Roli i shqiptarëve në konfliktet jashtë kufijve politik

17 Mars 2022, 11:29Kulturë TEMA

Nga Fabian Zhilla

1- Lufta Civile e Spanjës (1936-39)

• Kjo luftë civile është mbase konflikti i parë në periudhën moderne i cili u ndërkomtarizua në terma politike (lufte antifashiste). Në atë lufte morën pjesë rreth 70 shqiptare. Shume dhanë edhe jetën, nder ta Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Musa Fratari, Zef Hoti, Thimio Gogozoto dhe Teni Konomi. Mehmet Shehu, mjaft i ri në atë kohe ishte nje nder ta. Emra te njohur për shqiptarët janë edhe Skender Luarasi dhe Petro Marko. Ndër ta mori pjesë edhe një grua, Justina Shkupi, mikeshë e Nënë Terezës. Shqiptaret ju atashuan batalionit Garibaldi.

2- Lufta për çlirimin e Kosovës (1998-99)

• Këtu mendohet të kenë marr pjesë rreth 139 shqiptarë të cilët kanë luftuar kryesisht në zonat operative të Pashtrikut, Dukagjinit, Llapit dhe Nerodimës. Ky numër përfshin vetëm ata të cilët ju bashkëngjiten UCK. Në këtë luftë dhanë jetën rreth 28 dëshmorë që nga Hasi deri në Vlorë.

3- Konfliktin në Siri (2012-në vijim)

• Në periudhën 2012-2015, rreth 144 shqiptare mendohet ti jenë atashuar organizatës terroriste ( ISIS) ku rreth 44 prej tyre tashme janë kthyer dhe po rehabilitohen.

4- Konflikti në Krime (2014- në vijim)

• Gjatë konfliktit civil për mbrojtjen e Krimesë, mendohet se ka pasur një numër te vogël shqiptaresh të cilët i janë atashuar batalioneve ukrainase të Pravi Sektar¬it dhe Azov-it. Shqiptaret kanë marrë pjesë edhe në luftimet për mbrojtjen e aeroportit të Danjeckut.

5- Pushtimi i Ukrainës nga Rusia (24 shkurt 2022 – në vijim)

• Sipas medias mendohet se ka vetëm dy shqiptare të cilët luftojnë pranë “Legjionit Kombëtar i Gjeorgjisë”. Por sipas Mamuka Mamulashvili, komandantit të Legjionit të “Vullnetarëve të Huaj” ka rreth 30 shqiptarë që kanë aplikuar nëpërmjet mediave sociale për t’iu bashkangjitur këtij legjioni por të cilët nuk kane vajtur ende (përditësimi i fundit 03 mars 2022). Autoritetet shqiptare deklarojnë se nuk rezulton të ketë shqiptare të cilët luftojnë në Ukrainë sot.

@Fzhilla. Ky informacion nuk mund të riprodhohet/share nga media apo individ në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa autorizimin ose citimin e autorit.

8 komente në “Roli i shqiptarëve në konfliktet jashtë kufijve politik”

  1. Fshatari says:

    Nje pike tjeter ketu eshte edhe “clirimi” I vendit. Eshte gjithashtu sh e qarte edhe pa asnje keqekuptim se ne Spanje, Siri, Afganistan, Irak dhe Ukrahine cdo njeri e kupton se s’jane luftra per clirim por thjeshte luftra per dominance nga fuqite e medha. Pra ne si edhe shume te tjere te motivuar nga paraja apo nga injoraca morem pjese per te trazuar boten jo per ta cliruar. Tani pavaresisht nga gjoja patriotizmi qe shfaqin sh ne publik me fjale(dhe sigurisht do hidhen perpjete), lufta kunder nazizmit dhe kunder Serbeve futet perseri ne kete kategori. Pra futet ne kategorine e luftes per influence midis fuqive te medha. Sa per shprehjet liri dhe clirim jane thjeshte terme pa anje kuptim real. Asnje smund tia spjegoje dikuj. Nje lloje si lufta e klasave qe ekziston vetem ne imagjinate por jo ne realitet. Ka mundesi qe nje njeri me 2 kokerra tru te thote se Enveri na dha lirine kur cdo shqiptari i dridheshin kembet nga emeri i tij, perfshi edhe servilet e BP.

    1. ben says:

      Fshatari (i pa shkolluar)- Them i pashkolluar se ka fshatare qe te japin uje me bishtin e luges. Zotrote duhet te jesh nga ata qe e ke kaluar jeten duke ruajtur bagetine ne mal, ndryshe nuk ka si s’pjegohet gomarlleku qe ke shkruar.
      Pra sipas mendjes tende te “ndritur”, lufta e te gjithe popujve kunder fashizmit dhe lufta e popullit te Kosoves kunder pushtuesit serb, qenkan lufte per influencen e fuqive te medha?
      Nuk ka dyshim se cdo fuqi e madhe apo e vogel qofte nuk futet ne asnje konflikt pa nje synim politiko-ekonomik, por kjo nuk domethene se edhe popujt luftojne per te njejten objektiv.
      Keshtu, cfare “influence politike” kerkuan luftetaret shqiptare qe ju kundervune fashisteve italiane kur sulmuan Shqiperine ne 7 prill te 1939-tes? A mos valle popujt e BRSS dhe Ushtria e Kuqe u futen ne nje konflikt 5 vjecar me Gjermanine Hitleriane me synimin per te pushtuar Europen? Sigurisht qe elita sovjetike perfitoi nga sukseset e ushtrise se saj per te vene nen kontroll gjysmen e Europes, por nuk ishte ky synimi i tyre fillestar, por ishte pikerisht agresioni nazist qe i detyroi ata qe te luftonin per clirimin e vendit te tyre nga pushtuesi i huaj.
      E njejta gje vlen edhe per luften e popullit shqiptar te Kosoves qe vuajti mbi 100 vjet nen represionin e pushtuesit serb. Sa i perket nderhyrjes se NATOs ne krah te shqiptareve, per ate nuk ka asnje dyshim se nuk u be nga dashuria e tyre per shqiptaret, por nisur nga interesat gjo-politike te atyre vendeve dhe ne vecanti te SHBA-se.

      1. Fshatari says:

        Shtove 2 rreshta vetem ne baze te emerit tim. Idiote si puna jote humbasin kohen e atyre qe e lexojne.
        C’fare te re shtove nga te gjitha qe une te paralajmerova me lart? Te gjitha keto I kemi mesuar ne shkolle.
        Po kur Ramushi thote “une kam qene dhe jam ushtar I USA” si e kupton ti? Eshte hapur qe eshte mercenar I nje shtei te huaj qofte ky edhe “aleat” . Aleat s’do te thote se eshte me I mire psh se “pushtuesi” gjerman. Keto konkluzione ti nxjerr truri yt per jo llogjika e nje njeriu rracional.
        Shembull tjeter eshte lufta ne Spanje. Edhe Wikipedia ta thote hapur se ishte lufte e Stalinit per te vene nje kembe ne Evropen perendimore, sepse shume perpjekje vecanerisht ne Gjermani qe nga terrorristia Roza Luksemburg per te perhapur komunizmin deshtuan. Kete e ke mesuar edhe ne shkolle apo Jo?
        Ohoho teoria jote e “unintended consequences”, pra Stalini u provokua nga Hitlleri ne lufte por mbas luftes ishte mbreti I gjysmes se botes spese bota u nda ne 2 kampe. Fati I tij I mire. Apo ishte e planifikuar? Lufterat dhe revolucionet jane te gjithe te parapergatitura, por per ty ndodhin rrastesisht

        1. ben says:

          Fshatari-ne fjaline e dyte qe ke shkruar ke pranuar qe je idjot qe lexoke disa si puna ime, dhe autokritika eshte gjithmone e mirepritur. Zotrote ke mungesa te theksuara te kuptimit te fjaleve dhe shprehjeve qe po vete i perdor.
          Te keshilloj qe te konsultosh nje fjalor ku do gjesh se termi mercenar eshte per ata individe, qe shkojne per te luftuar per llogari te nje force politiko-ushtarake te nje vendi tjeter, kundrejt pageses. Une nuk marr shembuj shprehjet e Ramush Haradinajt, qe mundet te jete patriot i madh, por e ka provuar me shembuj se ka mbase nje cike tru me teper se sa ty. Sidoqofte, zoti Haradinaj luftoi per clirimin e vendit te tij, qe e skualifikon ate per te qene nje mercenar. Kaq gje duhet ta kuptojne edhe fshatare si puna jote (jo ato qe te japin uje me bisht te luges).
          Se pari te keshilloj qe te mos marresh informacione nga Wikipedia, pasi informacionet qe dalin atje nuk kane burime te sigurta, por jane opinjone te kuratoreve te faqeve te ndryshme. Eshte kjo aq e vertete, saqe mesuesit ne shkollat e vendeve perendimore, u japin zero pike nxenesve qe i marrin informacionet nga ky website. Ketu qendron edhe gafa jote kur pretendon se Lufta ne Spanje ishte lufte e Stalinit per te vene nje kembe ne Europe. Mesa duke zotrote je shume i ri ne moshe dhe nuk di ca gjera qe i di shume me mire brezi im dhe akoma me mire ai i prinderve te mi qe ishin deshmitare te L2B.
          Se pari, BRSS i Stalinit ishte me breke neperkembe dhe kishte zero mundesi qe te kerkonte te vendoste hegjemonine e vendit te tij ne Spanje. Ne ate kohe, Stalini po pregatitej per tu mbrojtur nga nje invazjon gjerman dhe per kete filloi luften kunder Finlandes per te marre nje rrip toke ne veri te Stalingradit dhe aneksoi Republikat Balltike. Me Finlanden, Stalini humbi 1 miljon ushtare. Eshte e vertete se vullnetare ruse ju bashkuan Brigadave te te huajve, por keto ishin maksimumi qe nje shtet i mbaruar ekonomikisht si BRSS i Stalinit do te kishte mundesi qe te ndihmonte revolucionin spanjoll.
          Se pari boll fole me terma te huazuara nga interneti, pasi me siguri nuk i di as kuptimin, por Stalini ut, po te mos kishte qene ndihma ne materiale qe i vinin ne portin e Murmansk-ut, prej SHBA-se nepermjet Britanise, sot do ishte harruar si emer dhe mbase e gjithe Rusia do kishte gjuhe te pare gjuhen gjermane. Po keshtu, duket se akoma i beson Wekepedias qe na e nxjerr Roza Luksemburgun si figure, per te cilen askush nuk njeh.

    2. Mali says:

      Qenke idiot. Merru me oune tjeter se nuk ben per ty!

  2. taso kume says:

    Te shkoshe te luftosh jashte ka qene dhe eshte me normale ,si gjithe popujt e tjere pavarsishte kauzes dhe idealit se ndryshe do na indetifikonin si popull jo normal te mbyllur dhe jo bashkohore ,jemi kozmopolit si te gjithe.

  3. Fatos says:

    Po pse ndalni në vitet 40… harruat sa shqiptarë kanë shkuar të luftojnë për Turqinë në shekuj me radhë? Është tamam ajonqë thotë fshatari I shkretë, luftë për sferat e influencës, që janë shprehje të mesjetës që nuk kanë të bëjnë me lirinë ap demokracinë e vërtetë.

  4. Mali says:

    Eshte naivitet te flasesh per shqiptare qe marrin pjese ne konflikte te huaja me te njejtin konteskt edhe per luften e kosoves?! Analiste cudirash! Karabush!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje