Duartrokitjet e thata evropiane, 300 spartanët dhe koha për Kosovën!

3 Mars 2022, 10:34Blog TEMA

Nga Albatrit Matoshi

“??? ?? ?ë??????. ??? ?? ???ë???. ?? ë???ë ????? ???????. ???, ????? ?????? ???????, ?? ?? ?ë ?ë??????ë ??? ?? ?ë ???????ë…??? ?? ?ë ??????. ??ë ????ë ? ?? ?? ???????: ??ë ????ë ? ?????ë! ??? ?ë ?????ë ?? ?? ????ë ?? 300 ???????ë ????ë ????ë? ? ???? ?ë ?????? ?ë? ?? ???????? ??ë!” – ?????? ????????!

Rezistenca e Ukrainës dhe lidershipi i presidentit Zelensky është një histori e bukur dhe inspiruese. Me zemër e uroj edhe një fitore të tyre. Fitorja e Ukrainës do të nënkuptonte fitore për demokracinë dhe lirinë – të mirës para të keqes.

Por, fatkeqësisht, kam frikë që edhe kjo luftë do të shkoj në histori sikur “Beteja e Termopileve”, ku 300 spartanë të udhëhequr nga mbreti Leonidas (presidentit Zelensky sot), përkundër guximit, strategjisë dhe luftës heroike, nuk do të mund të ndalin ushtrinë e pafundme të Xerxes (L: Putinit).

Disa ditë më herët ose disa ditë më vonë, Putini dhe Rusia do të depërtojnë në Kiev dhe në të gjitha qytetet tjera nëse e kanë në plan, po e ritheksoj, fatkeqësisht.

Dhe, kështu, historia do të ripërsëritet edhe një herë në mes të Evropës, në shekullin e 21-të, siç ka ndodhur pafundësisht në të kaluarën.

Frazës “Asnjëherë Më” – çdo ditë e më tepër po i zbehet kuptimi. Gjithsesi, kjo nuk do të jetë për fajin e ukrainasve, mungesës së guximit të tyre ose vullnetit për të rezistuar. Përkundrazi, ukrainasit po e bëjnë pjesën e tyre jashtëzakonisht mirë, lavdishëm.

Dhe, sipas maksimës së mbretit Leonidas, presidenti Zelensky me ukrainasit janë të gatshëm të vdesin të gjithë për Epokën e Lirisë që ka nisur. Ajo që nuk po arrinë edhe në këtë rast të bëjë më shumë, është Bashkësia Ndërkombëtare.

Përjashtim po bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat sot janë mbështetja më e madhe dhe serioze për Ukrainën dhe, e di, që në afatgjatë nuk do ta braktisin asnjëherë këtë shtet.

Ndërkaq, edhe këto duartrokitje në Parlamentin Evropian, megjithëse suportive, në esencë janë boshe. Ja ku janë, ata që vendosin për Evropën, duke e bërë veten të ndjehen më mirë me këto duartrokitje, derisa në lajme shohin fëmijë e familje që po shkatërrohen çdo ditë në një shtet sovran të Evropës.

Duke shikuar një komedian i cili është bërë lider dhe politikan më i mirë sesa që të gjithë këta mund të ëndërrojnë ndonjëherë, derisa shkon drejt kapitullimit dhe e tëra që bëjnë është “duartrokitja”. Kjo skenë më rikujton lojën e violionistëve derisa Titaniku fundosej në Atlantik.

Po, mbase aktualisht janë duke bërë gjithçka që është mundur brenda fuqisë së tyre dhe nuk mund të mohohet një unifikim si rrallë herë i shteteve evropiane në lidhje me një konflikt të kësaj natyre, megjithatë rezultati nuk po ndryshon. Ukrainasit po vdesin çdo ditë!

Është pikërisht kjo “dobësi” dhe byrokraci që Evropa ka instaluar në veprimet e tyre për raste të tilla, të cilën Putini e ka hetuar tash e sa vjet, dhe e cila e ka bindur atë se pushtimi i Ukrainës është një mision që mund ta realizoj.

Po, Putini i ka të gjitha: Tiran, pushtues dhe kriminel, por, budalla nuk është. Të gjitha këto janë të kalkuluara.

Njësoj sikur te “300 Spartanët”, edhe për ukrainasit do të vijnë kohë më të mira në të ardhmen, por çmimi që po e paguajnë sot është jashtëzakonisht i lartë.

Këtë burokraci në reagim të Bashkimit Evropian e ka vuajtur edhe Kosova, e posaçërisht Bosnja.

Të njëjtën anemi, e ka shfrytëzuar pambarim Serbia tash e shumë dekada. Po e bën edhe sot. E, do ta bëjë edhe nesër, përsëri, nëse Bashkimi Evropian nuk vendosë shpejtë që Ballkanin ta integrojë në mekanizma të përhershëm evropian.

Kosova, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për lobim, për mbështetje, për njohje nga vendet që nuk e kanë njohur, për statusin kandidat në BE dhe, mbi të gjitha, anëtarësim në NATO. Të gjitha të tjerat janë vetëm mundësi për Serbinë që ta ripërsërisë për të shumtën herë historinë e agresionit dhe gjakderdhjes – para syve të Evropës.Reagoni shpejtë.

Nëse jo sot, kur? Nëse jo këtu, ku?

3 komente në “Duartrokitjet e thata evropiane, 300 spartanët dhe koha për Kosovën!”

  1. Celo Mezani says:

    Matoshi, ke gjysmen e shkrimit gabim, komplet gabim. Putin nuk ka asnje shanc te fitoj kete lufte.
    Ai ka vetem ne dore te vendosi shkallen e represionit mbi popullsine civile, dmth numrin e viktimave.
    Kjo lufte eshte varri i Putinit dhe jo vetem. Beteja e Termobileve ngjan shume pak me luften ne Ukraine.

    Dhe mos u merr shume me filma por lexo ca histori, se nuk ishin vetem 300 spartane ne ate beteje, dhe beteja u humb se nje prej grekeve tradhtoi kurse pjesa me e madhe e ushtrise mikse te grekeve u terhoq dhe u riorganizua duke i shkaterruar Perset ne betejen e Salamines.
    1000 ( 300 prej te cileve spartane) ishin ata qe mbeten ne fund te rrethuar dhe rezistuan me heroizem te jashtezakonshem.

    Pra Xerxesi (Putini) e humbi luften edhe per shkak te heroizmit te 300 spartaneve te fundit.

  2. Strazo says:

    Matoshi, kjo pune eshte pak me e komplikuar se frymezimi yt. Evropa eshte ajo qe eshte, sepse ka ditur te ndali “hordhite e lindjes” ne kufijte e saj.
    Po te donte Merkeli, Thaci dhe Vuciqi do kishin nenshkruar “shkembimin e territoreve”, qe mbeshtetej si nga Amerika ashtu dhe Rusia.
    Kjo pune nuk i sherbente Evropes per shume arsye. E para e deklaruar nga Merkeli ishte se do hapej “Kutia e Pandores”, por per mua me e rendesishme se sa kjo ishte se Merkel nuk donte te shkaterronte murin shqiptar te mbrojtjes kunder hordhive te lindjes. Prandaj asaj nuk i leverdiste shkaterrimi i ketij muri sepse hordhite do afroheshin Evropes Kontinentale. Edhe sot kjo kurve e vjeter ka po te njejten strategji. Ajo le 5 vende si kunderpeshe te njohjes se Kosoves. Po te donte ajo do i detyronte keto 5 vende ta benin te njejten gje, por kjo eshte kunder stratagjemave evropiane per ti perdorur shqiptaret si mur mbrojtes kunder hordhive te lindjes.
    Kjo eshte shume histori e gjate por vlen te permendet legjendari Hashim Thaci qe si patriot dhe njeri i zgjuar e kuptoi kete dredhi te Evropes dhe i tha Merkelit ne sy se nqs ti je kunder “shkembimit te territoreve” pse nuk e detyron Serbine te na njohi?
    Eshte e njeta situate qe po ndodh sot ne Ukraine…..eshte e njeta situate qe ne kohen e Skenderbeut qe sot eshte zevendesuar nga nje tjeter kalores i krishterimit qe eshte Zelenski. Pra ne thjeshte jemi ne rruge te ketyre hordhive dhe Evropa na perdore si mburoje. E dhimshme per ne eshte se si…

  3. taso kume says:

    Me kujtohet pushtimi i Krimese, ku Ruset me mercenaret e tyre e moren me nje ushtri pa shenja ne uniforme ,dhe NATO QE I TREMBET LUFTES BERTHAMORE ,nuk mundet te beje te njejten gje te dergojne pa shenja ne uniforme dhe mjete ushtarake,perendimi beri gabimin e pare qe la PUTININ ti digjte te gjalle çeçenet nen slloganin e luftes kunder fondamentalizmit mysliman ,te njejten sllogan perdor tani kunder naziskineve Ukraines deri dije ishte i pergedheluri i perndimit dhe kam frike se do e pushtoje Ukrainen do mbylle ruget e kalimit te ndihmave ushtarake e humanitare te vonuara te gjithe botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje