Nga Enver Robelli
Ikja e opozitës nga salla e Kuvendit derisa fliste kryeministri është veprim i shëmtuar, siç ka qenë e shëmtuar sjellja e deputetëve të Vetëvendosjes kur nuk hynin në parlament derisa të përfundojë himni i Kosovës.
Pastaj u futën me flamuj të vegjël kombëtarë për ta dëgjuar kryeministrin e Tiranës, Edi Ramën, i cili i pat bërë të fluturojnë skifterët e VV-së me premtimin fluturues se Kosova e Shqipëria do të kenë një president. Ishte një premtim për lojëra populliste, që u harrua me gjasë në çastin që u tha.
Sa i përket opozitës së sotme të Kosovës: nuk duhet pritur shumë prej saj, kur një pjesë e konsiderueshme e kësaj opozite, kur ka qenë në pushtet, ka qenë e gatshme të negociojë madje edhe për kufijtë e Kosovës.
Dhe së paku një parti i ka vrapuar pas, herë hapur, herë fshehtas. Kush e ka nxjerrë Kosovën në pazar, s’ka fort dashni për pavarësinë. Kështu që krejt kjo çka ndodhi sot në Kuvend është një “ditë e zakonshme politike”, siç ka qenë edhe në kohën kur VV nganjëherë sillej vetëm si ent i përmbarimit karshi shtetit të Kosovës. Ardhja në pushtet do t’i bëjë mirë VV-së për ta kuptuar se shtetësia e Kosovës nuk është përkohshmëri, por përjetësi.
VV një kohë e shihte pavarësinë si diçka të përkohshme për shkak të ambicieve të serta patriotike dhe panshqiptare. Pjesa tjetër më e madhe e klasës politike, ndërkaq, deklarativisht ka thënë se është për përjetësinë e pavarësisë së Kosovës, por me keqqeverisje, vjedhje, korrupsion e krime në të vërtetë gati ia shkurtoi jetën shtetit të Kosovës. – Urime dita e pavarësisë me shpresën se në të ardhmen Kosova do të ketë vetëm politikanë e politikane të përgjegjshëm dhe të ndershëm! Një hap i vogël është bërë para një viti, hapa të tjerë duhet të pasojnë.
Zoti Robelli, 1. opozita beri mire qe doli sot. Eshte e paperballueshme te degjosh dokrrat e Albin Kurtit dhe te VV per pavaresine. Ata si grup dhe si individ kane qene kunder cdo ngjarje pozitive ne shtetformimin e Kosoves. Pra te lutem mos bej krahasime midis opozites se sotme dhe VV dhe Albin Kurtit, persa i perket respektit per shtetesine e Kosoves. 2. Ose nxirrni nje dokument se kur dhe si ka filluar ceshtja e shkembimit te territoreve, ose mbylleni kete argument se po behemi qesharake. Deri tani kemi degjuar gjithfare thashethemesh dhe asnje dokument, asnje deklarate konkrete per kete teme. Perkundrazi, kemi degjuar qe sherbimi sekret serb e ka hedhur se pari, dhe sigurisht “patriotet” e thekur vrapuan per ta penguar. Edhe njehere, si gazetar juve ju takon te pasqyroni nje sekuence te ngjarjeve apo dokumentave qe do vertetonin kete perpjekje. Nese keto ekzistojne, dikush duhet denuar per tradheti kombetare e mbetur ne tentative. Deri atehere mjaft se jeni bere bajat dhe te padurueshme te gjithe.
Ky shqpe foles nuk e shkruan keq gjuhen eshte per tu pershendetur, ndersa cfare shkruan apo paralelelizmat e nje krahine me nje shtete eshte çeshte deshire ja fut kot por prape si i huaje apo étranger ka permirsime ne gjuhen tone
Kur flasin për Pavarsinë e Kosovës ata që dikur nuk e njihnin, biles nuk pranonin as flamurin e shtetit dhe himnin. Si mund ti dëgjosh të flasin gjithë hipokrizi për pavarsi dhe shtet ? Kosova u çlirua dhu bë e pavarur në sajë të luftës së UÇK-së,komandantëve të saj dhe NATO-s. Pra merita është e UÇK-së Thaçit me shokë dhe Aleatëve me SHBA në krye. VV luftoi pas çkirimit me demostrimë anarkiste,me bomba tymuese dhe gas lotsjellës dhe në luftë me institucionet. Dhe do jetë e afërt dita kur do ikin me turp dhe do shpërbëhen si lëvizje talebane dhe anarkiste.
Serbët dhe Anarkistet nuk do të flasin dhe shkruajnë kurrë mire për UÇK dhe NATO dhe pavarësin e Kosvës dhe as për SHBA dhe Shqipërinë dhe do të vazhdojnë ta përqajnë dhe izolojnë kombin. Sa i e luftës çlirimtare dihet qëllimi tyre sepse ata bashkë me mafin pan sllave dhe disa evropjan pa pikë faji me akuza dhe dëshmitarë të rrem i dërgaun në Hag dhe tash duke mos mund të gjenë fakte kërkojnë 10 vite hetime!!!.
Ndaraj e Kosovës ka qenë dhe do të jetë temë sepse përsëri po mbet jasht një pjesë e shqiptarëve – Lugina Preshevës për të cilën nuk ka reprocitet me Serbinë dhe as që përmend Kurti.etj.