Lëreni Ukrainën, por shikoni Kosovën!

16 Shkurt 2022, 11:35Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Në mesin e krizës ukrainase, studiot televizive shqiptare u mbushën me strategë shqiptarë që bënin skemat e Shtabit të Përgjithshëm rus dhe deshifronin atë që vrisnin mendjen edhe ekspertët perëndimorë. Atë që perëndimi e quajti “Psiko-luftë” dhe kishte të bënte me enigmën Putin, në një lojë të një bote ku simbolet, mesazhet, gjestet, janë një miks mistik, e zgjidhën shqiptarët që edhe katër nëndetëse që kishin, ua u hëngri ndryshku.

E megjithatë, pushtohet apo jo, kriza ukrainase është shenjë se bota nuk është më ajo e para. Rusia nuk është më superfuqia e dikurshme por Putin tregoi se nuk do të rrijë më indiferent për interesat globale të vendit të tij. Dhe Shqipëria ose më saktë bota shqiptare, do të preken nga kjo.

Në këtë moment, kur dy shtetet shqiptare i kanë dorëzuar komplet armët dhe ia besojnë mbrojtjen e tyre NATO-s, që një ditë të bukur mos ta shohin veten me pushkë druri duke mësuar vijën e shënjimit tre ditë para lufte, është e mira të bëjnë llogaritë. Shqipëria as sot dhe as kurrë nuk ka pasur ose do të ketë kapacitetet që të përballojë një agresion nga një fuqi e madhe apo e mesme.

Por ka kapacitetet që t’i shkaktojë kosto të atilla që fqinjëve mos t’ju shkojë mendja ta shohin si një kafshatë të lehtë. Dhe këtu më shumë sesa për ne, bëhet fjalë për Kosovën e cila ende ka status evaziv, status të cilin gjasat janë ta ketë edhe për shumë kohë. E në këtë situatë kur gjysma jonë është ende e papërcaktuar, ne duhet të kuadrojmë objektivat.

Për këtë duhet që dy ushtritë të bashkërendojnë stërvitjet e përbashkëta dhe mos ta kenë këtë vetëm në kuadrin e momenteve të përmbytjes.

Duhet të caktojmë rreziqet primare. Kjo është Serbia. Në këtë situatë, Shqipëria e ka të pafalshme që ende e siguron hapësirën ajrore nga Italia dhe Greqia. Ka ardhur koha që ne të kemi flotën tonë e cila jo domosdoshmërish kërkon 200 F35. Edhe 30 F16 do të mjaftonin për të ruajtur hapësirën ajrore tonën dhe të Kosovës.

Ndërkohë Shqipërisë nuk i duhen mjetet e blinduara pasi nuk mund t’i përdorë skërkave të Dukagjinit apo Kolonjës. Por Kosovës i duhen për në Fushë-Kosovë.

Një planifikim i strukturave të armëve do të ishte një fushë tjetër e bashkëpunimit dypalësh.

Askush nuk e di se cilat do të jenë lëvizjet e ardhshme të Kremlint. Vullneti i Rusisë nuk është vetëm vullneti i Putinit. Rusia është një perandori që edhe ai që do të vijë pas Putinit do të ndjekë politikën ekspansioniste ku Serbia do të jetë një levë e tij në prapavijën e NATO-s. Dhe objektivi i Serbisë është bota shqiptare. Ndaj lind edhe nevoja e një bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në një konflikt të ardhshëm hipotetik, Shqipëria nuk do të rrijë asnjanëse nëse sulmohet Kosova. Ndaj përpara se të merremi me hallin e Ukrainës, le të qajmë tonin. Një fuqi modeste ushtarake e jona, e tillë që ta bëjë të paguajë haraç çdokush që e prek një nga dy shtetet shqiptare, ngjall respekt edhe te miqtë. Askush nuk e do një mik të dobët./dritare.net

31 komente në “Lëreni Ukrainën, por shikoni Kosovën!”

  1. Rezi vlore says:

    Eshte shume e thjeshte rama ne vend se te vjedh leket me rruge qe kushtojn si kur jan te shtruara me flori te blej per kosovar raketa antitank spike dhe 50 sisteme mlrs kineze a300 me rreze 290 km.kaq mjafron qe ke nen tiro beogradin qe na pjesa qendrore e kosoves qe esht 250 km ne vije ajirore.sa per 30 avionat mjaftojn 12 se serbia 14 mig 29 te vjeter ka

    1. A keni tru ju kur shkruani says:

      O koqe ne nuk kemi arme per vete se i shiti saliu me sypeshkaqenin e tij dhe me medi gerdecin,e ti na thua te blejme arme per kosovaret qe te vijne te na vrasin per hesap te saliut si xhafer deva dikur

      1. Taulant says:

        Lere se cfare beri Saliu se per skrap mjetet e ushtris Shqiptare i coi qe kur ishte minister Majkua.
        Prishjen e municioneve e organizonte Natoja me Amerikanet.
        Me 1 miliard euro (aq sa eshte shuma qe shperdoron administrata ne vite) mund te blesh 10avion F16 te perdorur.
        Por edhe disa helikopter e ndonje Tanks nga vendet mike.
        Problemi eshte qe babezia dhe tradhetia e qeveritareve Shqiptar ben qe te mos kemi ushtri.
        Shkaterrimi i ushtrsi Shqiptare ishte interesi i Grekerve,Serbeve,Maqedonasve e Malit te Zi sepse ata mbajn te pushtuara tokat Shqiptare.

      2. Aldi Murati says:

        Budallenjte nuk e kane mendjen per paqe.

    2. Albi says:

      sa per ti dhene pak kontekst, Kroacia bleu 12 F16 te perdorur ne Izrael, per 500 milione €. Kuptohet, perfshihet dhe trajnimi i piloteve dhe teknikeve etj etj, pra kan blere nje pakete te plote.
      Sdq mendoj qe 2 skuadrilje me nga 12 F16 nje ne Gjader e nje ne Kosove do ishin te preferuara. Por edhe vetem nje skuadrilje besoj eshte e mjaftueshme.
      Nga ana tjeter, u duhet dhene perparesi helikoptereve, kryesisht UH-60 Blackhawk ose Eurocopter SUper Puma, si dhe sistemeve kunderajrore. Keto te fundit jane pak problem sepse aleanca i ka pak shtrenjte ne krahasim me ruset dhe kinezet, por harrojeni, sic shkruan dikush ketu, qe do mund te marrim sisteme apo cfaredolloj armatimi rus apo kinez. Maksimumi turk ose izraelit, nuk te le njeri te marresh gjera te tjera.
      Duhen 2 batalione tankesh patjeter si dhe transportues te blinduar.
      etj etj etj gjithe keto duan leke shume dhe shqiptaret nuk kane qejf ti paguajne. Mos ja hidhni kot fajin vetem Edit apo edhe Sales apo kujtdo qe drejton, po te kishin deshire shqiptaret jua kishin bere te ditur politikaneve me kohe e i kishin shtrenguar ti merrnin….

    3. Tefter XHEVAPI says:

      Strategu ideolog gjithollog pordhollog ish zëvendesministër i mbrojties dhe burri i Xhungës, i pa puni Dritan Hila, që i jep drejtim edhe pjelljes së mushkave e gomaricave, seksit të bretkocave, pllenimit e pjalmimit të bimëve, tani si ekspert universal, jep direktiva e udhezime në fushën e mbrojties.
      Lum si ne për kësisoj kuadrosh që ka pregatitur partia. ?
      Është fat i madh që kemi mendimtarë të këtijë kalibri.

  2. Kosovari kshu menon says:

    Cpune ka Albanistani me Republiken sovrane te Kosoves!

    1. Roberto says:

      Ke te drejte o Koqevar. Deri dje kishit nevoje ndersa tani nuk ju intereson??? Cudi e madhe. Nuk ka pune ??Albania??me llumra si puna jote sepse kur ne krye mbani nje superllum si Albin Kurti qe nuk degjon askend por ben me koken e tij asnjehere nuk do jeni te qete.Po nuk iku Ai nuk behet Kosova kete e kam thene dhe prap e them. Uji i gamiles po shteron. Askush nuk ka kohe te humbase me idiotlleqet e Albin Llumit. Sa per armatimet qe nuk i kemi eshte e vertete O Dritan Hila sepse ato u shakterruan u vodhen u shiten dhe u dogjen te gjitha depot e ushtrise. Kishte municione per 10 vjet lufte. Te gjitha i kishim edhe pse te vjetra punen e benin njesoj por Sali Berisha i vodhi,i dogji e i shiti per skrap te gjitha armet ushtrise. Kujtoni Gerdecin apo skrapin qe shkonte ne uzinat e shkrirjes ne NISH te Serbise apo gjetke. Po ai avioni MIG qe u ul fare pa kuptuar askush ne Bari te Italise ku i cuditi te gjithe ju kujtohet?? As radari nuk e kapi. Ishte avioni qe mori urdher nga Berisha per te bombarduar qytetet e jugut ne 97′ te cilet nuk ju pergjigjen urdherit te tij dhe kerkuan strehim politik ne Itali. Kaq mjafton besoj.

      1. Arbeni says:

        E nga e di ti qe ky me lart eshte shqiptar nga Kosova?

        1. Roberto says:

          Une lexoj ate qe ka shkruajtur sepse c’do kush do mendoj per vendin e tij. Asnjehere nuk me kane pelqyer emertimet islamike te vendit tim qe quhet Shqiperi,Albania dhe jo albanistan. Ky tipi nuk do qe Shqiperia te “nderhyje” ne punet e brendeshme te Kosoves prandaj i thash Kosovar.

          1. janullatos arxidoglyftis says:

            ku genjeu. eshte bythqir i janulles

        2. roberto nuk ka nevoje te dije kete. Roberto i di te gjitha.
          Roberton do ta bejme komandant te armates se . . . . nuk eshte vendosur akoma.

          1. Roberto says:

            Une jap mendimin tim dhe them aq sa di ndersa ti mbaje fort Albinin se do ja degjosh kengen se shpejti.

      2. korieri says:

        Roberto mos bjer pre e disa trushkulurve qe nuk kane as atdhe e as komb!Ai qe aludon me siper ta garantoj qe nuk eshte nga ajo ane e kombit ,pra <kosovar!Ndaj lere gurin qe ka hedhur ne budalla ne lume e mos u mundo ta nxjerresh!

    2. “Kosovari kshu menon”, ja hodhi Janulles, i mori 300evrot per ket muj, por edhe shqiptarve ua hodhi, nuk e kuptoj njeri qe eshte trim orthodhjer. Jane rrace e zgjuar minjte e pagezuar qe i nderrojne emrat ore e minute.

  3. Shqiptari Ilirise says:

    Saktë fare!

  4. Mal Cori says:

    Oi, ku kemi lekë ne të mbajmë një ushtri. Ne mezi po mbajmë inçeneratorët dhe PPP – të.

  5. Visi says:

    Më në fund dy falë me mend,por këto thuaja mikut të Vuçiçit.

  6. lexues says:

    Respekte i nderuar z Hila,por mendoj se piksepari Kosovaretr duhet te ndajne mendjen jane shqiptare apo jane nje rrace ndryshe nga shqiptaret sic po pjerdhin nga goja shumica e mender politikaneve ,historianeve dhe studjueseve te tyre

    1. Arbeni says:

      Shqiptaret e Kosoves jane me shqiptare se ti. Mos u bazo ne disa analista te sojit te N. Spahiut se edhe ne Shqiperi ke te tille sa te duash.

  7. Fatosi-kosove says:

    Me kjart dhe drejtperdrejt ska se si te thuhet z. Hila edhe arrestimi i ish krereve te uçk-s eshte nje strategji ruso-serbe te ciles i Kane ndihmuar JO pak akter politik ne kosove dhe shqiperi,vetem disa dua ti kujtoj lexuesit te nderuar se para disa vitesh nje deputet i LDK-s deklaron ne kuvendin e kosoves se nuk do ndalem deri sa tju fus ne burg te gjithe juve, i drejtohet ish presidentit Thaqi dhe Kadri Veselit,pa harruar as osmanken,ate kshilltar gashin e kurtit e deri te sali berisha qe ska asnje dyshim se nuk i ka pregaditur akuzen Thaqit me shoke, e te vijme deri ne diten e sotme kur ka perpjekje ne kosove qe te shkarkohen nga pozitat komanduese te gjithe ata qe Kane luftuar kunder serbise dhe ne vend te tyre te vendosen serbofil e gjitha kjo ne emer te vendosjes se rendit, siq thone dy pushtetaret e kosoves kurrci dhe osmanka, por nje gje mos ta harrojne shqiptaret se kurre fazlliq shkau qe ishte kshilltar spécial per siguri kombetare i sali berishes apo ai gashi i kurrcit nuk e duan kosoven as kombin sa ata qe Kane luftuar per qlirimin e kosoves dhe bashkimin kombetar, se pushteti aktual i kosoves eshte antikombetar e ka deshmuar kur pranoi testet e covid 19 nga serbia dhe refuzoj vaksinat nga shqiperia,pastaj kur me urdher te kurrcit mbyllet kufiri me shqiperine por JO edhe ai me serbine,sepse me shqiperine e ka fare lehte bile edhe dashamiret e serbise e mbeshtesin dhe nuk vonojne ta urojne presednike osmanken per guximin nderkohe kur vetem ka nje kontroll policor ne veri te gjithe ngrihen ne kembe, prandaj z. Hila e thot troq se duhet brengosur me shume per kosoven sesa per ukrainien, Ku keto dite pame edhe disa lajme se ka vullnetar te gatshem te shkojne ne lufte,bravo por ama do doja ta dija Ku ishin keta ” vullnetar” kur ishte lufta ne kosove dhe a shqeteqohen sot per gjendjen ne veri dhe kosove pasi siq dihet serbia nuk ngopet vetem me veriun po ju dha rasti por e do gjithe kosoven,me nje fjale sidomos ne kosove kemi qene e po vazhdojme edhe sot te jemi kunder atdhetareve siq ishte ne vitet 80 kur kushdo ishte per pavaresine e kosoves denoheje me 15 vite burg dhe çdo gjykatesi dhe prokurori ishte shqiptar mjerisht Ku shume nga ata pushteti aktual i ka kthyer ne pozita.

  8. Timi says:

    Duhet lekë se armë gjen sa të duash nga gjitha llojet. Duhet rritur ekonomia e pastaj buxheti ushtrisë.

  9. Arber iliri says:

    Hila,shkrim realist por me një gabim jo të vogël.Kur shprehesh për statusin e Kosovës në mënyrë afirmative shprehesh se edhe për një periudhë të gjatë do të jetë i tillë.Unë e quaj gabim këtë mendim shterues së pari nuk e përcakton se çfarë kupton për një kohë të gjatë e dyta si çështja më e rëndësishme mbarëshqiptare që don analiza pa fund ti me një fjali e zgjidh.Kaq kisha.

  10. Shqiptari says:

    O Hila,e tregoi lufta e fundit se sa shtetas shqiptare moren pjese ne lufte. Ta them une: as 100 ! Prandaj si ajo kohe edhe kjo e sotmja ,po erdh puna e ndonje konflikti,nuk vijne shqipot te luftojne. Vetem ne ate kohen te atij qe e shajme dite e nate ,shqipot kishin luftuar. Ka rendesi kush te udheheq.

  11. Mik Turk says:

    Serbia dhe greqia na pushtonte dhe na pushtojne per 24 ore. Por fale Turqise mikes sone me te mire nuk jua mban. Edhe Enveri e saj te turkut bente si i forte.

  12. shori says:

    O koqe shqipo qe pordhoni e shikoni endrra me sy hapur… A e dini qe nje avion F 16 kushton rreth 100 milion dollare…???!!! Me se do t’ i blesh 30 avionet o Tani, me pordhet qe shet, me breket e grisura apo do mbjellesh Myzeqene dhe Fush Kosoven me hashash…???!!! Edhe pese xhipse te kohes se qepes qe ke, t’i fali amerikani duke shpetuar nga skupidhjet…

  13. Nardi says:

    Ne mezi mbushim barkun me buke ky thote ushtei e 30 avione ?‍♂️

  14. Taulant says:

    O kopenta ushtarak te leshit, perfshi dhe analistin e gjithanshem, shqiperia nuk ka bythe te beje lufte me asnje nga shtetet e perfolura si serbia apo greqia, dhe prandaj z sali e quajti miracle/mbrekulli qe na futen ne NATO me lobimin dashamires te SHBA -VE. Ne jo vetem qe nuk kemi arme, por tashme na mungojne dhe njerzit qe te dine ti perdorin. Brezi i ushtarakeve profesioniste dhe i popuulit te stervitur ushtarakisht ne gjysmem e dyte te shekullit te kaluar, jane ne moshen e trete ose kane ikur nga kjo bote. Rinia e sotme e coroditur teresisht, nese do ti vihet ne dispozicion nje arme do ta perdore per kercenime seksuale apo financiare se kaq jua thote radakja. E vetmja rruge shpetimi eshte ti lutemi Amerikes te na beje pjese integrale te saj bashke me Kosoven, duke u bere shtet i 51 i saj. Me ikjen e Enverit, pa Amerken jemi te humbur. Rrofte Amerika!

  15. Rezi vlore says:

    Kontrata e kroacise tregon qe mund te blihen dhe na ne aq avion sa duhen se skan nevoj te jen teknologjia e fundit se serbia ska avion modern ca raqe ka.mund te blejn dhe dy bateri tok ajer me rreze te mesme dhe e bejn punen se e mbulon kosoven se 10 mij km katror esht qe esht shum me ekonomike se flota e avionve.sa per sistemet mlrs a 300 ska problem qe jan kinez se sistemet e artilerise nuk kan lidhje me standartin nato ajo vlen per avionet dhe sistemet kunder ajirore te gjith ish vendet e lindjes qe jan ne nato i perdorin akoma sistemet e artilerise sovietike asnje ste pengon.duhet nje sistem ekonomik me te pakten 250 km rreze qe asnje vend i natos nuk prodhon

  16. Supaxhiu 300 evro says:

    Pèrse tu desh kaq kohe more Dritan per te kritikuar studiot qe prodhojn vetem plehra te pa perpunuara.Lexova me vemendje dy intervista te drejtorit te revistes italiane gjeopolitike Limes,L,Caracciolo i cili kritikoj ashper politiken e jashtme te italise ne raport me ukrainen dhe e permbyll keshtu;Putin fitoj me provokimet e tij duke u prezantuar amerikes se nga sot e tutje ka te bej me ruset per te trajtuar shume probleme dhe ruset ne Kaukaz realizuan puç shteti si dhe kane duart mbi afrik.Me te drejt ju ngrini çeshtjen e ruajtjes se kufinjeve tane dhe kosoves por nje F 35 kushton 35 miljard euro,ndokush ketu sjell shemb e kroacis per blerje avionesh,mir se te vijn nqse kemi mundesi ti blejm sepse eshte turpe qe ende italia (mikja jone)dhe greqia ruajn hapsiren tone.Eshte nje problem urgjent mbrojtja sepse europa siç shikojm e ka nen kontroll rusia me anen e gazit,dhe asnje shtet nuk guxon ti imponij sanksione rusis.Prandaj duhet te bashkpunohet me kosoven per stervitje te bashkuara dhe brenda mundesive te investohet per mbrojtjen sepse serbia çdo vit ka rritur shpenzimet per ushtrin.harrojeni naton dhe europen sepse gjeopolitika ndryshon nga momenti ne moment ,jemi ne duart e zotit .Kosova eshte pa ushtri si edhe ne,keto lloj shkrimesh serioze duhen trajtur ne gazeta dhe studio plehrash dhe jo çfar do te bej ukraina.Ukraina eshte e mpleksur me ruset sepse jane edhe ruset qe jetojn brend ane ukraine, ne te shkojm WC tone si i thot populli.Perse mungojn arsyetime dhe largpamèsi ne mediat shqiptare te kesaj natyre?Zgjohuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje