FOTOT: Rikthehen festat e “shthurura”, “harbohen" të rinjtë britanikë

18 Mars 2022, 13:17Lifestyle TEMA

Janë rikthyer sërish festat e “shthurura” të të rinjve britanikë. Mbrëma ata kanë mbushur klubet e natës për të festuar Ditën e Shën Patrikut.

Festuesit kishin zgjedhur veshjet e tyre më të bukura me ngjyrë të gjelbër e dolën në Newcastle, Cheltenham dhe Nottingham.

Ata janë fotografuar teksa qeshin dhe kërcejnë në rrugë, duke festuar ashtu siç vetëm ata dinë. “The Sun” shkruan se kjo është hera e parë që britanikët kanë dalë për këtë ditë të madhe, që kur vendi u mbyll për shkak të pandemisë së Covid-19 në vitin 2020.

Grupe miqsh shfrytëzuan maksimalisht lirinë e tyre të enjten, ku u panë vajza dhe djem të veshur vetëm me të brendshme, duke sfiduar edhe temperaturat e ulëta.

1 komente në “FOTOT: Rikthehen festat e “shthurura”, “harbohen” të rinjtë britanikë”

  1. sabrima_ehhhh says:

    A ka mundesi te na nxirrni edhe foto me festa te thurura ku te rinjte nuk habohen dhe kercejne valle popullore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje