Vladimir Putin: Objektivi ynë nuk është të pushtojmë Ukrainën, Kievi po saboton zgjidhjen paqësore

16 Mars 2022, 18:49Bota TEMA

Në një intervistë për mediat ruse, presidenti Putin përsëriti qëndrimin se qëllimi i Rusisë në Ukrainë nuk është ta pushtojë atë, duke renditur arsyet e çmilitarizimit, neutralitetit dhe denazifikimit të saj.

Në lidhje me bisedimet për paqen, kreu i Kremlinit akuzoi autoritetet ukrainase se po sabotojnë një zgjidhje paqësore të krizës, lidhur kjo edhe me deklaratat e fundit nga Zelensky se refuzon një status neutral të ngjashëm me atë austriak dhe suedez.

Sipas Putin “operacioni special” vijon sipas planit.

“Përparimi i trupave ruse në Ukrainë po zhvillohet në një zbatim të qartë të planeve të hartuara më herët”, përfundon presidenti rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje