Spartak Ngjela: Hajdutë kaq të trashë si këta tanët, rrallë se mund të gjesh. E patë si u tërhoq Putin mavria?

15 Shkurt 2022, 18:19Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

I thashë të korruptuarëve të mëdhenj të korrupsionit shqiptar: nuk do të pushtohet Ukraina; por do të vritet Putini.

Ja, sot Putin mavria po tërhiqet.

Por më qesharak nuk është Putini, por një komedi e plotë ishte gëzimi i madh i korrupsionit të lartë shqiptar.

Ne qeshnim me ta; se ata e dinë ende Rusinë superfuqi ushtarake që të bën gjëmën. Po paratë për luftë ku i ka – pyesja unë?

l’argent fait la guerre (paraja bën luftën) na ka thënë Napoleon Bonaparti. Epra; ku do t’i gjente paratë Putin ziu!!! Por, korrupsioni i lartë i Tiranës qe gjithë shpresë.

Ushtria ruse, “e mbaroi stërvitjen” tha Moska sot, duke tërhequr trupat nga rrethimi i Ukrainës. Komedi… por vjedhësit tanë janë të mërzitur.

Dhe tani, mendoj se Putini do të jetë në vështirësinë që ai vetë i krijoi  pushtetit të tij.  Ai e zhyti Rusinë në fronin e tij; sepse, në dy dekada, krijoi për veten një fron monarkik për shumë arsye. Por historia na ka thënë që: përreth fronit gjëmon gjithmonë rufeja.

E pra; a do t’i gjëmojë rufeja Putinit pas këtij dështimi qesharak?

Të shohim.

Po mërzitja e korrupsionit të lartë shqiptar si do të vijojë? Kjo në fakt është komedi e krijuar nga të temburit e mëdhenj të Shqipërisë. Dhe, frika do të rritet.

Po korrupsioni i lartë shqiptar?

Suksesi i Joe Biden -it me Rusinë do përshpejtojë spastrimin antikorrupsion në Ballkanin Perëndimor.

Hajdutë kaq të trashë si këta tanët, rrallë se mund të gjesh.

Sot janë të mërzitur.

Zotërinj; pasi mbaruat pritjen e Rusisë dhe të Serbisë në Shqipëri dhe në Kosovë me gëzim; tani filloni pritjen me ankth të SPAK-ut.

Po SPAK-u, kur do të godasë sërish në Tiranë?

Gjithçka varet nga politika amerikane.  Kurse shqiptarët po presin.

Goditja e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri do të sjellë një vlerë të re për Amerikën në opinionin publik shqiptar. Dhe këtë duhet ta dijë politika amerikane… dhe kuptohet se ajo e di shumë mirë.

Pozicioni gjeografik i Shqipërisë ishte në përbërësit kryesorë të luftës që kërkonte të hapte Rusia kundër Ukrainës – kjo tani u shfaq botërisht. Dhe kjo është vlerë e rritur për shqiptarët.

Pranda, kuptohet se eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë është një arsye politike e kohës; edhe për Shqipërinë, por edhe për politikën globale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me eliminimin e korrupsionit të lartë në Shqipëri, e humbet shpresën edhe  Moska edhe Beogradi kundrejt Shqipërisë. Prandaj, kjo kohë historike e kërkon të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

17 komente në “Spartak Ngjela: Hajdutë kaq të trashë si këta tanët, rrallë se mund të gjesh. E patë si u tërhoq Putin mavria?”

  1. Eh!mor taku says:

    O taku ,ai lexon ato qe shkruan se po behesh qesharak….
    Edhe do kete lufte edhe sdo kete lufte,putinin do e vrasin!!!!
    Sot shpall fitoren e parashikimit tend,qan hallin e putinit se ku do i gjej parate,akoma ke shprese te spaku lalzit….
    Cia mban lidhje me takun.

