Në një raport të fundit të Pentagonit thuhet se ushtria ruse ka humbur deri 28 mijë ushtarë gjatë luftimeve në Ukrainë, të vrarë dhe të plagosur, ndërsa theksohet se ka ngecur në të gjitha frontet.
SHBA thotë se të paktën 7 mijë ushtarë janë vrarë gjatë luftimeve, ndërsa nga 14 mijë deri në 21 mijë janë plagosur. Këto shifra përbëjnë gati një të pestën e 150 mijë trupave që Putin grumbulloi në kufi me Ukrainën përpara se të jepte urdhrin për të sulmuar 21 ditë më parë.
“Daily Mail” shkruan se ky numër është afërsisht sa dyfishi i humbjeve që ka pësuar NATO në Afganistan gjatë dy dekadave luftimesh.
hahahahaahhaah, perendimi ka mberrritur deria ty ku amerika kerkon petrol ne venezuele dhe europa ne kongo, edhe keto shtete ja mbyllen deren, putin e beri perendimin jo me fol me vete por sdi ku ka koken
jeta-se kush po flet me vehte, ate do e marrim vesh kur te mbaroje kjo lufte. Me siguri qe Putin-i po mallkon veten qe i hyri nje pune per te cilen nuk kishte kellqe ta conte deri ne fund sic desheronte, por me shume po e mallkojne ruset e thjeshte qe po u heq buken e gojes, pasi rubla ka shkuar ne nivelet me te ulta te historise se vet dhe parashikimet e ekonomisteve jane akoma me te zeza.