Nga Lutfi Dervishi
Bombat e artilerisë dhe aviacionit rus mbi Ukrainë po ndihen çdo ditë dhe çdo orë e më shumë në Shqipëri.
“çmimi i naftës nuk ndalet”- ulërasin titujt e parë të lajmeve a thua se kemi përballë një të marrë që askush nuk ka guximin dhe ngenë për t’u përballur.
çmimi në bursë sot ra në 120 usd, por këtu reflektohet menjëherë vetëm rritja e çmimit dhe jo ulja e tij. Arsyeja? Këtë radhë jemi në luftë.
Nëse jemi në luftë, atëherë të mos bëjmë sikur luajmë luftash. Lufta ka rregullat e veta, ligjet e veta, ekonominë e vet, kufizimet e veta dhe padyshim edhe spekullantët e vet. Ne e kemi nisur nga e fundit. Tani ka mbetur marrja e masave të tjera.
Mesazhet e dhëna kanë kontribuar vetëm për rritjen e panikut. Efektet e panikut ndihen kudo.
Shembuj për të përballuar situatën gjen kudo, mjaft të kesh dëshirë.
Mantra: “çmimin e përcakton tregu” nuk qëndron. “Tregu” nuk është Inteligjencë Artificiale e pagabueshme. Tregu (raporti kërkëse – ofertë) e përcakton çmimin kur funksionon me ligjet e tregut, pra me konkurrencë dhe jo me monopole e oligopole. Shembuj nga vende fqinj dhe vende të BE-së e bëjnë të qartë se ndërhyrja në çmime nuk është një tabu. Kosova vendosi tavan për çmimin e karburantit.
Kodi tregtar francez sanksionon që qeveria merr masa të përkohshme të bllokimit të çmimeve në rast situatash krize dhe në rrethana të jashtëzakonshme”. Psh është bllokuar çmimi i gazit për gjithë vitin 2022. Në Francë, qeveria pasi indeksoi inflacionin gjatë vitit 2021 dha 100 Euro për person (jo për familje). Qeveria hollandeze bllokoi çmimin e karburanteve ne mars 2012.
Për të përballuar inflacionin e lartë, presidenti amerikan Nikson nxorri më 1971 një udhër ekzekutiv dhe vendosi që për tre muaj të ngrinte si rrogat ashtu edhe çmimet.
Lufta në Ukrainë ka hapur kudo debati për burimet energjitike. Debat i munguar në Shqipëri. Tashmë gazi kalon përmes Shqipërisë por ne nuk kemi menduar para 10 vjetësh se si ta shfrytëzonim. A duhet të kishim ndërtuar ndërkohë një TEC pranë vendkalimit të gazësjellësit? A duhesh investuar në kohë për të “gazifikuar’ TEC-in e Vlorës?
A duhet të kishim nxituar me sinkronizimin e tregut energjitik me Kosovën që 99% të prodhimit e ka me qymur dhe ne 99% të prodhimit e kemi me bazë ujin? A duhet të ishin marrë masat për nxitjen e burimeve të tjera alternative të energjisë? A duhet të kishim një përgjigje për pyetjen: pse i bëmë naftën naftës tonë?!
Një qeverisje e mirë nuk është ajo që merr vendime nën presion apo në kohë krize, por një qeveri që parashikon dhe shmang krizat.
Kur ndjek lajmet për Ukrainë të bën përshtypje se – informacioni, shërbimi urgjencës, shërbimi shëndetësor, shërbimi zjarrëfikës, furnizimi me mallrat e konsumit të përditshëm, stabiliteti i çmimeve janë të gjitha për t’u admiruar.
Një popull i mobilizuar deri në vetmohim. Me një shtet që dhe administratë që funksionon edhe nën bombardim. Ndoshta po të marrim mësime nga vendi që po bën luftën, do të flisnim më pak për luftën dhe do të bënim më shumë punë.
Respekt maksimal per gjithe antikomunistet ne media dhe politiken e pas 90 qe po rikthehen tek mesimet e komandantit legjendar Enverit.
e ka thënë qeveriu ynë se “qeverisja mësohet në rrugë e sipër”!!
prandaj prit të mbarojë kjo situatë lufte dhe ai,do mësojë,kur të vijë situata tjetër e luftës!?
i ka të gjitha të mësuara!!
or taj,nuk kemi institucione që të parashikojnë.të kalkulojnë situata të ndryshme!!
një “artist”(ko,mplet i dështuar)nuk është në gjëndje të mendojë më shumë se një penel larg!!ky vizaton akoma me lapsa uji!!
vari teneqen or lal!ne kemi pasur vetëm hajvanë hajdutër që na kanë rrjepur!!
sa për përpikmërinë e qeverisë ukrainase!?
lene mos e hap atë muhabet!!
të shpresojmë të rezistojë e ta ndihmojnë,e më pas flasim,për “përpikmërinë”!!
A na i thuaj o pseudo gazetar se cilat jane rregullat e luftes? A mos duhet qe Qeveria te fiksoj cmimet si n e kojen e qemotit dhe pastaj tregu te jet bosh dhe te hame bar?
dosho
në rast lufte!?
qeveria ka rrezerva!! dhe këto rrezerva përdoren për atë ditë!!
të kujtohen ato që në kohë e qëmotit quheshin “rezervat shterore”???
por kur “rrezervë shtetrore”sot quan grabitjen e shtetarëve,politikanëve!?
atëherë nuk mund të vendosësh kufizime në çmime!!
në çdo mall që shitet shteti merr taksat e tij!!
në një shtet normal,në një kohë të tillë,ulen taksat që vilen nga mallrat e shitura!dhe këto taksa plotësohen nga “rezerva monetare shteroreeeeee”!!
aman o dosh,mo e lëshoni kaq pa frena gjenialitetin!!
Ky eshte Miku I F. Mehdiut, cudi si Ka mbijetuar ky virus….