Nga Ilir Yzeiri
Dje, kolegu Frrok Çupi, në një analizë të tijën me titull « Fati i PD-së varet në Ukrainë » (Tema, 16 mars 2022) bënte një paralele mes fatit të Ukrainës dhe Jaltës, marrëveshjes që ndau botën dhe zonat e influencës pas përfundimit të Luftës II Botërore. Unë dua ta shtyj në një drejtim tjetër këtë metaforë.
Pas fitores karikaturore të Berishës dhe Metës mbi Lulëzim Bashën me 6 mars, Sali Berisha ashtu si Putini, nisi ofensivën mbi PD-në dhe Lulëzim Bashën, duke e shtyrë më tej agresionin që kishte nisur mbi Donbasin dhe Krimenë e SHQUP-it duke shpallur se ajo hapësirë është e tija ashtu siç thotë Putinë për Ukrainën.
Ëndrra e Berishës për të pushtuar hapësirat e PD-së kundër vullnetit të aletaëve tanë strategjikë, pra kundër vullnetit të SHBA-ve, në mënyrë metaforike, ngjet me agresionin e Putinit mbi Ukrainën. Edhe Berisha ashtu si Putini e rrethoi PD-në dhe e sulmoi me të gjitha mjetet. Për ironi të fatit Lulëzim Basha, pjella groteske e Berishës, mori pamjen e Volodimir Zyelinskyt sepse ai, në mënyrë të papritur, përqafoi vlerat perëndimore dhe e shpalli Berishën, Putinin e Ballkanit si një personazh të padëshiruar për PD-ne sepse ai, gruaja e tij Liri Berisha, djali i tij Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij Argita Berisha, ishin projektuar nga SHBA-të të përfshirë në korrupsion thelbësor për vete dhe mqtë e tij, se kishte penguar drejtësinë dhe minuar demokracinë. Imazhi politik i Berishës është njësoj si ai i Putinit, ndërsa Lulëzim Basha, ashtu si Zielinski, u përpoq të shkëputej nga perandoria e së keqes që është shenjuar në figurën e Berishës dhe Metës. Mirëpo, pikërisht atëherë kur u mendua se PD-ja shpëtoi, ajo u sulmua brutalisht nga Berisha.
Ai iu ngjit dhe frymëzoi demagogët dhe sharlatanët revolucionarë që në një kohë kur gjithë bota e ka mendjen të lufta mes vlerave dhe antivlerave, mes perandorisë së krimit dhe një vendi që po martirizohet për të mbrojtur vlerat e demokracisë dhe të lirisë, ata nisën një protestë karikaturore kundër sanksioneve që prodhuan rritje çmimesh. Retorika e kësaj proteste, që ashtu siç e deklaroi Berisha në Parlament ditën e enjte, frymëzohet prej tij, por që ai nuk mund të dalë në krye, në një farë mënyre, drejtohet kundër Perëndimit dhe SHBA-ve, për t’u treguar atyre se Berisha dhe Meta janë gjallë dhe nuk mund të zhbëhen nga sanksionet, ashtu si Putini që kërcënon nga mëngjesi deri në darkë Perëndimin. Edhe oligarkët e PD-së me Jozefina Topallin në krye u reshtuan hapur në krah të Putinit të Ballkanit, Sali Berishës me arsyetime banale, duke thënë se PD-ja është Berisha.
Në këto kushte Lulëzim Basha, duam apo nuk duam ne, ka misionin historik të Zielinskit. Ai duhet ta shpëtojë PD-në nga sulmet barbare të Berishës dhe oligarkëve që e mbështesin atë duke rezistuar. Të gjithë ata që duan Berishën le të shkojnë me të. Në PD, qoftë edhe dhjetë veta po mbetën, të paktën të identifikohen si PD-ja që nuk ka lidhje me Sali Berishën – Putinin e Ballkanit, por që ka lidhje me aletatët perëndimorë SHBA-të dhe BE-në, me të gjithë ata që sot kanë ndërprerë çdo lidhje me Putinin dhe mbështesin Zielinskin. Njësoj si në PD. Aleatët tanë kanë mbështetur Bashën dhe kanë refuzuar dhe dënuar Berishën ose Putinin e Ballkanit, i cili, ashtu si Putini në Moskë tregon përralla me votën e lirë.
Ju lutem Tema mos mbushni gazeten me artikuj kot. Ka plot probleme ky vend qe duhet ti dedikoheni.
Kam pas respekt per kete Ilir Yzeirin por edhe ky kazan na doli , filloi edhe ky ne mbrojtje te Lul Braves kur ne emisionin e Denis Dyrnjas Top Talk deklaronte me tone te larta se Lulzim Brava eshte me i lig se Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Pune katundaresh te cfardo lloji,qe kane pushtuar kete vend apo te tjere te ketij lloji,zengjine te rinj,´´profesora´´,qe japin mend per demokraci,kur nuk dine asnje germe te saj per se mbari.
Demokracia,mor bashkefshatari,im,pamvaresisht se emri nuk i ndryshon, ka forma zhvillimesh te ndryshme,ne funksion te formimit te mentalitetit te vendit.
Cfardo do kish ndodhur me Kinen dhe me gjere me boten,sikut Ten Hsia Pin,te mos kish zhvilluar Kinen ekonomikisht,ne keto maja te larta,qe eshte sot si vendi i dyte,ne bote,me doktrinen ´´Kapitalizmin pa demokraci´´,ne nje popull shume puntore,por pothuaj pa kulture. demokratike+?
Kinezet do te kishin marre boten nga syte kembet dhe nuk do kish njohur me qeni te zotin.
Kjo do te kish funksionuar shkelqyshem dhe per ne,sikur te mos ishim me mentalitet,dembelhan,qe nuk mundesoi te kishim Ten Hsia Pinin tone,dhe te mos ishim ne Europe,qe te mos bente presion per nje lloj demokracie,si ne vendet e saj te zhvilluara,por ne nje dore kulacin dhe ne tjetren kerbacin e forte.
Te krahasosh nje kaqol si Basha me Volodymyr Zelenskyy-n eshte nje gomarllek i paster.
Basha eshte nje deshtak e hajdut, qe kurre nuk pati bythe te pastronte emrin e tij nga akuzat per korrupsion, pasi nuk u paraqit asnjehere perpara gjykates, por merrte raporte shendetesore per te mos shkuar atje.
Presidenti Ukrainas, eshte nje hero qe ka fituar admirimin e te gjithe botes, pasi kurre nuk u largua ngavendi i tij, sic beri dikur lapanjozi Ahmet Zogolli, qe vetequhej “Mret i shqiptareve”, qe veshi opingat per tia mbathur kur Italia sulmoi vendin tone.
Ne te kunderten, Zelenskyy qendroi ne krye te detyres, duke udhehequr vendin dhe popullin e tij ne ditet e tija me te veshtira.