Mohimi i sulmit mbi konsullatën shqiptare, Ministria e Jashtme: Dënojmë lajmet e rreme nga Rusia

17 Mars 2022, 15:59Politika TEMA

Ministria e Jashtme tha se dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria tha: “Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!”.

Reagimi erdhi pasi Rusia hodhi poshtë akuzat e bombardimit të konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv.

“Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare se forcat e armatosura ruse dyshohet se kanë dëmtuar ndërtesën e konsullatës së nderit të vendit në Kharkiv”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

1 komente në “Mohimi i sulmit mbi konsullatën shqiptare, Ministria e Jashtme: Dënojmë lajmet e rreme nga Rusia”

  1. Sara says:

    Maria baxhellova thuaj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje