ndërsa në Beograd shqetësimi është se kush do të marrë Donjecin apo Luganskun dhe nëse kjo hap rrugën për Republika Serbska apo për Miitrovicën e veriut.
Prandaj dhe Ballkani i hapur duket sot më i largët se kurrë. U desh lufta dhe rethimi i Kievit që shumëkush të zgjohej nga ëndërra mashtruese që i treguan në kohë paqeje.
Ndyresira Shqiptare e kohes tone.
Miu I kanaleve.
Nuk ka ikur ne rusi ky mut nipi gjyshit me baba spiun xhelat te dekoruar nga ilirfloriri
BALLKANI HAPUR ESHTE IDE EUROPIEN
JE KOMUNIST I LODHUR , SHERBETORE I DOKTORIT TE FAMILJES KAPO SHOKUT SALI BERRISHA
Për fat të keq akoma ka Shqiptar që mendojn se populli sllav esht i nir pleqët tan napatë thën shkau i cofet esht i mir, Edi Rama për interesa të vet u bë vlla me gjakpirst e popullit Shqiptar.
Tetovari rrespekte per ju
Ne memorien time ka 119 vjet qe Serbi – Shqiperi nuk kane pasur lufte per mua nuk eshte shtete agresore .
Cfare ka bere me ata ae kane flmurin lara lara dhe nje hymne tjeter nga joni qe flasin pak gjuhen tone nuk me interesone shume konflikti midis tyre .
Per mua Serbet jane shtete demokratike, Shqiperia ka interesat e vete dhe nje bravo Édi Rames per ballkanin e hapur kush nuk do nuk eshte i detyruar te angazhohet ne kete nisme
Pro Rusi i qelbur. Nuk i ka lënë gjë gjysh Hysniut, ate qe nuk bëri ai po e çon ku capaculi perpara. Dihet që Stalini deshte me shume Hysniun duke krahasuar me të tjerët, ishte me i besuari i tyre. Do vazhdoj me ky anal ist tek topi ky shpirt korbi. Ndyraveci
Ik o pirdhu, SKUTH .
Ballkanin e hapur e ka dashur edhe gjishi mo. Pse je kunder? Apo ke zili se Rama u pasurua me shume se ju te tjeret e bllokut!?
Andi Bushati shoku i ngushte i Mero Bazes ben shkrime per katundaret. Si Bushati edhe ky Mero qe i jep hapesire publikimi te tilla idiotesive jane fytyra e plote e gazetarise shqiptare e kohes. Njeri me gomar se tjetri vetem se veshet e gjate nuk iu duken akoma.
Pika qe nuk ju bie juve te dyve per shkrimet qe beni dhe i publikoni. Por ju mbijetoni sepse shumica e shqiptareve ate nivel kane dhe ju pranojne. Sipas sheshit edhe përsheshi!
Zoti Krye kazan!
Rama the edhe qe e done kush eshte Serbia. Mbrojtje qe I beri votes se Serbise ne fakt tregon karakter, por edhe pjekur!
Shyqyr qe Rama s’ka trute e reformuar si puna jote! Eh mer putinist i vockel! Mjafte me urrejtje. Shtepia po mer rokopujen. Se shpejti!
Sesa mut eshte bushati as e rruan kush
Por bota ruse dhe bota serbe jane e njejta gje
Armatosja e serbise nga rusia me arme falas ishte per kete dite
Fati qe sot serbet nuk kane hy ne kosove dhe bosnje eshte sepse perendimi u be nje trup i vetem (hera pare pas luftes dyte)
Por akoma rreziku ska kaluar
Ska ballkan te hapur ka vetem bota serbe qe eshte nje plan ruso-serb
Ndersa ne mal te zi,kosove,bosnje jane ne gadishmeri rama ka humbur nga skena ballkanike se i ngeli dopiovucici ne dore
Ku do behet mbledhja e radhes ne minks?
Jepi mero me moton serbia tradhtoi rusine qe te shpetosh surratin e agait tend se mbase ka njerz qe te besojne
Andi Bushati eshte nje pene anti Rama.
Ne shumicen dermuese te shkrimeve te tij apo edhe te monologeve dhe debateve qe ai tjerre ne studjot televizive i ftuar pikerisht sepse eshte anti Rama, do te gjesh me tonelata argumenta fallco, te shtira, te njeaneshme, perverse dhe deri pozicionime agresive dhe thirrje te hapura per nevojen e perdorimit te dhunes per te rrezuar Ramen.
Realiteti socio-politike qe propogandon Andi Bushati ne tere portofolin e tij publicistik eshte i deformuar qellimshem, eshte i njeanshem dhe ka ne qender obsesionin e tij per te rrezuar Ramen, per tja bere jeten atij te padurueshme, per te nxirre cdo aksion apo veper qe ndermerr maxhoranca dhe qeveria.
Ky qendrim i Bushatit, pa dyshim dhe kryesisht eshte nje obsesion personal anti Rama, krahas arsyeve te tjera qe nuk mund te perjashtohen, sic mund te jene ato te perfitimeve financiare nga klanet politike kunder maxorances aktuale.
POR, nderkaq eshte teper folklorike dhe foshnjarake qe, shumica e komenteve kunder qe vershojne ne bllogjet on-line pas afishimeve te shkrimeve te Andi Bushatit kane si moto: nipi i Hysni Kapos, kelyshi i Bllogut e te tjera denigrime dhe baltosje qe duan te thone se apriori, nese je pasardhes i figurave politike te se shkuares, do te thote se je i percaktuar nga idete, praktikat apo standartet e regjimit te atehereshem.
Keshtu, rrezikohet qe edhe kur Bushati thote dicka qe duhet degjuar, qe eshte ne dobi te publikut dhe qe i sherben kritikes obektive kunder zgjedhjeve qe ben Rama dhe maxhoranca e tij, sidomos kur eshte fjala per interesat kombetare dhe pozicionimit te Shqiperise ne Rajonin tone, keto qendrime te Bushatit te anashkalohen, te mallkohen, te perqeshen dhe te mos sillen ne vemendjen e duhur te shoqerise shqiptare.
Konkretisht, ne kete shkrim Bushati argumenton se zhvillimet aktuale ne Ukraine, afishimi i hapur i Rusise se me force, me ushtri, me shantazh berthamor dhe me invazione, do te permbyse rendin e sigurise ne Evrope, do te riformatoje kufinjte dhe gjeostartegjine kudo ku i arrin krahu dhe fuqia, kudo ku ka aleate natyrore historikisht dhe perjetesisht te pandryshueshem, dmth i perkthyer per Ballkanin, ne Serbi dhe Republika Serbskaja, eshte nje denoncim dhe fiasko e plote e retorikes per Ballkanin e Hapur, nje projekt i dyshimte Vucic-Rama, i kontestuar gjeresisht jo vetem nga forca dhe faktore politike ne Shqiperi dhe ne Kosove, por edhe ne Malijn e Zi dhe ne Bosnje.
PO, duhet thene hapur dhe pa medyshje, se Ballkani i Hapur, eshte nje projekt anti kombetar, qe anashkalon dhe u kundervihet interesave thelbesore te Kosoves, qe con uje ne projektet pansllavike serbe per dominimin ekonomik, politik dhe deri ushtarak te Ballkanit, prapa te cilit hapur dhe ne prapaskene qendron Rusia e Putinit, qe prej nje kohe bukur te gjate e ka furnizuar Serbine jo vetem me projekte gjeopolitike, por edhe me armatime moderne dhe sisteme te sofistikuara ushtarake duke e kthyer ate ne shtetin me rrezikshem per paqen dhe stabilitetin ne Rajonin tone, te afte qe sapo ta lejojne zhvillimet nderkombetare, te rivendikoje kufinjte aktuale, te kerkoje e realizoje perfshirjen e trojeve dhe popullatave serbisht folese brenda teritoreve te shtetit serb, perfshire Kosoven dhe Republiken Serbskaja, tanime jo thjesht per nje Serbi te Madhe, por per te ringjallur ish Jugosllavine ne kufinjte e dikurshem.
Njelloj sic po ben Rusia e Putinit me revanshin agresiv te hapur per te rivendikuar ish Bashkimin Sovjetik dhe sferen e tij te influences.
Shume shpejt, mbani shenim, Rusia e ringjallur berthamore dhe Serbia e armatosur deri ne dhembe prej saj, do te kerkojne riberjen e Traktatit te Dejtonit, perfshirjen e Republikes Serbskaja brenda Serbise, ndryshimin e statukuose ne Malin e Zi dhe ne Maqedonine e Veriut dhe me se pari anullimin e Pavaresise se Kosoves dhe perfshirjen e saj brenda teritorit te Jugosllavise se Re.
Po, njelloj si Rusia qe rivendikon Hapsiren Jetike ne Evropen Lindore, sllavo-serbet do te rivendikojne me arme hapsiren jetike ne Ballkanin Jugperendimor.
Ballkani i Hapur Vucic-Rama, ky projekt thellesisht antishqiptar, do te ishte vetem preludi “paqesor” ekonomik i pushtimit edhe me arme te Ballkanitr Jugperendimor.
Edi Rama, tashme proverbial ne naivitetin, megallomanine dhe protagonizmin sharlatan te politikave te jashtme te Shqiperise, duhet te ndalohet me cdo mjet ne vazhdimin dhe implementimin e Projektit Ballkan i Hapur, ne nje bashkeveprim te mirekordinuar te te gjitha forcave politike, majtas dhe djathtas, ne pushtet apo ne opozite si edhe te shoqerive civile te Shqiperise dhe te Kosoves.
Naivet dhe syleshet qe do te sjellin si argument te mbrojtjes se Open Ballkan aprovimin e Brukselit dhe Washingtonit per kete projekt, duhet te sjellin ndermend se deri para dy-tri javeve, pas invazionit rus ne Ukraine, siguria e Evropes, qendrimet gjeostrategjike ndaj Rusise, statusi ne Nato i Suedise dhe Finlandes dhe krejt tablloja evropiane ka ndryshuar thelbesisht dhe pergjithmone.
Sic po ndryshon thelbesisht dhe pergjithmone edhe statusi gjeostrategik dhe ushtarak i Gjermanise e cila ndodhet perpara imperativit te shnderrimit ne nje superfuqi berthamore, si tamponi i vetem real ne kufinjte lindore te Evropes qe do te neutralizonte superfuqine berthamore ruse per shkak se Gjermania do te ishte viktima e pare e Evropes Perendomore nga revanshizmi rus me dhembe merthamore.
Njelloj sic ndryshoi brenda dy javesh i gjithe kuadri dhe qasja e BE-se dhe Nato-s ndaj sigurise se saj, ndaj Rusise dhe hapave per ta vendosur Nato-n realisht ne kufi me Rusine per te ndalur marshimin rus ne Perendim, ashtu edhe do te ndryshoje qasja e Brukselit dhe Washingtonit edhe per projektin Ballkan i Hapur.
Qendrimi dhe rreshtimi i Serbise ne krah me Rusine per pushtimin e Ukraines dhe refuzimi i saj per sanksione ndaj velleit te saj te madh, eshte sinjali i alarmit se perkrahja e Serbise dhe perkedhelja e saj nga BE-ja ne raport me Kosoven dhe te gjithe Rajonin, ishte nje deshtim spektakular dhe nje rrezik real per paqen, sigurine dhe stabilitetin ne Ballkanin Perendimor.
Shqiperia nuk mund ti buzeqeshe dhe te beje marreveshje me Vucic, nuk mund te hape tregun shqiptar per Serbine, dmth per mallrat ruse, nuk mund dhe nuk duhet te anashkaloje dhe sabotoje interesat e Kosoves per shkak te iluzioneve idiote se tashme Sebia i ka djegur planet e gateshme ushtarake per te cbere cfare eshte realizuar deri me tani per Kosoven dhe per shqiptaret.
Mbase Ukraina mund ti mesoje Rames se duhet te hapi me shume gojen dhe te ngreje me shume zerin ne Bruksel dhe ne vendet kyce te BE-se, por sidomos ne Washington, per nevojen imediate te Shqiperise dhe te Kosoves per tu ARMATOSUR me sisteme moderne ushtarake, perfshire ato raketore, per te TRAJNUAR aficeret e saj ne akademite e Perendimit dhe per ti STERVITUR ushtaret e saj te pervetesojne perdorimin e ketyre armeve moderne dhe taktikat e luftes moderne, qe ti perafrohet dhe te balancoje superfuqine serbe te Ballkanit.
Dhe keshtu, te dashur komentues, edhe nipi i Hysni Kapos, Andi Bushati, jo gjithmone eshte i verber dhe shurdh ndaj Rames, pa edhe mund te thote gjera te drejta dhe ta denoncoje Ramen, politikat e paktet e tij, sidomos kur eshte fjala per mbrojtjen e interesave kombetare.