Opozita e plehrave, çfarë trishtimi!

22 Shkurt 2022, 11:47Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Sali Berishën e përjashtuan nga Partia Demokratike, por « berishizmi » si mendësi dhe si filozofi e ligjërimit politik në Partinë e mbetur Demokratike, është çimentuar në « djalin » politik të Berishës që është Lulëzim Basha. Gjithnjë e më shumë ai po zbehet në sy të opinionit dhe po shfaqet si një jetim politik që i kanë mbetur çelësat e godinës në dorë dhe nuk di çfarë të bëjë me to.

Aksioni politik i Lulëzim Bashës pasi përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, i ngjet krekosjes dhe performancës së heroit të realizmit socialist që ndërtohej nga ligjërimi politik pas çlirimit, i cili vinte përpara mullinjtë e erës dhe u shpallte luftë të gjithëve, armiqve të brendshëm dhe atyre anash duke u bërë i pabesueshëm dhe duke na kujtuar të gjithëve se jeta është vetëm luftë. Lulëzim Basha është i paaftë dhe mediokër politik. Që kur ka hyrë në jetën publike të vendit ai ka artikuluar vetëm një argument : luftën kundër korrupsionit dhe luftën e luftën e luftën deri në lodhje.

Njeriu që kopjoi si formë të paraqitjes së alternativës politike berishizmin – një filozofi që mbështetet te nxirja e kundërshtarit, te vizatimi i një realiteti në vend që të ngjajë me vendet e humbura të Afrikës dhe ato ku njerëzit hanë njerëzit nëpër rrugë, ky njeri, nga tragjik që mendoi se do të na shfaqej në fillim, tani është bërë një komik që nuk të bën as për të qeshur as për të qarë, thjesht të bezdis. Po pse ?

Që kur është ndarë me Berishën, aksioni i tij i vetëm politik janë bërë plehrat ose inceneratorët. Për këtë ka kërkuar dhe ka ngritur një Komision Parlamentar hetimor dhe në krye të këtij Komisioni ka vendosur Jorida Tabakun, deputeten që ka blerë një vilë nga ndërtuesi i shkollës « Sami Frashëri » të clit i shkonte te kantieri dhe e akuzonte për korrupsion. Ndërkohë, SPAK-u ka nisur hetimin për këtë aferë dhe deri tani ka përfunduar në qeli ish-ministri Lefter Koka e janë në kërkim dy të tjerë.

Paralelisht me këtë, Komisioni i Lulëzim Bashës në Parlament po na e neverit gjithçka, sepse ai e ka bërë hetimin një spektakël bajat dhe në krye të këtij hetimi është Tabaku dhe disa tabakë të tjerë të përfolur për korrupsion që të kujtojnë gjyqet popullore që bëheshin nga komunistët pas çlirimit të vendit. Tani opinioni nuk di kë të besojë, SPAK-un që po heton apo prokuroren Monika Kryemadhi e Jorida Tabaku që na shfaqen çdo ditë në televizor duke demaskuar armiqtë e revolucionit antikorrupsion që po udhëheq Lulëzim Basha.

Kjo zhurmë e neveritshme që po shkallon miletin jo vetëm që nuk ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, por tregon se berishizmi si mendësi është e vetmja ideologji që frmyëzon djalin jetim të PD-së – Lulëzim Basha. Pse? Sepse me këtë aksion ai zhvlerëson institucionet e reja të drejtësisë që janë ngritur dhe po hetojnë, sepse ai po bëhet qesharak duke dubluar prokurorinë me mënyrën se si e bën atë hetim ai Komision i ngritur prej tij. Atij Komisioni i mungon dinjiteti, i mungon personaliteti, i mungon gjithçka.

Protagonizmi i shpifur me vizitat në vendet ku do të ngrihen inceneratorët të kujton përsëri vizitat e prokurorëve të komunizmit në shtëpitë e viktimave dhe triumfin banal të tyre. Dhe e fundit. Lulëzim Basha është një nga të akuzuarit e mëdhenj për korrupsionin me « Rrugën e Kombit ». Vepra e tij kriminale e abuzimit me mbi 300 million euro në « Rrugën e Kombit » nuk është mbyllur ende pavarësish se ai i shpëtoi asaj me procedurë. Kjo qeveri që Lulëzim Basha dhe të tijtë e quajnë të korruptuar dhe kriminale dhe ky kryeministër që e drejton atë, jo vetëm që kanë krijuar një klimë tjetër politike, por janë ndarë njëherë e mirë me mosndëshkueshmërinë.

Ata i kanë dhënë besim drejtësisë dhe nuk kanë marrë në mbrojtje askënd. Dy ministra, një kryebashkiak dhe dhjetëra e dhjetëra zyrtarë të PS-së kanë përfunduar në qeli. Kjo tregon se Edi Rama në krye të kësaj mazhorance ka krijuar besim në opinion sepse ai dhe qeveria e tij nuk kanë asnjë ndikim në institucionet e drejtësisë. Ndërsa Lulëzim Basha dhe PD-ja e tij dhe ajo e Berishës vijnë nga një kohë kur bënin ligjin mbi drejtësinë.

Ty, Lulëzim Basha të ka shpëtuar Sali Berisha nga procedimi penal ashtu siç shpëtoi edhe Ilir Metën. Ti dhe ata që të ndjekin ty jini bërë qesharakë sepse jo vetëm që nuk kini moralin për të luftuar korrupsionin, por jini vetë të pandehur. Ti i pari duhet të paraqitesh në gjykatë dhe të japësh llogari për abuzimin me « Rrugën e Kombit ». Ndërsa afera jote e financimit të paligjshëm të PD-së që po hetohet në SHBA nuk do të mbyllet dhe për atë duhet të përgatitesh mirë. Spektakli i neveritshëm që po bëni me komisionine plehrave po na bind të gjithëve se jo vetëm nuk kini ide, por nuk kini as mundësi të përballeni me sfidat reale që ka ky vend.

Jini i dënuar të shuheni bashkë me berishizmin. Nëse Berisha është shpallur « non grata » nga SHBA-ja, ty ka kohë që publiku dhe elektorati jo vetëm që nuk të beson, por është i trishtuar sepse tani që përzure Berishën do të rrish aty deri sa të shkrihet PD-ja përfundimisht, sepse ti nuk ke më shumë mend sesa një prokuror i Berishës i diplomuar në kursin 6-mujor të Plepave.

38 komente në “Opozita e plehrave, çfarë trishtimi!”

  1. Rita says:

    Ilir Yzeiri, ky mi gjirizash i mbetjev te enverizmit, mbeshtetes i gjthckaje te keqe vetem se e ben partia ish trashegimtare e PPSH. Ky pseudo petagog dhe pseudo intelektual qe edhe vete perendia e ka bere te shpifur edhe ne shpirt por edhe ne aparence. Neveri per te dhe per ata qe e promovojne kete klloun mediatik.

    1. Plaku says:

      Ti Rita qe ofendon pa asnje fakte artikull shkruesin dhe kerkon te mbroshe Bashen qe eshte i njohur nga te qytetarët si vrases dhe hajdut i pa skrupullt (flasin dosjet ne Prokurori). Ai jo vetëm që eshte i pa afte dhe medioker politike,por edhe i pa shkolluar dhe genjeshtare……kerkoja se ç’fare dipllome ka,nuk ka asgje se ka mashtruar si genjeshtare dhe mashtrues patologjikë qe eshte dhe e fundit eshte shkateruesi i PD_se. Me që ke simpati per Bashen,mbaje te befte mire ?????

      1. Gjergji says:

        O Plaku,
        Jam shume dakord per te gjitha sa thote aryikullshkruesi per Lulken e PD. Por do te me pelqente te lexoja se ç’eshte bere me leket/eurot qe kane humbur? Pse SPAKU nuk eshte bere i gjalle qe ne momentin kur plasi si skandal. Ne nje shtet normal, nuk do te behej teater me keto komisionet e parliamentit por nje proluror i thjeshte do te niste hetimin per kedo.
        Per mua si popull, as qe dua t’ja dij per Sale , Ed, Ilir, Lul apo kushdo qofte.
        Eshte koha qe ne, njerezit e thjeshte te shikojme interesin tone e jo te politikaneve qe lozin e bejne qef me parate tona. Mjaft me te zihemi si tifize te politikaneve.

    2. Gjirokastriti says:

      Po c’ke moj Rita, pse e fyen tjetrin. Pse tregohesh kaq shpellare e pa dinjitet. Tek e fundit te verteten i thot. Te humbish 5here zgjedhjet e te mos hapish rrugen kete vetem Luli e ben. Mi vodhen thot por edhe keshtu tregon qe nuk je i zoti per asgje.

  2. Ed says:

    SHUME E BUKUR . BRAVO TE GJITHA TE VERTETA

  3. Bubuzhel Berati says:

    I nderuar gazetare mos e ofendo demokarin Basha kur ka qene 8 vjec degjonte zerin e amerikes dhe e nduqte sigurimi shtetit kur ka qene 9 vjec ka rrezuar bustin e enver hoxhes .
    Tani meret me plehrat por qe doli bllofe .
    Fatkeqsia jone eshte qe keni nje non grata dhs nje tjeter grata ?

  4. On says:

    Si perfundim o Ilir….meqe qenka djale I keq Basha nuk ka vlere hetimi I vjedhjes….boboooo….rri o njeri ke letersia…..I peshtire

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      O klluf
      Ai nuk tha we nuk ka vlere hetimi, por qe “Basha, Tabaku, dhe Kryemadhi po e zhvleresojne hetimin.”
      Ata nuk po e lene SPAK-un të deshtoje dhe po i bejne nder Rames.
      Tani, komenti yt, çfare vlere ka? Apo deshe t’a thuash edhe ti nje gjë, si militant qe je? Ju komunistet Jeni racë e forte per zotin. Enver Hoxha ka 37 vjet qe ka vdekur, por ju mban Saliu të bashkuar rreth Shurrtores.
      Dhe me e bukura është se ti kujton se je antikomunist.

  5. Ladi says:

    Shkoqur, hapur, drejte.
    Nuk ke çi shton me shume shkrimit tend per kete qesharak qe trashegon PD – partine e sigurimit te shtetit te dikurshem..

  6. Moni says:

    Ata jane BASTARDE KURVASH…SI VETE SALA

  7. Hajde are te te tregoj babain says:

    O Ilir Cari (YYY ze iri). Je i vjedhur o Car.

  8. Dashnoja e Fundit says:

    Llaxore je ti moj Idjote, leri Njerzit te pergjigjen.
    Je edhe Llaxore edhe Buçe.
    E Turperon Femren Shqiptare o Balon Tabake.

  9. Taulant says:

    PO ky debil cfare shkruan ?
    Kaq poshte ka rene shtypi ne Shqiperi sa shumica e gazetareve jane shnderruar ne shkrimtar oborri.
    Po nje opozite n.q.s nuk kerkon trasparenc per vjedhjen e 430milion eurove me mire te zhduket si opozite.

    1. BABALE i pd says:

      430 milione shume paskan vjedhur o taulant ?
      Po mire more bukuroshe kush e vertetoi qe jane vjedhur 430 milione babalet e pd opozite e plehrave monika e lsi kush pasi te akuzoshe dike per vjedhje duhen fakte duhet gjyqe denime nuk duhet balona tabake qe ka dale bllofe me plehrat si plehre qe eshte sinqerishte te ishte Enveri gjalle do ta kishte zili kete komuniste .

    2. Gjirokastriti says:

      OTao Tao je kokrra e hajvanit, cop mishi me dy sy. Nje njeri i akuzuar per rrugen e kombit 200 milione, per shitjen edetit, per 4 te vrar ne bulevard te pakten duhej te ish zhdukur nga qarkullimi. Kete pune duhej ta bente nje tjeter i paster politikisht e moralisht qe ne PD ka por nuk i lene Sala dhe tani Luli me mbeshtetjen e militanteve copa mishi e shpellare hajvane qe kur vjen puna nuk ngrihen per hallet e tyre por per partine jane gati ti vene flaken edhe shtepise se femijeve tetyre.

  10. Xoni says:

    Vleresoj shume shkrimet e z. Yzeiri por mendoj nuk jam dakort me kete shkrim pasi ajo qe u intereson qytetareve eshte se si jane menaxhuar parate e tyre pavaresisht se kush I ben keto akuza dhe nese ben politike me to.
    Mos valle jane shperdoruar meqe kundershtaret jane te zhytur vete skandale?

  11. te me falin femrat e ndershme qe jane pak says:

    Foli, po te degjoi; nga ai vesh nuk degjon Lulezimi se eshte hibridizuar me polenin ne krerezen e pistilit dhe eshte fekonduar vezorja duke pjellur hibride te tjera si Jorida Tabaku me shoqe qe si kacidhe femra nje mburren me ca parà te vjedhura dhe me nje vrime qe e kane fale natyres, tani qe ndoqen dhe Saliu, fluturojne me preshin qe u la trashegim Tritani , duke menduar se kane zene mbreterine e vendit; ne fakt injoranca ketu te çon. Shoqeria kerkon njerez me integritet e jo pune kurvash e hajdutesh rrugesh se kemi plot edhe ne fakt edhe ne mediat sociale, aq sa na jane veshtrire dhe grate fare e s’duam ti shohim me me sy kur e kujtojme qe edhe ato jane qenie si ne por te deformuara. Te fala mendjes, thuaj .

  12. "BOHOTINA" says:

    Ka nje problem te voccckel. PD ka bere aq keq kur ka qene ne pushtet, pra 100 here me keq, per cdo gje qe perflet te tjeret, saqe eshte fare e pabesueshme.

  13. Franz Kafka says:

    Ja kjo eshte partia e re e Bashes, gjoja me pretendimin se eshte larg berishizmit. Por mjafton sjellja prej xhade e Tabakut, per te kuptuar se ne fakt Basha perfaqeson berishizmin tipik. Prandaj vazhdoni mbeshteteni Bashen se kohe me vone do e kuptoni se keni mbeshtetur nje Berishe 30 vite me te ri

  14. po ku jeton dot nji Plehr si basha dhe ajo trushkulura Tabku etj zorraxhinj te tufezuar
    qe bojn gjasme jane Parti Politike -Opozite pa u zhgrryer mes Plehrash?
    ajo eshte Menu-ja e tyre Politike?
    Qisin Plehra nga Goja kudo si ne Parlament e Medie ,
    kane nji paraqitje prej Plehre me Kostum,
    sillen si Plehra si ne rruge e kudo ,
    qelben Shqiperine sepse eshte e kuptueshme per te gjithe , nuk i lidh asgje me Politiken
    dhe s’jane Politikane por i perdorin zhurmen politike si Maska me u duk ne Opinion si Politikane .
    Ishin ne Pushtet 8-vjet dhe ndertuan vetem Vila ne Lalz e kudo , Tradhetuan Kombin kudo shkelen si ne Kosove
    edhe Shqiperi , vodhen shpartalluan me Tendera e rruge fallso Miljarda € ,vrane shqiptaret si rrugeve
    ne prita naten poredhe bulevardit apo i hodhen ne erer si ne Gredec ,

    pra kro Olehra e bij bushtrash mabhen ala sot per Poltikane ne ate vend nderkohe qe i duhe rras Helli
    e djeg mes Plehrave me pastru Kombi

    Doni me per Plehrat e Politikes Shqiptare ?

  15. Nuk arrij te kuptoj perse AMA putana nuk nderhyn e bǴjobise kto medie ordineresh
    qe dijne vetem me censuru Fjalen e Lire !!!!!!!!!!!!!!!!

  16. Elio says:

    Hajde artikull hajde! Po pse o mamuth sipas teje nje opozite sado difekte te ket nuk ka te drejte te kerkoje llogari per miliona euro te grabitura nga bandat qe mbron ti? Njeri pa dinjitet

    1. Miradije Hoti says:

      Elio po ngsteron dollarin me hajdarin po ngateron te drejten per te investiguar me te drejten per te gjykuar .
      Deri tani ka dale bllofe opozita e plehrave ne kete histori .
      Ta akuzoshe tjetrin per vjedhje do te thote te kete kaluar procesi gjyqesore personi te jete i denuar afehere ke te drejte morale te thoshe vodhen u vodhen vodhi se u benua personi, grupi .
      Vetem ne komunizem gjykohet keshtu dhe pd si nje parti me mentalitet komuniste vazhdone te gjykoje sikur jane gjyqtare

      1. Elio says:

        Shpresoj qe gjerat qe po thua i thua vetem se te paguajne, apo ngaqe je patronazhiste qe ne vend te besh punen ne administrate duhet te merresh me komente ne gazeta.. meritojme me shume si njerez, edhe juve qe ju mban peng me 40 mije leke ne muaj. Mire eshte te reflektoni pak.. sidoqofte nqs do perdorej ai standard qe ti po thua ky artikull nuk duhej shkruajtur, sepse gazetari qe ti mbron po behet gjykates kunder Bashes dhe PD. Per te mbrojtur tezen tende perdor ndonje argument tjeter se ky ishte bajat

        1. Miradije Hoti says:

          Idiote …nuk behem kure talibane partie.
          Nuk jam antare i asnje partie dhe kam votuar Edi Ramen nese do dali dikushe me i mire se Rama do ta votoje pa pare ngjyrat partiake po berishen meten bashen babalet moniken bardhun flamir noken nuk i votoje kurre ..
          Kur komentoje perdore llogjiken ne veprime i nderuar ndaje kur komenton pamvarsishte qe je i fshehur mbas pseudo ti tregone nivelin e dobet intelektuale qe posedone

  17. Pedagogu says:

    nje shkrim brilant Ju lumte Yzeiri!

  18. Indignados says:

    O njerez keni ndopak moral?!?!?!!!!! Sado rilindar, komunist e neo komunist te jesh nuk mund te justifikoje vjedhjet!!! Sot po hetojet per mega aferen e inceneratoreve!! A jeni ne terezi a jo?! Nuk e shihni si ia hedhin topin hajdutet qe po perdridhen si kurva?! A ka njeri qe mund ti dale ne krah uriahipit Agaci dhe mega mashtruesit Vjellja?

    1. Indignados o palloshe says:

      O njeri a ke ndopak morale te akuzoshe dike per mega vjedhje kur nuk dihet asgje apo keshtu te ka udhezuar partia

  19. Një mik që të do të mirën. says:

    Me gjithë respektin që kam për ty, në këtë shkrim e ke pjerdhur. Këtu nuk bëhet fjalë për PS apo PD. Këtu bëhet fjalë sesi menaxhon kjo klase politike e të dyja krahëve parat e buxhetit të shtetit. Komisioni hetimor parlamentar po nxjerr në pah të vërteta ulëritëse për pafytyrësinë kriminale të atyre që kanë në dorë parat e popullit. Ish ministri i financave dje deklaroi se nuk janë dhënë para nga buxheti për koncesionar in por në i kemi transferuar parat bashkisë. Pastaj Lali Eri ja kaloi koncsionarit. Shpresoj që SPAK-u të ketë këllqe dhe tu tregoje vendin këtyre hajdutve, që nuk vjedhin se kanë nevojë por e bëjnë për forcë të zakonit. Tung.

  20. loni says:

    O Elio” Problemi nuk qendron nese opozita ka apo s’ka te drejte te kerkoje llogari. sigurisht qe ka, por nuk mund te beje rolin e prokurort,aq me teper te prokurorit bollshevik” Me sillni nje njeri dhe une do ta bej ate fajtor (Berja)”

  21. emigranti says:

    Pse kalohet nga dega ne dege, nga Saliu tek rruga e kombit.
    Qeveritare te nderuar, behet fjale per tenderin korruptiv te inceneratoreve, qe parashikonin nder te tjera edhe prodhimin e energjise elektrike qe ju e propoganduat ne ate kohe me te madhe.
    Qe t’ju kujtohet me mire eshte koha qe u zevendesua Shkelqim Cani ( sepse nuk pranoi te perzihet ne kete afere korruptive ) si minister I financave nga Arben Ahmetaj ( benjamin I Rames , aftesia e te cilit eshte se eshte I dhene pas korrupsionit ).
    Kjo tregon se skandali shkon deri ne maje, per te mos thene se eshte ideatori I kesaj afere.
    Mbetet te shohim se deri ku e ka lejen SPAK-u te veproje, vetem se nuk duhet mjàftuar me denime me burg, por me sekuestrim te pasurise se fituar nepermjet korrupsionit.

  22. Aron says:

    Ndaj edhe Rama do te votohet perseri, sepse edhe keta te mbetjet e PD’se nuk jane me te mire sesa ata qe perjashtuan. Jane pa vizion. Jane pa program. Jane pa inteligjence dhe njohuri. Dine vetem te hedhin plehra, si ato materjale(sic e lane kur ishin ne pushtet bashke me ata qe perjashtuan) si edhe ato gojore, dhe mendojne se vetem keshtu mund ta marrin pushtetin. E pa diskutim, sic doli edhe sot disa nga gazekaret e medias te korruptuar u japin edhe udheqime sesi ti bejne pyetje kundershtarve te tyre. Kini parasysh sikur dicka e tille te ishte kapur duke e bere ndonje gazetar ne favor te socialistve apo Edit. PD’ja duhet akoma te pastrohet nga plehrat e brendshme para se te investigojne plehra te tjera.

  23. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    BBT – Big Brothër Tabaku ! 24/7 .

  24. Mandrini says:

    Po ai qe e vodhi lopen, nuk pati faj fare ???
    Hajde Liri hajde. Vetem gazetar nuk je, as analist …Shume shpejt do perfundosh si Fahri Balliu i 55.
    Merooo, mbase nuk te merzitet “gjigandi” po e botove kete komentin tim…

  25. PO , PO says:

    Znj. Jorida , a e kini pare veten ne pasqyre se si kini katandisur ? ! Jini bere te gjithe copy pass te Saliut , egersira te verteta ! Shih si te kercen damari i ballit ! Duket sheshit se (fateqesi) qe je e semure nevrastenike ! Do lesh ndonje nam te keq , se do te te dale kontrolli nga vetja dhe turp per familjen , Nuk je per politikane por kthehu ne profesioin tend , ku do kesh me shume sukses dhe do gjesh qetesine qe te mungon .

  26. Rita says:

    Cfare race njerzish jeni o Zot i madh. Mbroni hajdutet se jane te partise tuaj, ne te vertete mbroni vjedhesit e taksave qe ju paguani, djersen tuaj, mbroni pandershkushmerine vetem se ka ngjyre mave. Deformim i rende i karakterit njerzor, ky eshte njeriu i ri qe duan pushtetaret e korruptuar. Kush, permendi Bashen o njerez, le te ndershkohen te gjithe te korruptuarit, i pari Berisha, Rama, Meta, Basha e me rradhe. Une nuk jam skllave partiake e shekullit te 21, jam e lire ne ate qe mendoj dhe dua per vendin tim.

  27. Nje mergimtar says:

    Opozita eshte ne te drejten e saj kur kerkon te hetohet nje “afere”.Marrja e kopetencave nga komisjoni hetimor kuvendor te Gjykates eshte shkaterim i hetimit.Lulezimi,Tabaku,Sula,Kellici e te tjere nuk kane te drejte kur etiketojne njerin apo tjetrin “kriminel”,”grup kriminal” e te tjera.Detyra e komisjonit eshte te nxierr fakte ligjore e t’ia jap ato prokurorise.Komisjoni thote se jane vjedhur nga buxheti 430-milion euro,kur sipas fakteve del se per te tre inceneratoret jane investuar rreth 85-milion.Me theniet e pa verteta dhe abuzimet me etiketimet komisjoni humbet vlerat dhe vertet merr emrin “komisjon plerash”Per mendimin tim,me menyren e funksionimit te komisjonit ,me duket nje perseritje efabules “Babale”.

  28. gimi says:

    opozita dhe pozita e plehrave do isht eme i sakte ,po duke qene se je thjehste nje vegel normale qe per ty vetem opozita eshte problem
    rrote kari ,te qifte cim peka dhe ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje