FOTOT: Oriola Marashi provokon me foto super të nxehta nga pishina

18 Mars 2022, 11:44Lifestyle TEMA

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi ishte sërish në qendër të vëmendjes me pozat e reja.

E njohur për linjat e saj mahnitëse të trupit, Oriola vuri ato në fokus edhe në një fotosesion të ri provokuese.

Modelja joshëse pozoi e veshur vetëm në të brendshme me ngjyrë të kuqe në të cilat dukej më në formë se asnjëherë më parë, ndërsa në disa prej tyre mbante një buqetë me trëndafila të kuq.

Oriole përveç imazheve ku shihet vetëm, në disa të tjera që postoi për fansat në Instagram ajo shihet edhe përkrah modeles së njohur, Nadine Miranda.

Dy modelet pozuan për kampanjën e re të “Guess”, teksa fotot u realizuan nga fotografi Juxhin Kurti.

“Ka shumë arsye për ta dashur Italinë, dhe një nga to është liqeni i Comos, kalova një kohë të mrekullueshme në xhirimet e linjës së re të brendshme të Guess”, ka shkruar Oriola në mbishkrimin e imazheve.

Ndërkohë, nuk munguan komentet e shumta nga ana e miqve dhe ndjekësve të saj, të cilat ishin kryesisht pozitive.

Ndryshe, përveç angazhimeve profesionale jeta private e modeles mbetet larg syrit të mediave që pas ndarjes nga futbollisti Eros Grezda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje