Papa Françesku foli për frikën e një lufte bërthamore duke paralajmëruar se një fatkeqësi e tillë mund të shuante gjithçka në tokë.
Ati i Shenjtë në dëgjesën javore bëri thirrje për ndalim të luftës në Ukrainë.
“Imagjinata jonë duket gjithnjë e më shumë e përqendruar në paraqitjen e një katastrofe finale që do të na shuante, siç mund të ndodhte në rastin e një lufte të mundshme atomike.
Dita pas katastrofës, nëse do ketë ende ditë dhe qenie njerëzore, ne do të rinisnim sërish nga zero, duke shkatërruar gjithçka dhe nisur nga e para edhe njëherë.
Të dashur vëllezër dhe motra, sa e dhimbshme është kjo luftë. Le të lutemi të gjithë së bashku dhe t’i kërkojmë Zotit falje dhe paqe”, tha Papa.
I NDERUARI PAPUA!
Serbia shoveniste e përbalti plot 2 dhjetëvjetësha në mënyrë inrensive institucionin e VATIKANIT, krejt derisa Dardania nuk shpalli pavarësinë shtetërore – popullore.
Institucioni yt doli në krah të Kishës surroserbe, alias Ruse shoveniste dhe me ngulm nuk thotë gjë pozitive për të drejtën ndërkombëtare legjitime TË VENDVENDOSJES së një POPULLI që jeton në tërësi etnike dhe territoriale që vetë të manifestojë vullnetin e jetës politike etj
Ju i vardiseni Rusoserbisë shoveniste e cila deklarohet se po MBRON CIVILIZIMIN (me ZJARR) nga DEGRADIMI MORAL!
I PAMORALSHMI bën MORALIN, ndërsa ti ke heshtur, resp ke mbështet këtë ideologji mizantrope dhe tashti duke parë se ku po shpie kjo mendje shoveniste, të bie ndër mend dhe të ndiesh rrezikun për shfarrosjen e vlerave njerëzore nga miku yt moskovit – i frymës së”krishterizmit” të djallëzuar. Absurdet shoveniste, me kritere svlerash pjellin frymën e djallit, të sjellin kataklizmën.
Shpresojmë se e KEQJA do godas VETEN. DO MBISUNDOJË FRYMA e CIVILIZIMIT – e lirisë mbi tokë.