Nga Frrok Çupi
Të na kishte lënë rasti në ujin e lumit- aty ku na mbytën, do të ishte njëmijë herë më mirë; ose do të na dukej se po jetonim edhe pse të mbytur. Se të paktën do të kishim një shpresë: Në një moment uji i lumit tek rrëshqet në udhën e vet buzë pyllit e ograjave, do të na na varte në një kërrabë peme…, ose do të na shtynte në një stere bregu. Dikush do të na gjente pas ca. Lumi ka ujë dhe uji ka frymë si njeriu; nuk po them se ka edhe dhimbje e kujtesë.
“Në jetë, në art, vrasësit më të mëdhenj janë frikacakët/ Mjeshtëria e tyre: gjuajtja në gabime, dhelpëria”. Këto janë vargje nga poeti i famshëm Ali Podrimja. Titullohet ‘Lum Lumi’. Edhe djalit të tij ia kishte ngjitur emrin ‘Lum’. Poeti i madh besonte se lumi ka shumë jetë…
Po këta ‘frikacakë e vrasës të mëdhenj’, pasi na vranë- na morën edhe lumin. Sa herë na mbysin, këtë bëjnë: na marrin edhe lumin.
Ku të na gjejnë, në një ‘vakuum’ si shkretëtirë?
Që natën kur Gjykata Kushtetuese vendosi të mbrojë presidentin ‘me sëpatë që na pret duart’, me ‘sfurqe që na hap barqet’, me ‘amerikanë të kapur për veshësh’…, që atë natë ne jemi ‘nën hënë’, pa çati, pa shtet, pa ligj, pa mburojë. (Të kapë tjetri Amerikanët për veshi e të të mos hyjë tmerri për vete!?). Ishte mesnatë, edhe vetë 6 gjykatësit e ferrit, nuk guxuan ta marrin në mbrojtje haptazi bosin e tyre. Po ne të tjerët, ku të futemi tani?! Presidenti do të dalë nga ai kafaz ku ishte e do të na turret të gjithëve: Me sëpatë, me sfurqe, i dehur, i katrafilluar! O zot, ku të futemi? Deri atë mesnatë të së martës së zezë, kishim një shpresë se ‘ariu ishte i rrethuar’; të paktën me ligje.
Ndërsa tani gjykatësit tanë, njësoj si shnjerëzorët që lëvizin natën, na lanë zbuluar. Nuk kemi më as Parlament (sepse parlamenti ra në gjunjët e presidentit); nuk kemi më as president (sepse presidenti tani del dhe e bën të zezën pa ligj); nuk kemi më as gjyq. Edhe mëkatarit më të madh, ditën e fundit i bëhet një gjyq- në ferr apo në parajsë; por ne nuk e kemi. Na i morën të gjitha, na morën edhe lumin
Ndoshta duhet korrigjuar një gjë ‘e vogël’.
Këta tani e tutje nuk ka më nevojë të lodhen as të na hedhin në lum. Jemi ne vetë që do të shqyejmë njëri tjetrin. Që atë të marte të rëndë kur ata përpiluan se si të na vënë në dorë mjetet primitive me të cilat do të eliminojmë njëri tjetrin. Mjeti më vdekës i shoqërisë njerëzore, që u përdor shtatë herë në vendimin e Kushtetueses, u formulua kështu: Presidenti nuk ka bërë ‘shkelje të rënda’.
O zot, po kush e ka kandarin ku matet i rëndë apo i lehtë krimi, ose shkelja, ose tradhtia, ose besa, ose burrëria, ose ndershmëria?… Gjykata na ka hyrë në fushën e qelizave dhe të obsesioneve, dhe tash po na mat një nga një. Që nga koha e Holokaustit, nuk ka pasur më gjykatë që merr kandarin dhe mat moralin ose jo- moralin, hebrenj ose jo- hebrenj; me ngjyrë ose i bardhë; marrëzinë ose jo- marrëzinë, ëndrrat ose jo- ëndrrat, epshet ose jo- epshet, ndershmërinë ose jo- ndershmërinë… Kjo është hera e parë. Tani e tutje do të mjaftojë vetëm një gjyq në mes të sheshit, ku secilit do t’i merret qimja për të matur kush është i ndershëm e kush jo.
Pastaj kjo do të transferohet në familje; burri do të akuzojë gruan si ‘e pandershme’, dhe opa!, dhunë; do të akuzojë fëmijën si ‘hajdut’ dhe opa!, prerje gishtash…
Ça na bëri Gjykata?! Na vuri mbi kurriz kandarin e ‘ndershmërisë’; dhe na la pa ligje.
Gjykata na e mbylli thesin.
Në vend që të mbyllte thesin e një historie të tërë korrupsioni, vjedhjesh, krimesh; gjykata mbylli thesin e qytetarisë. Ata që kishin kryer gjithë të keqen tonë prej 30 vjetësh, mbetën të lirë. Gjykata Kushtetuese vendosi që sikur ‘kaq ta bëni dhëmbin!’, Ilir Metën dhe të tjerë si ky, do t’i keni përjetë në pushtet. Presidenti nuk ka shkelur ligjin edhe pse e ka shkelur; nuk ka thyer kushtetutën edhe pse e ka thyer; nuk ka kërcënuar paqen dhe lirinë edhe pse e ka bërë; nuk ka prekur në marrëdhëniet me aleatët dhe pse po!; ‘sfurqet i nguli ashtu kot’ por i nguli; edhe pse dehet nuk prish punë se me raki dehet!; edhe pse bën veprime pa dinjitet, kandarin e dinjitetit e mban Gjykata…
Ja ky do të jetë arketipi i presidentit të republikës edhe për breza të ardhshëm; gjykata e krijoji precedentin. Ky është ligj tanimë. Quhet apo nuk quhet Ilir Meta, këtë do ‘të keni president’, vendosi Kushtetuesja. Nuk kemi më as pikën e ujit në lum.
FJALE ZEMRE, FJALE VUAJTJE ,FJALE DESHPERIMI KE SHKRUAR I NDERUAR FROK CUPI .
PSE NUK E NGRE POPULLIN NE PROTESTE KY PALO KRYEMINISTER SI KA MUNDESI QE NJE SHTETE TE KAPET NGA TRE KRIMINELE .
PSE NUK E APELONE VENDIMIN NE STRASBOURG ?
CFARE ESHTE KY KRYEMINISTER QE NUK DEL NE KONFERENCE SHTYP TE SQAROJE POPULLIN .
A E KISHTE MENDUAR KY KRYEMINISTER QE KETA PALO GJYQTARE DY I KISHTE MBARUAR MANDATI DY I MBARONTE PER DY MUAJE DHE BEJNE CALCULE QE TE KAPIN VENDE PUNE MBAS MANDATIT DUKE PRIVILEGJUAR ME TE FORTIN DHE JO RRESPEKTIMIN E LIGJIT ..
Flm i mdhi Frrok per per perlen e rradhes. Kenaqesi e madhe te shohesh titullin e nje shkrimi te bere nga ty dhe me padurim te perpish fjalet e nje krijimi artisti deri ne fund.
Keta jane skuthat e drejtesise, prandj njerzit nuk kane shpres vetem te arratisen nga ai vend. ku haduti eshte ligj venes ku dembeli lulezon dhe puntori ska buk te haje, ku dites i thuhet nate dhe e kunderta. tani merrni daullet dhe te na trashegoet Malua me zinxhir floriri ne gryke.
Keto bema dhe me keso ngjarjesh do te vazhdojme ne shqipot edhe per shume vite..!!
Jo sepse jemi te pa shprese – se shprese ka. Por jemi te pa ditur, te pa gdhendur, te prapambetur deri ne dhimbje…
Z. Frrok. Je i saktë, patriot dhe i ndershëm si gjithmonë. Por kush do të dëgjojë? Rama, i cili është zotuar të mos përzihet në punët e drejtësisë, pa çka se një deputete histetike si Tabaku i ka marrë para si delet duke u treguar përditë me gisht burgun? Kush do të dëgjolë SPAKU i “drejtësisë së re” që me urgjencë të paparë merr në shqyrtim dhe heton icenaratorët, FSHF, etj, ndërsa dosjet e aferave galopante të qeverisë së PD që qeveria ka vite që i ka depozitu në otganin e akuzës, kanë zënë pluhur, ndërsa Rama do thotë sërish: nuk varet gjykata nga qeveria. Kësisoj, ose Rama duhet të japë dorëheqjen sepse ka humbur aftësitë për të drejtuar forcen e tij politike, ose prokurorët që nuk duan t’i hetojnë ata dosje, të shkarkohen për abuzim në detyrë.
Po kryeministri rrote karave qe kane humb çdo lloj llogjike ska çtju beje o bubuzhel berati.
Gjykata e dha verdiktin, tani nqs nuk ju pelqen boleve si ti qe Frroku tka shti trute e gomarit ktu ste ka faj as kryerilindasi qe zotrrote duket qe e dashke fort.
K/ministri, perfaqesues i maxhorances, nese vertyete ka deshiren e mire per te bere shtet, duhet te ngreje ne kembe parlamentin per ndeshkimin e gjykatesve te “Gjykates kushtetuse”, te cilet ne menyre flagrante kerkojne te sfidojne kushtetuten ! Keta po na i bejne gjyqtaret e kushtetuses sikur te jene perendia mbi toke !? Mbi autoritetin e parlamentit nuk ka asnje organizem tjeter qe te mund sfidoje ate.
Duhet te ndryshohe ligji kushtetues per gjykaten kushtetuese dhe te shkrhet ajo gjykate; te pakten te mos jene me ata persona qe zevendesuan plepat e Durresit dhe pastaj te rishkruhet kushtetuta e te behet e ré. Dy gjera u kane ngele shqiptareve andej dhe ketej; ne Shqiperi te shkrihet gjykata kushtetuese dhe ne Kosove te shkrihet gjykata speciale. Sa me shpejte, me mire, sa me vone , vetem vdekjen presim tani se jeta eshte drejte perfundimit. Mbase ata qe kane çelesin edhe vdekjen na e duan neve!
O FRROK ZGJEBJA
NGORDHE PER PROTAGONIZEM POR TI AKOMA NUK DO TA KUPTOSH SE JE NJE CUB I NDYRE MIRDITE PA PIKE VLERE
JU DINIVETEM TE VRISNI PAS FERRASH SI HIJE NATE
BOLL LEHE SE NA CAVE TRAPIN
Ndjehesh i prekur?
U dogje kot fare F’rroki, u dogje kot. Te kishin shkarkuar Ilir Meten ty do te benim President. Ky popull k*r nje k*r te thinjur si ty do president.
Neve nuk e kemi problem të rehabilitojm vrasës,hajna,kriminel,vagabond,rrugaq e monstrum nga më të shpërfytyruarit,madje edhe i votojm,i zgjedhim,i besojm portofolin tonë e i falim të tashmen dhe të ardhmen tonë.Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë asgjë më shumë nga ajo që kemi zgjedhur neve.Gjykata Kushtetuese z.Frrok është produkt i zgjedhjes sonë,përderisa ne i vrapojm pas këtyre lëtyrave ,gjykata e zgjedhur nga këto lëtyra po na e ofron lëtyrën në pjatë të cilën vetë e kemi zgjedhur.Zotëri i nderuar neve ka kohë që e kemi lënë veten pa lumë,por uroj që të ndalemi e të mos humbim edhe detin.Neve i shpallim shtetet kurse për të na i mbajtur e kanë detyrë të tjerët.
Frrok, te dija per burre te mencem. Ngatron Kushtetuesen me Spakun. Te gjitha sa thua kane vlere NEQOFTESE SPAKU NUK DO TA SHPJERE PRAPA HEKURAVE. Po presim te vije ajo dite. Neqoftese jo ( ! ) , atehere rishkruaje kete artikull duke zevendesuar kushtetuesen me spakun. Njerezia nuk duan nje Mete pensionist, por nje Mete ne burg.. Te fala samarxhinjve.
Jo Frok,jo mik,e ke gabim,këta nuk na marrin dot as lumin,as ujin e as shpirtin e këtij populli,këta janë thjesht horra,hajdutë,cuba ,e pa dinjitetin e manteleve e ofiqeve që mbajnë ,bëjnë dëm sigurisht por nuk mund ta ndalin as kohën e as ecjen e kombit shqiptar para.Gjylkata Kushtetuese thjesht tregoi sa vlen profesionalisht e moralisht,ca oficere thjesht u zhytën në llumin e të padenjë,por sprishin dot të ardhmen tone.
Precedentin nuk e krijoi tani gjykata, ajo ka qen aty prej vitesh… bash adhuruesi i vet, dikur i bente te gjitha, kryeministrin, kryeprokurorin, liderin e partise neper mitingje, etj etj., duke qen president. Ja pra qe precedenti ka qene, por vjen nje dite dhe corba qe ke gatuar te kthehet mbrapç e te perlyen kok e kembe. E kane merituar non gratat. Ta gzojne damken per gjith jeten. Gezuar… v.k
Rama po gabon rende. Parlamenti nukka fuqi per te vepruare. Ne bote nuk ka instituzion ne sistemin pluralit me te drejta te pa kufizuara dhe te pa korigjuara. Gjykate mbi parlamentin nuk kemi degjuare veç ne shqiperi,gjykate mbi popullin dhe deshirat e tije ne maxhorance nuk ka. Atehere del pyetja keta te gjykates kushtetuse shqiptare çfar jane dhe kush ka firmose per ta.
Rama me çdo çemim duhet te kthehet ne detyre dhe te drejtoje mazhorancen dhe mazhoranca te drejtoje parlamentin ne se jane shqiptare dhe e duane vertete popullin e tyre.Mbetjet dhe ekstremistet tu tregohet urgjentishte vendi qe meritojne.
Rama hap syte dhe beje kater se po te hyn ujit nen rrogoz .Reaksioni eshte ne kulmin e veprimit per te zhdukur shqiperine dhe shqiptaret.
Frrok Cupi i thote te gjitha dhe per te gjithe popullin.