Ra monopoli i opozitës që mbante peng Shqipërinë

9 Mars 2022, 12:53Blog TEMA

Nga Azmi Stringa

Lulzim Basha nuk duhet te dorehiqet tani. Jo per vete kesaj here, por sepse duhet te coj ne fund ate qe ka nisur. As per PD, por per vendin. Ende nuk eshte bere rruge pa kthim, ikja e “Shtepise se Lirise” nga PD.

Nese e keni vene re, kishte nje gëzim efuorik publik te botes se oligarkise dhe medias, makina e te cileve u vu e gjitha ne dispozicion te luftes ndaj PD dhe Amerikes. Si per ti thene asaj ketu vendosim ne. Nese do partnere lokal mos ju shkoj mendja se ne ikim kollaj, jemi nje.

Eshte e cuditshme qe po kjo bote e lavderonte Bashen deri para Shatorit 2022. Ajo nuk i numeronte humbjet e tij (qe jane humbje te Berishes), matrapazllëqet e tij, dhe as e dallonte kaq qarte sa tani “paaftesine”.

Po keshtu, perpos festes, ka nje sponsorizim per nje hap final te artikuluar pikerisht nga analistet e familjes, ate te bashkimit te PD me Shtepine e Lirise. Te behen zgjedhje thone, te rikthehet Berisha thone. Kjo eshte te cbesh ate qe u arrit deri me tani duke e kthyer PD perseri ne parti qe mbron “familjen” ose me mire me thene “familjet e bashkuara presidenciale”. E kujt i duhet nje PD e tille, kur kete funksion tani e kryen shume mire “Shtepia e Lirise”? Atehere pse shqetesohen? I duhet ish te zotit te PD me entourazhin e tij, sepse Shtepija qe ka marre borxh perkohesisht eshte e vogel per te dyja familjet dhe entourazhin e tyre.

Basha me mbeshtetjen e Amerikes, me ane te humbjes se PD keto zgjedhje dhe ne 25 Prill, i kane bere nderin me te madh vendit duke hapur nje kapitull te ri politik. Humbjet e PD, kombinuar me nxjerren e Berishes dhe te tijeve jashte ne publik, e bene te mundur kete.

Mendoni sikur te vinte PD ne pushtet ne Prill 2021. Do qe genjeshtra me e madhe per qytetaret e tranzicionit. PD qe kapur nga korrupsioni, Berisha do bente ligjin, Basha qe nje humbes. Asgje nuk do ndryshonte dhe sistemi sdo shkermoqej. Sdo kishim fatin te mesonim publikisht ca mendonin per njeri tjetrin elita e kalbur e PD.

Brenda 6 muajve jane evidente keto kontribute te Bashes:

1. Kemi nje rikonfigurim te skenes politike qe duhet cuar deri ne fund.

2. Monopoli i opozites, qe duke qene vete peng mbante peng Shqiperine, u thye.

3. Shtepia a Lirise ka mbledhur ate elektorat qe meriton dhe te cilet e meritojne, por q duhet te identifikoheshin. Ajo eshte pakice ne Shqiperi dhe radikalizmi i figurave te saj eshte jo atraktive ne elektoratin e gjere.

4. Shtepia e Lirise grupoi ate pjese te politikes qe e bente opoziten te mos votohej nga elektrorati gri. Duke krijuar mundesi te reja ne treg qe jane atraktive per kete elektorat.

5. Ky proces nxorri nga nentoka dhe identifikoi per publikun te gjithe mbeshtetesit e fshehte dhe jo te fshehte politik te “Non grates” brenda dhe jashte PD. Zgjatja ne kohe i beri te dalin, te grupohen dhe mos rrinin te infiltruar.

6. Ky proces beri bashke dhe indentifikoi per publikun te gjithe eliten mediatiko ekonomike qe u angazhua ne ruajtjen e status kuos, si krijese e tyre, duke investuar thellesisht ne ndjenjen anti amerikane ne vend.

Ne popullin opozitar dhe elektoratin gri ka nje potencial te jashtezakoshem (hambar) votash qe tani mund dhe duhen bere per vete me alternativa te reja (edhe PD mund ta kap kete, por seshte kusht mbijetesa e saj se sa ta coj procesin deri ne fund duke cliruar alternativen opozitare).

Establishmenti nuk eshte i gezuar nga ajo cka ka ndodhur. Basha duhet te rrezistoj per te cuar deri ne fund dhe siguruar qe ska me kthim mbrapa per “Shtepine e Lirise” ne rrugetimin e tyre si strofka politike “anti perëndimor”.

6 komente në “Ra monopoli i opozitës që mbante peng Shqipërinë”

  1. Remi says:

    Nje analize reale dhe pa teprime, e sakte!

  2. elektorati says:

    Binomi “BaBe”(Bash-Berish) duhet te dale nga skena politike njehere e mire e PD(partia e dallkaukeve) duhet hequr nga faqja e dheut si dhe partite e tjera ne vendet e ndryshme te lindjes te cilat pas “misionit” te tyre sot nuk ekzistojne ne asnje vend tjeter!Ndigjon shume pseudopolitikane sot nga kjo mbeturine qe pretendojne qe te kandidojne per krye.are te kesaj force ,duke vazhduar akoma pa kuptuar deklaratat e bajateshme se ne duhet te fitojme me çdo kusht drejtimin e vendit duke debuar nga froni Edi Ramen ,pa asnje alternative por duket pretenduar akoma edhe pse kane kaluar 32 vite ,per shembje te pasardhesve te Partise se Punes!Paradoks ky i papare ku shoqeria eshte jo vetem me e zhvilluar por edhe me e emancipuar duke pretenduar ne pale zgjedhjesh alternativen me te mire se kush do qeveris e jo biografite e ketyre derdemeneve qe u eshte bere qafa me e trashe se e kryetareve te kooperativave te kohes qe kemi lene pas ketu e 32 vite.Ndaj per mendimin tim e djathta Shqipetare duhet te nxjerre nje force te re te moderuar,jo me hajdute e kriminele siç eshte katandisur sot kjo force politike,nje force qe te binde elektoratin shqipetar se me ardhjen e tyre shpresa e tyre per nje te ardhme me te mire do te behet realitet!Ndryshimi qe kjo bande hajdutesh,idotesh e kriminelesh qe kane synim vetem bajraktarizmin e shoqerishe shqipetare eshte se ata behen edhe me te pabesueshem duke karakisur neper dritaret e kazanit mediatik pa kuptuar qe behen edhe me te urryer kur pretendojne qe te marrin me çdo kusht qeverisjen e vendit!Ky eshte nje paradoks i parare ne kete vend ku sorrat me zerin e tyre te çjerre kerkojne te genjejne se jane birbila duke e vene ne gjume kete popull qe edhe praglufte civile pa ne kete vend per bajartarizin e tyre!Ndaj pa u shkrire qofte edhe me iniciativen e tyre duke e çuar ne “metalurgjik” kete force ,nuk mund te kete shoqeri te emancipuar e klase politike qe punon per kete vend e popull!Ndaj edhe Edi Rama eshte i bindur qe ata do te shkojne keq e me keq sepse nga dita ne dite populli eshte me i emancipuar se keta djaj me lekure qingji qe ulerijne neper dritaret e mediave duke na dhene si alternative interesat e tyre te ngushta familjare e farefisnore .

  3. levizni says:

    Nje shkrim qe llogjika ta pranon plotesisht me ato qe kemi hequr dhe heqim me nje kriminel te pa ndeshkuar nga padrejtesia shqiptare amorfe dhe e vazhdon te jete e korruptuar deri ne gryke dhe kunder saj duhet vepruar shpejt me te gjitha format, por Luezimi nuk besoj se ka bythe ta mbaje te pakten deri sa te perfundoje kjo pune edhe sepse eshte pjese e brekeve te Saliut si shumekush tjeter. Situaten ne Shqiperi dhe drejtimin vendit ja jep DREJTESIA e cila nuk egziston dhe te gjitha revoltat ai popull duhet ti drejtoje qe tek vilat e prokuroreve dhe gjykatesve por dhe avokatet e qelbur qafederra e deri te zyrat e tyre. Ato ti djegi dhe tu dale flaka ne maje, ndryshe s’ka shpetim ai vend qe sundohet nga mafja dhe krimi ne te gjitha nivelet e gjakut te nje vendi. Mos te shesin dengla ata qe dalin neper emisione televizive per te marre parate, krimbat e haleve te analizave!

  4. american16al says:

    Akoma gjalle qenka ky gerdalle e cmendur, ju lutemi gazetave injroheni kete djall se na kalli krupen kur e shikojme ne gazete po ashtu dhe jargavecet qe i shkojne pas, me mire nje Bashe qe me kalimin e kohes do te ngrihet ne kembe sa te kaloje kete katrahure qe psikopati Berisha beri, cfare pretendonin opozitaret e shpartalluar te arriving..???!!!!

  5. Ish votuesi demokrat. says:

    Do te shtoja edhe sikur Basha te ike, kryetari I ri duhet te zgjidhet nga PD. Asnje perzjerje me Berishen e Meten si edhe enturazhi I tyre te cilet ndermjet USA dhe Berishes mbajten krahun e ketij te fundit.

  6. Iso says:

    Me pelqej analiza!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje