Alarmon Emannuel Macron: Nuk përjashtohet një luftë e madhe në Europë

17 Mars 2022, 21:20Bota TEMA

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, nuk përjashton fillimin e një lufte të madhe në Europë.

“Ne duhet të përgatitemi për një konflikt të mundshëm të armatosur me intensitet të lartë dhe të rrisim investimet në ushtri,” tha ai.

Marcon tha se konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë do të çojë në një krizë ushqimore në 12 deri në 18 muajt e ardhshëm dhe kjo krizë do të ndihet në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.

Macron premtoi sot se do të forcojë sovranitetin e Francës nëse fiton mandatin e tij të dytë si president në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, në mënyrë që ta çojë vendin, siç tha ai, gjatë epokës së re të krizës.

Epërsia e Macron ndaj rivalëve të tij në prag të zgjedhjeve u rrit pas operacionit rus në Ukrainë, ka raportuar Reuters.

Sondazhet e opinionit të publikuar javët e fundit tregojnë se Macron do të fitojë rreth 30.5 për qind të votave në rrethin e parë, një rritje prej 10 për qind në krahasim me sondazhet e muajit të kaluar.

2 komente në “Alarmon Emannuel Macron: Nuk përjashtohet një luftë e madhe në Europë”

  1. Genti says:

    Eshtë politikë e ndyrë që të bësh fushatë duke tmerruar elektoratin përmes luftës dhe krizës. Krizë që e kanë krijuar vetë perëndimorët dhe amerikanët duke mbështetur rregime të korruptuara dhe neofashiste si ai i Kievit dhe duke shtrirë kufijtë e aleancës se Atlantikut të Veriut deri te pragu i Rusisë. Këta e dinin shumë mirë se Rusia do reagonte me të në mbrojtje të sigurisë së saj dhe këtë kunderreagin do e përdornin për të ngritur opinionin evropian të tmerruar nga gogoli luftës dhe për të ndërrmarë samsione drakoniane ndaj Putinit. Pasi duke dobpsuar ekonominë ruse mendojnë se do dobësojnë edhe pozitën e Putini dhe anasjelltas. Por politologët perendimorë dhe “strategët” e saj ushtarakë harrojnë se Rusia nuk funksionon si SHBA dhe lakejtë e saj. Rusia është Putini dhe Putini është Rusia. Rusia para Putinit ushte kthyer në një lopë gërdallë që kapitali perëndimor po e milte sa mundëte dhe e ushqente me kalbësira.Ndërsa Putini jua hoqi fretët nga dora dhe i ka tharë për t’ja kthyer ekonomisë së vendit resurset dhe përfitimet. Në vitet e para Putini u ndesh dhe triumfoi mbi valët e nxitura nacionaliste dhe seçesioniste në Kaukaz nga SHBA. Dominoi edhe ethet e antarsimit në NATO në Gjeorgji dhe gjetkë. Edhe në vitet më pas Putin rriti prestigjin dhe pozitën e vendit në skenën ndërkombëtare duke mbajrur me thonj Asadin dhe Sirinë ndërkohë që amerikanët tërhiqeshin nga Iraku dhe më vonë nga Afganistani për gjithë natën. Rusia në Ukrainë po mbron historinë e saj,popullin e saj dhe interesat e saj kombëtare dhe ato strategjike në Evropë për çlirimin e së cilës kanë dhanë jetën miliona e milona ushtarë rusë në luftë me Perandorinë Otomane,Napoleonin dhe Hitlerin. Ti kafshosh duart popullit që i hoqi lakun Evropës nga fyti është pafytyrësi e patolerueshme. Rusia në Ukrainë po mbro evropën nga neonazizmi,ultranazionalizmi dhe politika hegjemoniste e Amerikanëve dhe vasalëve të tyre.

    1. ppa says:

      …lexova vetem pjesen e fundit te ketij analisti te madh gjeopolitik- t’i kafshosh duar (menyre shprehje kafsherore) i hoqi lakun Evropes nga fyti – ia ke futur kot: te ishte vetem per B.Sovjetik, Hitleri e kapi per dy jave dhe vetem permes ndihmave te SHBA dhe Anglise Rusia u mbajt;
      Ti analist i madh, analogjine duhet ta permbysesh: nje popull nuk mund te zbatoj ndaj nje populli tjeter ate qe ka pesuar vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje