SPAK dërgon në gjyq Thoma Gëllçin

15 Mars 2022, 09:39Kronika TEMA

SPAK ka dërguar në gjyq ish-drejtorin e përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçin për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Të pandehur për shkelje të barazisë në tendera u morën anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Murja.

Kujtojmë se Gëllçi është i arrestuar prej disa muajsh për abuzim me një tender me vlerë rreth 87 milionë lekë, që ishin planifikuar për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.

Thoma Gëllçi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, për shkelje të barazisë së tenderave apo ankandeve publike.

Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender. Në dosjen  e SPAK thuhet se Gëllci keqmenaxhoi fondet në zbatimin e një kontrate që nuk u zbatua brenda afatit 45 ditor. Prokuroria thekson se ish-drejtori i përgjithshëm i RTSH-së se ka kryer një procedurë tenderimi dy vjet përpara fillimit të funksionimit të kanalit. Prokurorimi për blerjen e paisjeve është bërë që në tetor të 2018-ës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje