Gratë e PD-së përballë shkatërruesve të partisë

16 Mars 2022, 17:19Blog TEMA

Nga Alba Malltezi

Grida Duma po stërmundohet nga një studio televizive në tjetrën dhe është ndër të paktat të mbijetuara nga ajo që ka mbetur nga Partia Demokratike që qëndron ende zgjuar, që rendit me forcën e logjikës rrjedhjen e ngjarjeve në partinë më të madhe të opozitës ndërsa e sheh atë të zvogëlohet përherë e më shumë, të shkatërrohet nga fundi idilik i dy të dashuruarve të përjetshëm në krye të saj.

Disa nga gratë e Partisë Demokratike vazhdojnë të rezistojnë si duke u mbajtur në copëzat e akullit të mbetura pas thërrmimit të ajsbergut pas përplasjes me Titanikun; ato janë dëshmitare se si dy ego burrërore shkatërruan për interesa personale një vlerë, një pasuri kombëtare të ngritur e të mbajtur mes mijëra sakrificash në këmbë: opozitën shqiptare.

Grida Duma, ashtu si dhe disa gra dhe vajza të tjera të Partisë Demokratike arrijnë të shohin më qartë dhe më drejtë gërmadhat, pas katastrofës që qëndisën ditë pas dite, muaj pas muaji, viti pas viti burrat e partisë më të madhe të opozitës. Dashtë fati dhe natyra që këto gra të mos lodhen deri në dorëzim, pasi misioni i tyre për të treguar realitetin e sidomos të vërtetën është jashtëakonisht i vështirë përballë atyre që nuk duan të dëgjojnë dhe nuk duan të kuptojnë.

Të rrethuara nga të eturit për shkatërrim, nuk e kanë të lehtë të dëgjohen duke argumentuar me forcën e tyre të logjikës së Partia Demokratike, ose gjithçka ka mbetur nga ajo, nuk mund të vazhdojë e të ndjekë kushtrimet për asgjësim, për shkërrmoqje të të tjerëve, të ideve të të tjerëve, të punës së të tjerëve për përfitim.

Partia Demokratike duhet të ndërtojë renë e saj të ëndrrave për të gjithë ata që i besojnë. Dhe vetëm nëse kjo re puplore ëndrrash do të përkasë, do të pëlqehet, do të frymëzojë të gjithë shqiptarë që i shohin si alternativë, atëherë opozita, PD dhe të ngjashmit e saj do të kenë forcën të propozohen si alternativë.

Nuk mjaftojnë shuplaka pas shuplakash që të eturit për shkatërrim qofshin ata politikanë, gazetarë, analistë a shoqëricivilistë, të mos e kuptojnë përmes shembujve të qartë se e ardhmja nuk është të shkatërrojmë dikë (Edi Ramën në këtë rast) që të fitojmë ne, ata, ato.

E ardhmja i përket atij që realizon renë më të bukur të ëndrrave, ku sa më shumë njerëz ta dallojnë e ta besojnë e vëtëm duke iu bashkuar së pari asaj (ëndrrës), pastaj do të vijnë me radhë bashkimet fizike të zemrave e të trupave opozitarë për veprim. Dikush duket se e ka kuptuar. Deri tani janë pak, shumë pak.

8 komente në “Gratë e PD-së përballë shkatërruesve të partisë”

  1. nigo says:

    Alba. Te quajme vajze te zgjuar, por po ka mbetur PD qe ta perfaqsoje rrugacja Grida me llogjiken e saj shterpe, e ndonje si ajo me mire te shkrihet ajo parti, pavaresisht se ishte nje vlere e demokracise. Besoj se jeton ne Shqiperi.

    1. Ben says:

      Ca meresh me kte kurven GD qe e njofin te gjith pk kjo esht turpi i pd po cfar gazetare je ti qe shkruan per kte monster te shtremt???

  2. Opq. says:

    Kjo nuk është forcë logjike, po të thuash atë që të gjithë e shohin dhe dinë se mbreti është lakuriq?. Dhe ky konstatim publik që bëhet kaq me vonesë ka në thelb arsyen pragmatiste për të lënë anijen tek mbytet dhe të shpëtojë kush të mundet…Përgjegjësi për humbjen s’mban vetëm kryetari por të gjithë me radhë, ndaj morali e do që gjërat të thuhen publikisht në kohë dhe jo atëherë kur konstaton se s’vjen dot në pushtet me Lulin…

  3. Cika says:

    Ca flet mi shoqe!
    Grida kkuurrvvaa do shpetoje pd-ne? Apo pd na qenka vlere kombetare!
    Ufff, njera eshta karaakuuurve, tjetra pasuriantikombetare.
    Te qerohen bashke dhe mbase del ndonje me nderparti e me nder te djathtes shqiptare.

  4. rovena says:

    Rrugace? Kujdes kur i etiketoni grate e botes si rrugace. Vriteni pak mendjen nese ka nje etiketim te tille ne gjuhe te tjera te botes. Nese Grida Duma eshte rrugace a ka lidhje kjo me detyren e saj ne politike? A e beni kete etiketim per nje politikan burre? Ndoshta te gjithe duhet te bejme nje sforco per te qene etike dhe ne komente anonime.

    1. Ben says:

      Esht me shum se rrugace kjo Suma.

    2. Zjarri says:

      Rovena 50% e komentuesve jane psiko-beqare me xhepa te cpum qe nuk e ushtrojne dot te drejten per te pire ilacet , ndersa 49% jane mosha 3 ish Njeriu i Ri i atyre koherave qe kane veshtiresi muhabetore por lehtesi ne te shkruar…te gjithe anonime

  5. Astrit says:

    Pd u ngjiz keq, u rit keq, u zhvillua keq dhe po vdes keq. Grida e kushdo tjeter atje jane pjese e se keqes, te cilet pane egon e tyre personale, lajkatonin e i servilozeshin Berishes e nuk pane e se parashikuan se e keqja me e madhe ishina ato e jo Saliu. Sot ato Grida e kompani nuk i duhen shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje