Nga Namir Lapardhaja
Sido që të shkojë rezultati i zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, asgjë nuk do të ndryshojë në konfliktin e Partisë Demokratike. Humbja e kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” do të paraqitet si fitore, duke artikuluar akuza të llojit: “Dyshja Rama-Basha na vodhi zgjedhjet.” Njëkohësisht, edhe e kundërta, një fitore e kandidatëve të PD-së zyrtare, nuk do ta zhbëjë debatin, sepse sërish do të “vërtetohen” pretendimet e “Foltores” për “një marrëveshje Rama-Basha”, e cila funksionoi.
E njëjta gjë ndodh edhe me akuzat ndaj komisionit hetimor për inceneratorët, hetimet e SPAK-ut apo aksioneve të tjera të opozitës, të cilat në çdo rast shihen si pengim i hetimeve, bashkëpunim me pushtetin apo relativizohet në maksimum rëndësia e tyre, duke shpikur histori me pengje dhe tradhëtar.
Pra, në të gjitha rastet, historia për t’u rrëfyer është gati.
Ajo që të bie në sy në këto ditë, është se kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” nuk po mundin të artikulojnë asnjë tezë të qeverisjes së pushtetit vendor, sepse protagonizmin e kësaj fushate, ashtu siç pritej, e ka marrë zoti Berisha, duke vijuar me narrativën e ‘politikës së madhe’, me armiq, komplote, me gënjeshtra të reja që zëvendësojnë ato të vjetrat, ku edhe “Hollivudi” do t’ia kishte zili imagjinatës së tij.
“E reja nuk është se politikanët po gënjejnë, por e tillë është përgjigjja e publikut, – shkruan gazetari britanik Matthew d’Ancona në librin “Post-Truth”. – Zemërimi ia lë vendin shpërfilljes dhe, në fund, bashkëpunimit.”
Shqetësuese nuk janë gënjeshtrat dhe mashtrimet e zotit Berisha, por terreni që ato gjejnë tek një pjesë e demokratëve, të cilët duket se e kanë të pamundur të mendojnë në mënyrë kritike.
Është një kategori tek të cilët mungon të menduarit racional, nuk mund të bisedosh me fakte dhe argumente, sepse ata besojnë vetëm interpretimet e njëanshme, nuk vënë në punë arsyen, por udhëhiqen vetëm nga bindja. Përveç pjesës së manipuluar, ka edhe një tjetër të vetëdijshme që udhëhiqen nga inati dhe s’u del e keqja nga mosrealizimi i ambicieve vetjake.
Në ligjërimin e “Foltores” nuk ka vlerë e vërteta, por efekti emocional, rrëfimi ka më shumë rëndësi se argumenti, masës së demokratëve iu është krijuar një armik imagjinar, që është Lulzim Basha, kundër të cilit gjithçka që mund të thuhet zë vend me lehtësi.
E vërteta, sipas tyre, ka vetëm një burim: Sali Berishën. Çdo gjë tjetër është e pavërtetë.
Kemi një lloj fetishizimi dhe ngritje në kult të individit. Gjithçka tjetër përcaktohet nga raporti që ka me të: “Je me Berishën, je i mirë – Je kundër tij, je i keq, i shitur, i marrë peng…” Pavarësisht se çfarë je dhe cili është aktiviteti yt përtej kësaj marrëdhënieje.
Përveçse në vitin e largët 1992, ku në krahë kishte amerikanët, që bënë thirrje për t’u votuar, dhe ende shqiptarët nuk e njihnin, Sali Berisha nuk ka qenë asnjëherë shumicë në këtë vend. Madje, as në vitin 2005, kur u rikthye në pushtet.
Të gjithë sondazhet e viteve të opozitës së Bashës, e nxirrnin Berishën si pengesë për votën gri, të lëkundurit dhe të majtët e zhgënjyer. Rasti i vitit 2017, ku u kërkua largimi i tij nga fushata e PD-së, është më flagranti.
Përveç polarizimit në ekstrem të ligjërimit dhe të politikës, ai nuk ka asgjë tjetër se çfarë mund t’u ofrojë demokratëve.
Talenti i vetëm i tij është se, nëpërmjet të pavërtetave të përditshme, të nxisë zemërimin e njerëzve, padurimin e një pjese të demokratëve prej opozitës së gjatë dhe aftësisë së tij për të krijuar e gjetur armiq në ‘çdo sektor’.
Të njëjtën gjë është duke bërë edhe këto ditë, duke i lënë në hije të përzgjedhurit e vetë.
Nëse do të parafrazoja sërish D’Anconën për raportin e emocionit dhe së vërtetës, ajo që është shqetësuese në rastin në fjalë, është se emocioni që përcillet po zë një hapësirë të madhe, ndërsa e vërteta po lëshon terren, duke u tërhequr.
Politika e ‘post-truth-it’ që analizon ky autor ka të bëjë pikërisht me “triumfin e emocionales mbi racionalen, i së thjeshtës që të mashtron mbi të ndërlikuarën që është e ndershme”, ndaj duket se për momentin ligjërimi i Berishës ka një lloj ndikimi, mirëpo, me kalimin e kohës, ai do zbehet, do rrudhet, derisa të vetasgjësohet, për shkak se nuk do të ketë më origjinalitetin e fillimit, duke u bërë përditë e më shumë një gënjeshtër banale.
I njohim shume mire talentet e Berishes. Po talenti jot kush eshte? Ja te pergjigjem une: te shkruarit e hajvanlleqeve.
Ky ben sikur idhulli i tij Basha nuk ka shpetuar nga gjyqi per rrugen e kombit me raporte mjekesore fallco, sikur nuk ka qene minister i brendshem i 21 janarit, sikur nuk ka ndertuar nje pallat pa leje ne mes te detit ne Vlore, sikur nuk ka 4 vila, sikur nuk ka qene sozia e Berishes qe nga 2005, sikur nuk ka bere lobim rus, pra shkurt, ben sikur ne cdo gje. Prandaj vazhdoni mbeshteteni Bashen se kohe me vone do e kuptoni se po mbeshtesni nje Berishe 30 vite me te ri
Pergatisni genjeshtren e rradhes masaker zgjedhore u vodhen Rama bashkpunoje me Berrishen dosja 1 dosja 2 babale 1 babale2 bolle te qendroni ne opozite te perfitoni .
Te kesh bashkpunuar me Berrishen dhe te thoshe me votoni
Haaaaaaaa o Namir i Lapardhase i Vodices i Uznoves nuk ju votone njeri ne PD jane mbledhur kriminele njerez ordiner .
Nuk jam socialiste po votoje Ramen eshte e thjeshte .