Nga Kreshnik Spahiu
Pardje u ndjeva shumë keq, kur pashë 300 protestues përballë ambasadës ruse në Tiranë.
Ka rrezik që “Foltorja” mund të mbledh më shumë përballë ambasadës amerikane, për të protestuar kundër “guvernatorëve” amerikan siç i akuzon ajo diplomatët e rrugës Elbasanit.
Kjo nuk ndodh vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë. Ju kujtohen protestat e Vetëvendosjes me vezë dhe bilbila para ambasadës amerikane?
Ka dy javë që dua të shkruaj për luftën, por sot vendosa me trishtim të rendis disa aspekte negative që tregojnë se si ne shqiptarët jemi ende të pa orientuar si popull dhe si dy shtete krahasuar me kombet dhe vendet e tjera evropiane në gjeopolitikën evropiane:
1- Opinioni shqiptar në komente dhe blogje shquhet nga një tendecë papërgjegjshmërie dhe snobizmi jo human, krahasuar me kombet e tjera evropiane të cilët janë solidarizuar me Ukrainën dhe rezistencën heroike ukrainase. Papërgjegjshmëria e qëllimshme në disa raste, por edhe nga injoranca apo mediokriteti në raste të tjera vjen për disa shkaqe:
– disa e mendojnë që lufta është larg pragut të shtëpisë tyre, ndonëse Ukraina është më afër për shqiptarët sesa për anglezët, francezët, spanjollët apo amerikanët që e kanë 6000 km larg.
– disa mendojnë se ukrainasit e meritojnë, të ndëshkohen sepse ata nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.
– disa mendojnë që ukrainasve po ju bëhet mirë që ndodh kështu sepse ata gjatë luftës në ish-jugosllavi u veshën si mercenar pro serb dhe pro maqedonas kundër shqiptarëve.
– disa mendojnë se nuk vlen të solidarizohen sepse në vendet arabe ka më shumë viktima lufte se në Ukrainë. Ata kërkojnë reagim të balancuar me viktimat në Palestinë, Siri, Libi, Irak ….
– disa mendojnë që lufta është improvizim mediatik dhe asgjë nuk po ndodh.
– disa mendojnë se Putin nuk e ka seriozisht dhe do tërhiqet shumë shpejt.
Të gjithë këta nuk janë Shqipëria, por më besoni që janë shumë në numra, madje shumë më tepër se në disa shtete pro Rusisë. Mjafton të lexoni blogjet dhe komentet në rrjetet sociale në Shqipëri dhe Kosovë. Krahasojini me komentet në vendet europiane. Në Gjermani dhe Austri ndonëse jetojnë apo punojnë me qindra-mijëra rus dhe nuk lexon komente kundër Ukrainës aq sa në Shqipëri. Më shumë regojnë kundër luftë rusët që jetojnë në Europë sesa shqiptarët që e kanë përjetuar me dekada luftën ftohtë dhe komunizmin stalinist.
2- Çdo shtet evropian, ka vendosur në emergjencë rritjen e buxheteve dhe shpenzimeve për ushtrinë dhe armatosjen e vendit. Gjermania nga një shtet i de-militarizuar po kalon urgjent një buxhet 100 miliard euro për armatosjen e vendit. Shqipëria dhe Kosova mjaftohen me ombrellën e NATO-s dhe SHBA, pa menduar se një ditë pas shumë vitesh Amerika mund mos jetë aspak e pranishme në Ballkan. Shqipëria është i vetmi vend në botë që s’ka asnjë avion luftarak, asnjë anije ushtarake, asnjë tank dhe asnjë helikopter lufte.
3- Falë hapjes së depove nga Sali Berisha në vitin 1997 dhe rebelimit për përmbysjen e qeverisë piramidale, Shqipëria është i vetmi shtet në botë që ka më pak armatim se popullata.
Sot numri i armëve pa leje, në çdo shtëpi është disa herë më i madh se ushtria shqiptare.
4- Mediat shqiptare shkuan në Ukrainë për reklamë para se të fillonte lufta dhe u larguan, ndryshe nga mediat evropiane të cilat shkuan dhe s’janë larguar asnjë çast nga fronti luftës.
5- Mediat shqiptare më shumë reklamojnë politikanët shqiptarë sesa konfliktin ushtarak, aq sa duket sikur Shqipëria është negociatore zgjidhjes konfliktit. Është shumë komike, jo profesionale dhe abuzive, reklama pa limit që i vihet në dispozicion retorikës periferike të politikës shqiptare në zgjidhjen e konfliktit ushtarak Rusi-Ukrainë.
6- Trajtimi dhe analizat në Shqipëri, janë tepër sipërfaqësore dhe aspak njerëzore.
90% e hapësirës mediatike në Europë merr kriza humanitare dhe fluksi emigrantëve. Kosto ekonomike dhe njerëzore ka pushtuar mediat europiane. 8 milion ukrainas pritet të mbërrijnë në dyert e Evropës. Gjermania ka deklaruar se pret afro 1.3 milion refugjatë ukrainas, me një kosto 3000 euro në muaj për çdo azilant, e barabartë me 46.000.000.000 (miliard euro) në vit.
Shqipëria ende nuk ka një plan, sa emigrant mund te mbërrijnë në vendin tonë dhe çfarë projekt buxheti ka për mbulimin e kostove.
7- Çdo vend europian ka një Plan B nëse fillon lufta e tretë botërore dhe gatishmërinë për këtë çështje. Në Shqipëri ende as shteti dhe as popullata nuk është e ndërgjegjshme se Shqipëria rrethohet nga aleatët e Rusisë dhe rrezikohet e para nga zgjerimi konfliktit. Minimumi që mund bënte Shqipëria është të pastronte 700.000 bunkerët që ka në territorin e saj, të cilat janë shndërruar në WC-publike.
8- Serbia, Mal i Zi, Greqia tre vende kryesisht me popullatë ortodokse kanë miqësi dhe aleanca tradicionale me Rusinë. I vetmi ishull pro-amerikan në Ballkanin Perëndimor mbret Shqipëria, gjë e cila e bën vendin tonë të ekspozuar dhe vunerabël në konfliktin dhe synimet e Rusisë për hegjemoni dhe destabilizim të rajonit.
Sot më shumë se kurrë duhet të kuptoni pse Amerika ishte e shqetësuar dy vjet më parë për influencën ruse në Shqipëri dhe Ballkan. Atëherë askush nuk e mori seriozisht, rrezikun rus për destabilizimin e Tiranës, Beogradit, Podgoricës dhe Sarajevës.
“Sovranizmi” alla shqiptarçe në Tiranë dhe mosmirënjohja e disa shqiptarëve të Kosovës për NATO-n dhe SHBA, në rastin më të mirë është papërgjegjshmëri, në rastin më të keq tradhëti kombëtare.
Nëse sot nuk do marrim seriozisht rrezikun e luftës, nesër do jetë shumë vonë.
Në rast zgjerimi të konfliktit, mos harroni që Shqipëria do jetë vendi më i rrezikuar që të përfshihet në luftë.
Rusia e ka më të lehtë, destabilizimin e Shqipërisë sesa të Gjermanisë, Polonisë, Italisë, Francës apo shteteve të tjera sepse Ballkani është vatra dhe djepi i aleancave pro-ruse ndër shekuj.
Shpresoj që çdo shqiptar ta shkoj luftën dhe plumbat nga dritarja, ende pa shpuar dyert e tyre.
Shyqyr qe fole dhe ti .
Po harrove qe Putini ka shume mbeshtetje ne Hungari,Poloni,Ceki,Sllovaki e shume politikan Evropjan.
Pyete pak ish kancelarin Gjerman Shreder si i vete biznesi me Ruset?
Po Shqiptaret e dijn qe Evropjanet nuk kane hallin e Ukrahines por te naftes e gazit Rus.
Evropjanet i kane lot krokodili.
I futen thiken mbas shpine Ukrahines.
për ty e kishte fjalën në këtë shkrim,nuk e mbaj mënd pikën,por vetëm emrin tënd nuk e kishte shkruar!!
Konstatime të drejta.
Por nuk ka asgjë për tu habitur, shoqëria shqiptare, fut këtu shumicën dërrmuese të popullit, mediave, analistëve që na dalin në darkë çdo natë, rinisë etj karakterizohet nga një ceketine e theksuar humane, intelektuale. Në si vend, vetëm vendndodhjen gjeografike kemi në Europe por nuk kemi asnjë lidhje me humanizmin Europian.
Ka vetem nje shkak Kreshnik, se ka kaq vjet qe qev erisen nga maskarenj si ti, shif ruest e bej krahasimin…
Pastroni tynelet maleve qe beri Enveri vlla dhe mbushini me armatim se nje dite do duhen.. Troc fare.. Se vetem cifte gjahu keni..
POPULL pa sens POLITIK
Turpi i solidarizimit të vakët.
shumica e delbylmeteve shqiptare.
Në ditën e kapitullimit të Serbisë, resp clirimit të Dardanisë, u mbajtë një manifestim në sheshin e Tiranës.
Pashë dhe përjetova dicka të trishtë që nuk dua ta them botërisht.
Nuk janë vetëm arsyet që ke renditur ti, puna është që ne shqiptarët s’marrim asgjë seriozisht, por kur vjen puna per solidarizim real dmth jo me llafe dhe pankarta, jemi shumë më të sinqertë dhe empatikë se ata europianët që ke përmendur ti
Kreshnik. ti e llogarit Shqiperine si fuqi te madhe boterore. Por dihet ajo se ne nje lufte nga Rusia direkt kunder Shqiperise te gjitha ato qe thua ti jane fllucka sapuni. 45 milion ukrahinas dhe ne 607 mije km katrore dhe shife si po shkon. Nuk e di te ka kapur ideia e madheshtise se kohes, qe lame pas?!. Ajo kohe nuk kthehet me as per 24 ore as per vitet te tera. Nuk e ditke se bunkeret u copetuan ne kohen e pare te Saliut per te marre nga ato hekurin per scrap?! Kot paske jetuar ne Shqiperi se asgje nuk ke njohur realisht.
Per pjesen mediatike ke te drejte, se te vjen per te vjelle kur degjon te japin mend analiste e disa te ashtuquajtur eksperte ushtarake.
Kreshik, jo per fatalizem por, jemi nje popull qe kemi 2000 vjet te pushtuar prej gjithkuj dhe 100 vjet te pushtuar nga tanet. Jemi nje popull qe nderrojme besimet fetare simbas rrethanave dhe perqafojme kultura te ndryshme si te na teket. Jemi nje popull qe i veshim nenat tona me te zeza vetem per nje shikim, nje popull i pa shpirt i desensibilizum deri ne palce. Nje popull qe profesionin me te mire ka bythlepirjen, nje popull qe kerkon te duket per gjera boshe e qe fluturon me presh. Edhe ti kerkon heroizem nga ne ?!! A nuk e sheh qe jemi nje popull qe nuk na ka ngel as edhe nje gram te asaj lende qe duhet per me prodhu virtyte.
A nuk e sheh qe jemi nje popull, ku te gjitha qeverite qe na kane marre persiper te na udheheqin, na kane lene gjithmone te fundit, dhe per kete, ne per mirenjohje i ngrejme lavde dhe shtatore.
Jemi nje popull qe jemi qeverisur nga tanet ma brutalisht se nga te huajt.
Shume e sakte or mik.
I ke thene te gjitha Niku , ke haruar kryesoren ……qe ne Shqiperi e gjithe opozita eshte e financuar nga Putin , kur them e gjith pa asnje perjashtim , dhe mbas saj dhe mediatiket …..dihen te gjithe me emra dhe mbiemra ….
Prandaj disa bandille politikane shqiptare nuk i tremben sanksioneve te vendosura nga USA , se kane patur krahe te ngrohta nga serboruset , ne krye te listes qendron Agushi …me pas Saliu dhe me radhe ……kerkoni njerin prej kritikuesve te amerikaneve te ket kritikuad edhe me nje fjale te vetme Putinin dhe ruset …..atme do dalin dhe pirankat mediatike ….kerkoni kerkoni seshte e veshtire ……
Te gjithe te vetquajturit analiste pran opozites jane te financuar nga Sputnik ……..