Dhjetë kontradiktat e carit të Rusisë, Vladimir Putin

21 Shkurt 2022, 20:29Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Nuk kam parë deri më tani në historinë e kombeve një luftë kaq qesharake sa kjo që po kërkon të bëjë aktualisht cari i Rusisë, Vladimir Putin.

I gjithë dështimi i kësaj politike ka dhjetë kontradikta të brendshme, të cilat na çojnë te idea e rrëzimit politik të Vladimiri Putinit.

Kontradikta e parë e këtij qerthulli me kërcënime lufte është kjo:

Ore zotëri! kur ti ke forcën e një lufte që vetë po e kërcënon; përse duhen fjalët?

E dyta: Ai që ka forcën nuk kërcënon kundërshtarin por i tregon atij vendin.

E treta: Që të kesh forcë dominante kundër Ukrainës duhet të kesh forcë kundër Amerikës dhe Gjermanisë.

E katërta: Që të shpallësh një luftë kundër Amerikës; duhet të kesh para. Kurse Rusia është në një krizë financiare.

E pesta: Që t’i shpallesh luftë Ukrainës duhet të kesh mundësi të përballosh forcën ushtarake, financiare dhe gjeopolitike të Amerikës. A e ka Rusia këtë mundësi? Kjo është pamundësi absolute.

E gjashta: Që të jesh një politikan i madh i një vendi të madh, nuk duhet ta arrish madhështinë tënde nga madhësia e vendit që drejton; sepse bëhesh qesharak. Njëlloj si Putini në këta muajt e fundit, që, duke dashur të kërcënojë të fortin nga pozitat e të dobtit; i ka dhënë mundësi politikës amerikane që, me një intrigë brilante, ta fusë Putinin brenda një sistemi rropatës; duke i dhënë të kuptuar atij se Amerika po trembet.

E shtata: Putini, nëse vijon kështu, kur të kthejë kokën mbrapa, do shohë se ka drobitur Rusinë.

E teta: Putini, si çdo diktator, nuk mund të tërhiqet nga loja e tij; sepse nuk mund të pranojë dështimin.

E nënta: Shkatërrimi personal i Putinit nuk mund të vijë bashkë me shkatërrimin e Rusisë; prandaj do shkatërrohet Putini për të mos u shkatërruar Rusia.

E dhjeta: Ku ishte sekreti i kësaj politike ruse kaq kontradiktore?

Politika amerikane dhe NATO e shtynë politikën e Ukrainës që kjo të kërkonte antarësimin e saj në NATO. Putini e konceptoi këtë antarësim si fundin e tij; prandaj kërcënoi Ukrainën me luftë; dhe këtu po kuptohet se, sipas kontradiktave që shprehëm më lart: Putini, në vend që të kapte suksesin e tij, po kap shkatërrimin e vetvetes.

11 komente në “Dhjetë kontradiktat e carit të Rusisë, Vladimir Putin”

  1. Ari says:

    Avokat, ti thua se ” si diktator Putini nuk mund te pranoje deshtimin. Nese fufta nis, ai e di qe do humb perballe Natos. Por, ai, meqe nuk pranon humbjen, ka nje arme qe ti e di – berthamire, duke marre boten me vete..no?
    Kete di mire Shba, ndaj bejne kujdes.

    1. Gjirokastriti says:

      Kush mi ben nje pordh ne goje Takut do i jap 5 mije leke

      1. Mynir Dera says:

        Po çfarë ta pjerdhësh Takun e Ngjeles!
        Ai Ka rjedhur nga trute!
        Flet me pika dhe I kerkon llogari, sikur të ishte drejtori I ndermarjes dhe Putin përgjegjësi I turnit!

  2. Pordhe me rigon..... says:

    E o [email protected] me syze,te dhjefsha 10 pikat….se e 11 tregon se ti ke shku per lesh o plak beqo.

  3. vk says:

    Sinonim i organit mashkullor me syze ,por i fishkur ama.

  4. Antipatrea says:

    Këtë të shkretin e kanë bërë synet me llamarinë konserve të Vlorës në burg , prandaj i ngatërron gjërat … Edhe kryqin ky i trëmburi tani e bën me bythën përpjetë …

  5. pirro says:

    Ukraina ka kryer genocid ndaj popullates ruse prej 14 milionesh ne Doneck dhe Luhansk. Mareveshja e Minskut detyronte Ukrainen te zbatonte mareveshjen per keto krahina. Ukraina refozoi per 8 vjet dhe kreu mizori ne keto zona. Keshtu qe Rusia njohu te dy Republikat dhe futi forcat paqeruajtese aty.
    A nuk na kujton kjo ngjashmerine e ngjarjeve te Kosoves nga genocidi i Milloshevicit? A nderhyu SHBA per Kosoven? Edhe Rusia nderhyri per popullin e saj.

  6. Një Qytetar says:

    Më bënë çudi fotoja e zotit Ngjela, duket si e marrë nga një pllakë varri. Ndoshta do ishte më mirë të përdorej fotoja e mëparshme, ku avokati për kënaqësinë dhe lumturinë tonë shfaqet plot shëndet dhe entuziazëm.

  7. taku says:

    Taku-Bardhaku!
    eshte mire me mos me hanger m.. Ti je mesu por sa po han me kete ceshtjen e Putanes Putin je tu u mbyt ne jashteqitjet e tua

  8. Sherifi says:

    Po cfare flete o avukat: ai hyri ne Kiev dhe po shtyp njerez ti vazhdon me ameriken, po amerika e deklaroi qe nuk hyne ne lufte me rusine per te mbrojtur ukkrahinen.

  9. sabrima_ehhhh says:

    Taku i di te gjitha. Ai ka qen mren, O per cmim Nobel mer jahu.
    Kur e thot Taku ka morr fun. As Papa nuk e di ma mir se Taku.
    Taku! Na thuj ene no i gjo per Bidenin heren tjeter.
    Ta kena per me flejt gjume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje