Nga Spartak Ngjela
Analiza jonë që kemi bëri që në ditët e para të luftës Rusi-Ukrainë, po rezulton e saktë
Shenjat po tregojnë se Putinin do ta likuidojnë.
Ose do të likuidohet Putini, ose do të shkatërrohet Rusia me një dëm kolosal ekonomik.
Në fakt ky nuk është rasti i parë në histori kur krerët si Putini kanë prekur stabilitetin e shtetit dhe tregun.
Kurse, në një kohë lufte…
Veprimet me psikikë të shregulluar nga një president absolut në një shtet, i trembin bashkëpunëtorët e tij të ngushtë me frikën e tyre të sëmurë. Kjo frikë i detyron që këta të shkojnë deri në vrasjen e presidentit të tyre.
Dhe dihet si fakt historik se, në një periudhë lufte, këtë e bëjnë gjeneralët e ushtrisë.
Kjo është një e vërtetë historike që ka vijuar me vrasje presidentësh apo komandantësh të ushtrive nëpër luftëra pushtuese.
Putini nuk e mori në konsideratë as historinë heroike të Ukrainës, as forcën morale dhe ushtarake të Perëndimit dhe as dobësinë e theksuar të Rusisë kundrejt forcës së Amerikës.
Tani politika amerikane po tallet me të.
Por ai nuk mund të imagjinonte që një president i Ukrainës do ta mundte në luftë Rusinë.
Tani, të gjithë këta faktorë bashkë kanë konverguar në një pikë: te kapitullimi i Vladimir Putinit.
Por kjo do të sjellë në botën demokratike një progres të ri.
Edhe Shqipëria, edhe Kosova, edhe vetë shqiptarët, në të dy shtetet e tyre, do të kenë favoret e veta kombëtare.
Putini erdhi në pushtet si një forcë antiperëndimore, dhe pasioni anti-Perëndim ia errësoi arsyen. Kërkonte të jepte një shembull force në Evropë, dhe po bie viktimë e arsyes së tij të mangët, e cila nuk e analizonte dot forcën që kanë sot Shtetet e Bashkuara në të gjithë Perëndimin.
Po tani?
Putini tani është drejt falimentimit.
I janë vrarë katër gjeneralët e tij agresivë dhe besnikë. (!)
Ka pasur humbje të mëdha në njerëz dhe mjete lufte, dhe ka të dhëna që po shkon drejt një dekadence mendore.
Atëherë, çfarë do të bëjnë figurat ruse me mend në kokë?
Idiot
Ata qe po humbasin deri tani jane europianet.
Putini ka ku e shet edhe naften edhe gazin edhe grurin.
Europa nuk mund ta gjeje me me te njejtin cmim.
Dhe nese kjo situate vazhdon protestat ne europe do rezojne qeverite 1 nga 1 perfshire edhe kete tenden o tak legeni.
Putinin ca deshi deri tani e ka mare ne ukraine, i ka mare krimene, i ka mare 2 zonat me te pasura te ulraines, i ka mare detin, po i mer dhe neutralitetin.
Po se kur ka perballe ca K…a me zile edhe si puna jote, palle ariu do beje putini.
@ben
Edhe ti je nje idjot me i keq se Taku.
Po mos ishje ikeq dhe kunder Shqiperise do uroje:
Te lumte goja or Taku!
O Taku je bo si Baba Vanga.
Ku je more Nostrodamusi jone ike e fshihu je be batat, ste ka angel gje. Keshtu eshte kur te hyp vetja ne qejf thote nje fjale shkodrane.