    1. demo-krati says:

      Gabohesh i dashur komentues se CIA nuk merret me budallenj qe thone gjithçka!Tatu ,taku to……ku akoma nuk e di se Sali Berisha ka qene deri dje poliagjent e per rrjedhoje nuk preket deri ne ngordhjen e tij natyrale!Ai nuk bene gabimin e Osama Bin Ladeni por po ta shikosh dhe ndjekesh me vemendje ai po fut ne loje rrushin e Skraparit per te paguar te gjitha bemat e Sali Berishes!SPAKU kur te jete gati dosja “Meta “do te veproje,pasi deri me tani nuk kane ndonje urdher nga qendra!GJithkush e pa qe ata denuan Saimir Tahirin si dikur Saliu Nexhmien per kafet!Sali Berisha eshte “Monument agjenturash ” e per rrjedhoje mbrohet nga “fabrika”!Edhe lojrat qe bene me Lulin jane te stisura sepse vete ai i ka dorezuar stafeten se bashku emblemen perkatese pasardhesit te tij ku objektivi i tyre eshte rezimi me çdo kusht i Edi Rames.A thua te jete rastesi qe te gjithe drejtuesit e organeve te drejtesise te jene nga veriu!

    2. Eh more "Eh" says:

      o komentues, mos u merr me Z Ngjela!
      Nuk eshte ne rrezen tende te veprimit!
      Qe ti nuk e kupton Z Ngjela, ajo duket nga ato qe ke shkruar.
      Mos u mërzit dhe lere mllefin ndaj Avokatit.
      Hajt.

  2. Sufllaqe per te gjithe says:

    Ca flet mo kerric gomari ?! Synimi i Putinit ishte marrja e Krimese, e mori. Gjithashtu krahinat e Donesk dhe Luhansk. Po i mer. Ashtu sikurse copetoi Gjeorgjine kur ja mori Osetine e jugut dhe Abkhazine e veriut. Plus qe Ukraina te mos futet ne NATO. Edhe kjo po i plotesohet. Me perfundimin e Pipelines Nordstream 2, qe lidh Rusine direkt me Gjermanine neper det, anashkalon edhe Ukrainen. Ukraines i mbeten celsat e kashtes. Ti akoma ha mut me SPAK, duke e ditur qe SPAK eshte nje pjelle shterpe e vete hajduteve kryesore Rama-Meta-Basha-Berisha.

    1. Salih EZBOLLAH Berishurra says:

      Sufllaqe per pidhin e [email protected]
      Putin frikacaku nuk ka bythe te hape lufte se e peson si ne Afganistan qe iku Rusia me bisht ndershale si e dhjere ,e cfare beri ne afganistan .. nje mut hengri Rusi. Pa me thuaj more vellai i karit me ke ka bere Luftr Rusi…???? Ne luften e Dyte Boterore Adolf Hitler ia shkerdheu mamakat ruseve 20 mil Sovjetike u vrane . Dhe Gjermania Naziste ishte e shperndare ne te gjithe globin se po te kishte sulmuar Bashkimin Sovjetik e vetme,, dhe te mos e kishin sulmuar forcat Aleate si SHBA -ANGLI-FRANCE Sot do flitej Gjermanisht ne Rusi. Prandaj Putin dhjeraman frikacaku te ha mune…vetem pordhe shet. Ska bythe:

    2. Kalec Dega says:

      Bravo, asnje presje..po kujt i thua dhe merr mundimin ne folene e komunizmit, Tema.
      =
      Keta duan vetem , incineratoret e Rames…ne bith–.

  3. Asd says:

    Qendro pak o Tak. Thua deshira sikur te jene analiza. Deduksionet jane pa peshe dhe pa inerci. Ato ndryshojne si shkarravinat e nje femije mbi nje cope leter.

  4. katarakti says:

    Ky ka rrjedhur fare. Por fare fare ama. Nuk e di si ia botojnë këto budallalliqet që i nxjerr goja?! Apo sa më budalla, aq më shumë zhurmë bën?!

  5. Guardium says:

    Ik mor kar, sharlatan, se le nam.
    Po tallin bythen te gjithe me budallalleqet e tua.
    I mbaruar komplet.

  6. TURIEMIGR says:

    O TAK MAVRIA! PO TE DONTE PUTINI TA PUSHTONTE E KISHTE PUSHTUAR. SKE KUPTUAR ASGJE

  7. Indignados says:

    Kercimet Pindarike te Avokat Ngjales

  8. po mo po says:

    o sufllaqe sandwitch!!
    Nordstrm2 as ka per tu bere, qe tani kane filluar vendet e BE me gjithe USA kunder gjermanise, dhe gjermania der tani ska pasur kundershtare direkt.
    Ska bythe gjermania kunder BE, se eshte akoma duke paguar borxhet e luftës se dyte.
    Putini ja futi pordhes kot, e u turperua ne pleqeri, dhe tani humbet dhe karrigen, se sia lene ruset se u ka vajt ne maj te hundes.
    Me propaganden e Moskës rri akoma ti!!?!?
    Po dukesh qe snjeh hiç realitetin ne rusi!
    Atje lulezojne oligarket dhe populli zhytur ne M der ne gush, ti flet per Rusine.
    Putini humbet zgjedhjet, dhe rusia humbet gjithe “Krimet-ë” qe ka gllaberuar, e shkon ne krize ekonomike, E SIGURT kjo qe po te them!!!
    Eshte difekt i GJENETIKES ruse, qe kur marrin timonin, u duket vetja Zot.
    USA si gjithmone del siper situates, me nje budallek te Putinit, ajo, shkundi BE, konfirmoji me madheshti NATON, vuri gjermanine ne shenjester, zbythi dhe rusine.
    Gjithe kjo, me tek levizje!
    Pse kot, gjasme alarmoji gjithe boten, duke terhequr nenshtetasit e saj!!! e pastaj filluan te gjithe zinxhir??!?!
    Sa filluan te iknin te gjithe, u dhie Putini……jo tha…..kisha stervitje!!! hahahahhahahah
    USA, eshte perpara shume, ka qene, dhe do ngelet.

  9. Putini do sulmonte sot Ukrainen po u tremb nga bideja edhe amerika e madhe edhe iku me vrap (TM spartak mavri ngjela) says:

    Po Krimene kur do ja merrni Putinit mo apo ja late ta mbaje ashtu sic i takon?
    Po Donjetskin edhe Luganskin pse nuk po i cliron Ukraine, cka cfare e pengon?
    Po Nord Stream 2 kur do e mbyllni mo? Apo se mbyllni dot se ngrin evropa nga te ftohtet edhe falimenton ekonomija?
    Po ndonje lek do i japi ukraines amerika e madhe mo, te ushqeje miletin edhe te bleje gaz? Apo populli eshte cja q* nenen le te vdese te fitoje Bideni Zelenski Proshenoja edhe Sorrosi.
    Per keto qe besoni tu thuash bageti eshte gjynah per delet, se ju jeni bageti me makine edhe celular.

  10. Elton says:

    Ju keshilloj ta zgjeroni leximim me shume ne media te huaja.Se analistet dhe mediat tona jane kot .Lexoni Fox News cfare thote meqe jeni me Amerikan se Amerikanet.

  11. shori says:

    O Taku, te gjithe zagoritet e kane nga nje vidhe mangut, ty te mungojne disa derrasa…! Gjithe fantazite kompleksike qe ke ne trurin tend halucinant, i shkruan per analiza… Ke dhe Mero patriotin qe t’i boton dhe ti gezohesh si cilimi…, duke na gajasur me “filozofite” e tua qe gezojne disa trushpelare injorante…

  12. Po kur nuk ka analistë të hajrit do marin dhe loqe si puna e Takut.
    Që nuk ka lekë Rusia të mbaj 200,000 ushtarë me djatjh, çaj e fasule + letër higjenike për 3 muaj kjo dihet,megjithatë forcat ruse nuk janë tërhequr të gjitha. Mendoj nga mezi i marsit mund të ikin të tjerët.
    Deri atëhere mediat do vazhdojnë të broçkëllisin.
    Se çfarë synon dhe kërkon në të vërtetë të tregoj Rusia me këtë shfaqje të shëmtuar dhe çfarë ka marë apo çfarë ì është premtuar kjo nuk ka per tu marë vesh ndonjëherë.

  13. N.VJOSA says:

    O Tak Mavria,
    Je bërë qesharak
    Or te vrafte Perendia!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje