Prangoset ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov

17 Mars 2022, 22:04Bota TEMA

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, u arrestua të enjten më 17 mars, si pjesë e një operacioni policor të lidhur me hetimet e zyrës së prokurorit të BE-së, tha Ministria e Brendshme bullgare.

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se bashkë me Borisovin u arrestuan edhe ish-ministri i Financave, Vladislav Goranov, ish-shefi i komisionit parlamentar buxhetor, Menda Stojanova dhe këshilltarja e Borisovit për media, Sevdalina Arnaudov.

“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në Bullgari në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane. Bastisje dhe sekuestrime janë kryer në shumë adresa. Bojko Borisov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova aktualisht janë të ndaluar”, thuhet në njoftim.

Borisov, 62 vjeç, është aktualisht kryetar i partisë opozitare të qendrës së djathtë GERB.

Ministria nuk dha detaje, por televizioni publik BNT tha se rastet kishin të bënin me “keqpërdorimin e ndihmave të BE-së”.

Bastisjet vazhduan në shumë adresa në të gjithë vendin.

“Askush nuk është mbi ligjin”, tha kryeministri i ri i Bullgarisë, Kiril Petkov, në një postim në rrjetet sociale.

Partia e sapoformuar kundër korrupsionit e Petkov, fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari vitin e kaluar, me platformën “zero tolerancë për korrupsionin”.

Operacioni vjen pas një vizite në Sofje më 16-17 mars nga kryeprokurorja evropiane Laura Koevesi.

Ajo vlerësoi “vendosmërinë, udhëheqjen dhe vizionin bindës të Petkovit në luftën kundër korrupsionit”.

“Tani është koha që autoritetet përkatëse bullgare të bashkohen me ne, duke përfshirë rastet veçanërisht të ndjeshme”, tha Koevesi.

“Kjo është arsyeja pse ne ekzistojmë, kjo është arsyeja pse jemi këtu”, tha Koevesi, janë hapur 120 hetime për mashtrime që përfshijnë paratë e BE-së në lidhje me tenderët publikë, subvencionet bujqësore, ndërtimet dhe fondet e rimëkëmbjes nga pandemia e koronavirusit.

Borisov është akuzuar për korrupsion disa herë gjatë viteve, por ka mohuar akuzat.

8 komente në “Prangoset ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov”

  1. Tajari says:

    Dilni nje cope here nga Shqiperia se nuk behet qameti.

  2. Beni says:

    Do Zoti fillon edhe në Shqipëri!

  3. Hajdarovski says:

    Opa opa opa. Bujrum dhe ketej. Nano dhe Berisha te paret. Pastaj pacin kemben e mbare per te Ramen dhe gjithe kabinetin. Pastaj une do dal do kercej te sheshi . Do festoj pavaresine. Poshte hajdutet. Kelyshet e Enverit. Poshte pushtuesit shqiptare. Bujrum Amerika.

  4. Pyetje per Edi Ramen says:

    nje Pyetje per “Kryeministrin-Palloshin” Edi Rama:He z.Rama c´fare na thua per Arrestimert ne Bullgari?????Apo do te na thuash se jane “Politike” si Justifikimet e Berishes…Metes..Bashes??????????
    Na Ramut:E di se do te thuash se ti “Nuk je Prokuror”!!!!!!!!Kete e kemi degjuar 10-tra here..por mos Harro se kishit ne “Program” se do te benit “Drejtesi” per te >Vraret e 21-Janarit..qe ju me “Drejtesin” tuaj.. i VRATE perseri….
    Vetem ne Shqiperistan nuk DENOHEN:Maskarenjte e Politikes,Hajdutet dhe Vrasesit e Politikes si dhe Politikanet qe Shesin INteresat Kombetare….ne Shqiperi eshte Beje mutin (Qe ta hane Politikanet)….prandaj dhe ikin njerezit nga syte kembes..lol

  5. Arrnaut Hejvallah says:

    Arnaudova. Dhe ne Bullgari te korruptum.

  6. 1 says:

    Saliu dhe Iliri jane nona e korupsionit dhe gjemb su hyn ne kembe

  7. alphade says:

    Vetem SaliQenit nuk po i vihen prangat ! C’mund te
    te presesh nga Kraja, nje i shitur te Vicidolasi dhe
    yzmeqari I tij ! I gjithe SPAK-u duhet cuar ne skrap !
    Jane bere turpi botes ! Zonja KIM mos ushqeni asnje
    iluzion per keta oportuniste, dredharake, hipokrite,
    hileqare qe presin nga do te fryje era ! Jane te gjithe
    anti Amerikane por hiqen si amerikane te zellshem ,
    thjeshte hipokrizi ! SPAK eshte vegel e Sali Vicidolit !
    Kjo eshte e qarte per te gjithe shqiptaret…..!!!

  8. Bubuzhel Berati says:

    Bullgaria vende me korupsione po e arrestoje ish kryeministrin nuk besoje qe ka kryere krime me shume se Berrisha.
    Ne Bullgari nuk ka pasur :
    Thyerje embargo Serbis
    Firma piramidale
    Vjedhje votash
    1997
    Grusht shteti
    Protestues te vrare
    Gerdeci
    Cez
    Korrupsion
    Shitje deti Greqise.
    Dhe sot organizone protesta per destabilizim
    Ka dretjtesi ky vende
    A ka kryeministri, ministri te drejtesise ?
    A ka polici gjyqtare prokurore ka vendr ?
    Per arrestimin e koleres komuniste Berrisha njerzit duhet te protestojne e jo per naften.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje