Çfarë ndryshimesh pothuaj epokale në politikën gjermane

27 Shkurt 2022, 13:13Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Gjermania themelon një fond të veçantë për forcimin e forcave ushtarake: 100 miliardë euro investime, mes tyre dronë dhe avionë të rinj luftarakë. Buxheti për mbrojtje do të jetë përherë 2 për qind e Bruto Prodhimit Vendor.

Në Bundestag kancelari Scholz e quan Putinin gjakftohtë, të paskrupullt dhe mizantrop.

Scholz nuk lë asnjë pikë dyshimi për përcaktimin e Gjermanisë në politikën e jashtme: Gjermania mbetet besnike ndaj NATO-s dhe të gjitha vendeve partnere.

Një përgjegjësi të lartë e tregoi edhe shefi i opozitës Friedrich Merz. Ai tha: “Zoti kancelar, ne ju falënderojmë juve për deklaratën në Bundestag”. Merz shtoi: “Jemi të turpëruar që këtij vendi (Ukrainës) nuk i kemi ndihmuar më herët”. Pastaj Merz shprehu mllefin e tij kundër Putinit: “Ta quash nazist dhe narkoman presidentin Ukrainës Zelenski, i cili ka prejardhje hebraike, tregon një përmasë poshtërsie që ne këtë kontinent që moti nuk e kemi parë”.

Merz godet, pa ia përmendur emrin, ish-kancelarin socialdemokrat Schröder, i cili e ka quajtur Putinin “demokrat të pastër si loti”. Merz e quan “idiote të dobishme“ kryeministren socialdemokrate të një landi gjerman, e cila e ka përkrahur gazsjellësin rus, madje me ndihmën e Rusisë ka themeluar një fondacion kinse për mbrojtjen e ambientit, në fakt fondacioni ka për qëllim të blejë pjesë për të furnizuar firmat që kanë ndërtuar dhe mirëmbajnë gazsjellësin Nord Stream 2. Kështu synohet të anashkalohen sanksionet amerikane kundër firmave. Me sulmin e Putinit kundër Ukrainës Nord Stream tani për tani është varrosur.

3 komente në “Çfarë ndryshimesh pothuaj epokale në politikën gjermane”

  1. Papi says:

    Epo gjermania si perhere largpamese
    Nqs ajo do armatosej me heret gojet e liga do fillonin ta sulmonin si ringjallje e nazizmit
    Ajo priti durueshem qe te tjeret ta lutnin qe ajo te armatosej
    100 miliard si fillim pastaj 2% cdo vit e gdp po flasim pe goxha shifra

  2. lexuesi21 says:

    Turpi eshte mbi Gjermanine qe po vepron tani vone sepse u diskretitua si nje shtet colaboracionist me pushtuesit dhe e la viktimen te gjakosej pa pike meshire duke bere rolin e priftit……disgusting……
    Tani qe tanket e Rusise pothuajse jane ne Kiev u zgjuan Gjermanet dhe e kuptuan qe po behet lufte!!!!!!!!!!!!!!!
    Gjermania shihej si shtet me moral dhe virtute te vecanta dhe gezonte respekt por e verteta qendron ndryshe sot pame ate qe eshte reale nje shtet rug, bravo Franca dhe British se bashku me USA po bejne cfare eshte e mundur te ndihmojne Ukrainen.

  3. loni says:

    Putin ja hodhi Gjermanise ashtu si Ilir Meta zhgenjeu Edi Ramen qe e beri President.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje