Qeveria merr vendim për ukrainasit: Mund të qëndrojnë pa leje në Shqipëri deri në 1 vit

18 Mars 2022, 14:52Politika TEMA

Gjatë mbledhjes së qeverisë është marrë një vendim për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë.

Sipas vendimit të qeverisë shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.

Vendimi

PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

1 komente në “Qeveria merr vendim për ukrainasit: Mund të qëndrojnë pa leje në Shqipëri deri në 1 vit”

  1. Sara says:

    Idiote!!! ose jepuni statusin e refugjatit ne grup, ose hiqni regjimin e vizave … zgjidhje “sui generis” alla Piktor Rilindas…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje