Nga Robert Zaretsky
Rrallëherë në historinë e kohëve fundit, është folur kaq shumë për një njeri. Ndiqni raportimet e mediave, dhe do të bindeni marshimi aktual drejt luftës – ose jo – në kufijtë e Ukrainës, varet nga vullneti i një njeriu të vetëm: presidenti rus Vladimir Putin.
Është një lloj përshkrimi i ngjarjeve aktuale, të cilin shkrimtari rus Leon Tolstoi do ta njihte menjëherë nëse do të ishte sot gjallë. Një përshkrim, të cilin ai do ta refuzonte. “Lufta dhe Paqja” e Tolstoit është e paarritshme në përshkrimin e saj që ne tani e quajmë “mjegullnaja e luftës”, ose sipas fjalëve të tij, natyra “e çuditshme, e paqartë dhe e zymtë” e betejës.
Por romani në fjalë, është gjithashtu i pakrahasueshëm sa i përket përpjekjes së tij për t’i dhënë përgjigje pyetjes themelore që shtronte:“Çfarë e prodhoi këtë ngjarje të jashtëzakonshme?”. Përgjigja, argumenton Tolstoi, nuk ka të bëjë me “njerëzit e mëdhenj” të historisë”, të cilëve i atribuohen zakonisht ngjarjet e mëdha botërore.
Putini mund të kënaqet duke cituar Tolstoin, por sigurisht që ai nuk i ka mësuar leksionet që jep shkrimtari i madh rus. Udhëheqësi aktual rus, beson qartazi se si kundërshtarët ashtu edhe admiruesit e tij, besojnë se ai është një “njeri i madh”, i bindur se nëse Evropa do të bëhet një skenë për luftën e parë që nga viti 1944, kjo gjë varet nga ai dhe vetëm ai.
Sikurse shprehet edhe analistja ruse Tatiana Stanovaja “ndjenja e superioritetit, e përzier me arrogancën, i jep Putinit një ndjenjë fuqie”. Jo vetëm që ka lindur një Car në shekullin XXI-të, por ky Car beson se mund të ndryshojë rrjedhën e historisë.
Në romanin e tij, Tolstoi përshkruan në detaje Betejën e Borodinos, më saktë masakrën që ndodhi në vitin 1812 midis Ushtrisë së Madhe të Napoleon Bonapartit dhe forcave ruse: “Duke hequr dorë nga ndjenjat e tyre njerëzore dhe logjika, miliona njerëz u detyruan të shkonin nga Perëndimi në Lindje dhe të vrisnin lloji i vet, ashtu si disa shekuj më parë, kur një luzmë njerëzish kishin shkuar nga Lindja në Perëndim, duke vrarë llojin e tyre!”.
Ai konflikt, shkruan shkrimtari, u pa gjithashtu si vepër e një njeriu, duke përfshirë edhe vetë atë. Në përshkrimin që i bën mendimeve të brendshme të perandorit francez, Tolstoishkruan:“Napoleonit iu duk më shumë se kurrë më parë se varej prej tij të derdhte apo jo gjakun e njerëzve të tij”.
Por vetë Tolstoi, e hodhi poshtë teorinë e historisë së njeriut të madh, e cila supozon – siç ndodh me shumica e analizave aktuale mbi Ukrainën – se shtytësi kryesor i ngjarjeve botërore është sipas fjalëve të romancierit “forca e natyrshme e heronjve dhe sundimtarëve”.
Kjo qasje, argumenton ai, është iluzore:”Të ashtuquajturit njerëz të mëdhenj, janë etiketa që i japin ngjarjes një emër, dhe që ashtu si me etiketat, ka më pak lidhje nga të gjithë me vetë ngjarjen”. Në përshkrimin e Tolstoit mbi pikëpamjen e Napoleonit për Betejën e Borodinos, perandori pretendon se fusha e betejës është një tabelë shahu, por ai nuk mund t’i shohë dot gurët e tij.
E vërteta, këmbëngul Tolstoi, është se ngjarjet historike përcaktohen nga një mori shkaqesh të mëparshme, tepër të gjera dhe të ndryshme, sa që nuk mund të kontrollohen nga çfarëdolloj individ i caktuar. Të ashtuquajturit burra të mëdhenj janë “instrumente të pavullnetshme të historisë, dhe kryejnë punë të fshehta për ta, por të kuptueshme për ne”.
Në pamje të parë, kjo filozofi e historisë mund të duket e papërshtatshme për ngjarjet në Evropën Lindore. A do të kishte shkruar Tolstoi romanin “Lufta dhe Paqja”, po të mos ishte për karakterin specifik të Napoleonit? (Apo do ta shkruaja unë këtë artikull, nëse dikush tjetër përveç Putinit do të ishte sot në krye të Rusisë?).
Por ndërsa karakteri ka rëndësinë e tij, ai është gjithashtu produkt i kontekstit. Dikush mundtë tregojë një sërë faktorësh, nga shembja poshtëruese e Bashkimit Sovjetik dhe deri tek zgjerimi i shpejtë i NATO-s drejt Lindjes, apo lëvizja e Maidanit në Ukrainë, dhe ekonomia ruse e dështuar, që kanë formësuar karakterin Putinit dhe botëkuptimin e tij.
Nëse Putini do të lexonte fjalët e Tolstoit, ai mund të gjente një përshkrim më të saktë të vendit të tij të mundshëm në histori, në momentin kur shkrimtari e përshkruan Napoleoninduke inspektuar viktimat pas Betejës së Austerlicit.
Perandori francez sheh befas të shtrirë përtokë dhe gati të palëvizshëm, Princin Andrei, një nga personazhet kryesore të romanit.“Voilà une belle mort” (Ja një vdekje e bukur!), deklaron Napoleoni, i bindur se ajo që po shihte ishte rezultat i vullnetit të tij.
Princi ishte për momentin vetëm i plagosur. Ai mezi e njohu perandorin, teksa kali i tij vrapon i vetëm nëpër fushë. Por në vend të trokëllimave të tij, ai dëgjon zërin e Napoleonitthjesht si një zhurmë e largët, si një mizë që fluturon mbi kufoma.
Shënim: Robert Zaretsky, është profesor i historisë franceze në Universitetin e Hjustonit, SHBA. /
“Politico.eu” – Bota.al
pa diskutim qe do shkruante qe nje si putin vjen ne bote 1 ne 1000 vjet
Njerëzit si Putin nuk lexojnë vet po jua lexojnë librat të tjerët si historik ashtu edhe jo …
Po!.Jam plotesisht dakort me autorin e artikullit.
Situata e sotme eshtë rezultat i një sërë ngjarjsh qysh nga periudha e Gorbaçovit e deri më sot.
Ruset me Gorbaçovin në krye, e kryen punën e tyre,u kthyen në sistemin modern demokratik boteror me lirinë e shkeputjes së Republikave Sovjetike,pa luftë dhe paqësisht.Ata i shëmbën Statujat e Komunizmit dhe filluan ekonominë e Tregut të lirë,dhe filluan kthimin e ekonomise shteterore dhe koperativiste ne ekonomiprivate kapitaliste.
Ata moren pjesë në dënimin e gjakderdhjeve në Ballkan,rrezimin e Milloshevicit dhe çlirimin e Kosovës.Jelcini ishte vazhdues dhe i mirekuptuar me orvajtjet e Perendimit per paqe dhe zhvillim.
Nderkohë Perendimi në vënd që të angazhohesh me Rusinë në zhvillimet demokratike të saj dhe percaktimin e hapave per një shoqëri demokratike moderne dhe të percaktonte ftesën dhe hapat per perfshirjen në sistemin demokratik Europian,i u perkushtua zgjerimit të Bashkimit Europian në Lindje si edhe antaresimit të shteteve të lindjes në NATO.
Ky zhvillim kishte një sens drejtimi dhe një pikë arrijtjeje fundor e cila pak a shumë ishte deri te kufijt e Rusisë.
Një fjalë e urtë popullore thotë:”Ti thua që s’je gomar,por ti pellet,si të të thërras unë”?.
Rusia e pa veten se po rrethohet nga Bashkimi Europian dhe nga Topat e NATOS.Ç’duhet të bënte ?.
Dhe ja ku e thirri situata dhe koha PUTININ e KGBS-ë në krye të shtetit.Zhvillimet pasta rodhën në mënyren më të keqe të mundeshme deri diten e sotme.Fatkeqesia qëndron te Strategjia e gabuar e Amerikes dhe Europes ne fushen e demokracisë dhe te mbrojtjes.
Rusia prej asj kohe ka diktuar një armik nderkohë që nuk ju shperblyen si një miku,ato që Ajo vuri në sherbim të paqes dhe demokracisë Perendimore në fillimet e ktheses së Saj të madhe.
Unë e konsideroj gabim të madh Strategjik.Ajo duhej të luante një rol por Perendimi i siguroi vetëm qëndrimin e sotëm,atë të Armikut,që jam i bindur se Rusia nuk e ka desheruar kurrë.