Pfizer: Duhet të aplikohet doza e katërt sepse mund të shfaqen variante të reja

15 Mars 2022, 13:26Bota TEMA

Për të ndihmuar në shmangien e një vale tjetër të Covid-19, njerëzit do të kenë nevojë për një dozë të katërt të vaksinës, tha drejtuesi i Pfizer Albert Bourla.

“Shumë variante do të vijnë dhe Omicron ishte i pari që deri diku ishte në gjendje t’i shmangej mbrojtjes imune që ne po japim. Mbrojtja që po marrim nga doza e tretë është mjaft e mirë — në fakt mjaft e mirë për shtrimet në spital dhe vdekjet,” tha Bourla.

Por mbrojtja pas tre dozave “nuk është aq e mirë kundër infeksioneve” dhe “nuk zgjat shumë” kur përballesh me një variant si Omicron.

Gjithashtu, edhe Qendrat e Shërbimeve shëndetësore në SHBA kanë rekomanduar se disa njerëz me imunitet të kompromentuar mesatarisht ose rëndë që kanë marrë tre doza të vaksinave Pfizer/BioNTech ose Moderna Covid-19,duhet të marrim dhe një dozë të katërt vaksine.

Por nga ana tjetër nuk është e qartë nëse ose kur Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, mund të autorizojë një dozë të katërt të vaksinës Covid-19 për adoleshentët dhe të rriturit e shëndetshëm.

“Ne thjesht po ia dorëzojmë ato të dhëna FDA-së dhe më pas do të shohim se çfarë do të thonë ekspertët jashtë Pfizer”, tha Bourla.

Pfizer dhe Moderna kanë thënë se po punojnë për një vaksinë që do të mbrojë në mënyrë specifike kundër variantit Omicron. Nuk është ende e qartë nëse nevojitet një.

Bourla tha se Pfizer gjithashtu shpreson të bëjë një vaksinë që do të mbrojë kundër Omicron dhe të gjitha variantet e tjera të SARS-CoV-2 – virusi që shkakton Covid-19.

Qëllimi është të krijohet “diçka që mund të mbrojë për të paktën një vit”, tha Bourla.

“Dhe nëse jemi në gjendje ta arrijmë këtë, atëherë mendoj se është shumë e lehtë ta ndjekim dhe ta kujtojmë, në mënyrë që të mund të kthehemi në mënyrën se si jetonim më parë”, tha ai.

3 komente në “Pfizer: Duhet të aplikohet doza e katërt sepse mund të shfaqen variante të reja”

  1. Pacjenti ..qe nuk do me Genjeshtra says:

    o Milet:Degjoni “Cponi” Tulet dhe mbani Veshe:”Fizer” thote se duhet Doza e 4-tert????Po pse te mos duhet edhe nje e 5-ste dhe 6-shte??
    Pyetja eshte :Kushe eshte Perfituesi(Ne Miljarda)..dhe Kush eshte Pacjenti i Mundeshem..si dhe sa jane Viktimat e Radhes qe do te “Sherohen-Vdesin”..nga Vaksina e 4-tert????????
    1-Te gjithe ata qe njohe dhe jane akoma 30-te vjecare me kane Thene:Pasi mora Dozen e trete kishja Probleme me ZEMREN….
    @@@Dozat qe kerkojne te na “Mbrojne Shendetin”…le ti bejne Vete ata qe duan ti Shesin per Vaksina….
    Firamt Prodhuese Fizer ect….Duhet te Bejne nje VAKSINE Efikase…nje here dhe pergjithmone….dhe jo te Helmojne NJerezit c´´do 3-4-ter Muaj me Doza te reja…..
    Qeverite e te gjitha Vendeve duhet ti Kerkojne Llogari Firamavefarmaceutike…per Vaksinat qe prodhojne dhe jo ti thone Popullit Vaksinohuni..se keshtu do “Feizeri” apo edhe ndonje Tjeter….
    Vakasina eshte nje..dhe jo ne c´´do 3-4-Ter Muaj….keto nuk jane Vaksina POr Mjete per te Fituar Miljarda Firamt Prodhuese…lool

  2. fukaraji20 says:

    Pfizer ne bashkepunim me tipa bastardesh te tipit Bill Gate e grup po cfilisin popujt per egot e tyre te pasurise dhe politike.

  3. Një qytetar says:

    Me tre dozat e marra të vaksinës, mendoj se vetë Pfizer i ka krijuar vehtes kohën dhe qetësinë e nevojshme për një zgjidhje përfundimtare të problemit. Periudha e emergjencës kur i duhej të mos kishte kohë për prova tashmë ka kaluar, ndaj besojmë do ishte më e arsyeshme që, ashtu si për gripin, të kërkohej në mënyrë permanente një vaksinë për covidin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje