Shpresë nga Ukraina

27 Shkurt 2022, 13:03Blog TEMA

Nga Sandër Lleshi

Clausewitz na mëson se në luftë ka përherë një „pikë kulminacioni“. Fuqia e palës që sulmon është në maksimumin e saj në çastin e fillimit të luftës. Por sapo lufta fillon, fuqia e saj fillon të konsumohet. Trupat largohen nga bazat e mbështetjes, ato përballen me terren armiqësor të panjohur, përballen me zjarrin e palës mbrojtëse, lodhen, zhgënjehen, demotivohen… Fuqia e sulmuesit ndjek një kurbë në rënie.

Krejt ndryshe ndodh me palën mbrojtëse, Në fillim fuqia e saj është në minimum. Por me kalimin e kohës, trupat mbrojtëse ftillohen, efekti i befasisë humbet, idetë dhe forcat e armikut fillojnë të bëhen më të qarta, misteret e propagandës armike fillojnë të zbardhen, forcat tërhiqen, por edhe afrohen kështu tek bazat e mbështetjes së tyre… Me pak fjalë: kurba e fuqisë së palës mbrojtëse vjen duke u rritur.

Kurbat e fuqisë së palëve ndjekin tendenca të kundërta, deri sa ato takohen në „pikën e kulminacionit“. Pas kësaj fuqia e palës mbrojtëse e tejkalon atë të palës sulmuese, e cila shkon me shpjetësi drejt humbjes.

Kjo ligjësi e luftës e formuluar nga Clausewitz, duket se po gjen konfirmim edhe në Ukrainë.

Fuqia e trupave ruse po bie me atë ritëm që po rritet fuqia e trupave ukrainase. Rezistenca e ushtrisë, moblizimi i përgjithshëm popullor, mbështetja në rritje e botës dhe mbi të gjitha qëndrimi i Presidentit Zelenskyy në krye të vendit të tij janë shenja për shpresë në Ukrainë.

Unë besoj se, nëse burrat e Ukrainës do t’i mbajnë armët në dorë, nëse bota e lirë do të vijojë të mbështesë pa rezerva rezistencën e Ukrainës dhe nëse Presidenti Zelenskyy do të vijojë t’i qëndrojë destinimit të tij për të qenë ose heroi ose martiri i Ukrainës dhe i Botës së Lirë, „pika e kulminacionit“ do të arrihet shpejt dhe pas saj dështimi i Putinit do të jetë i garantuar.

Sot të gjithë njerzit që duan lirinë e tyre duhet të luten për fitoren e Ukrainës.

 

5 komente në “Shpresë nga Ukraina”

  1. daku says:

    Nje shkrim i papare nga nje profesionit i vertete – Urime Sander!
    Shpreosj qe te shkosh dhe te ndihmosh popullin Ukrainas duke i mesuar se si t’ja hedhin gazin rueseve, pasi ju jeni ekspert i perdorimit, me pervoje dhe te testuara live.
    Burre i dobet…. te tjerat i di vete ti.

  2. Love Albania says:

    God bless Ukraine!

  3. andi says:

    O Sander miushi e ndrite si polic e tani iu ktheve te na behesh analist ushtarak! Nje oficer i rendomte kunderajrori ke qene e ke mbet ortaj mec mirdite!

  4. Arber iliri says:

    Unë lutem për fitoren e Ukrainës.

  5. Mec Mirditori says:

    Mos u merrni me sharrje, o burra kuvendi!
    Ndonje fjale me mend per luften ne Ukraine, a keni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje